Politikë
-
Taulant Balla vuri sot në dyshim karakterin jopolitik të protestës së një grupi pedagogësh, duke treguar me foto praninë e familjarëve të Sali Berishës dhe figurave të lidhura me PD-në.
20 Tetor, 13:50 -
Protestat e dhunshme në Tiranë, PD kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Rama të japë llogari për veprimet e policisë
20 Tetor, 13:34Grupi parlamentar demokrat kërkon që Kuvendi të mblidhet brenda ditës së sotme ose të mërkurën. PD akuzon policinë për dhunë ndaj të rinjve dhe të miturve gjatë protestave, ndërsa kundërshton anulimin e seancës plenare të parashikuar.
-
Protesta/ Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Dialogu për të fituar kohë, jo për zgjidhje! Tabaku: Koha e tij ka përfunduar
20 Tetor, 13:27Opozita ka kundërshtuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog me studentët. Gazment Bardhi e krahasoi Ramën me Lukashenkon, duke thënë se ftesa për dialog synon vetëm fitimin e kohës. Ndërsa Jorida Tabaku e cilësoi Ramën një kryeministër në ikje, duke deklaruar se koha e tij ka përfunduar.
-
-
-
Rama bën thirrje për dialog pas protestave të dhunshme, Bardhi e krahason me Lukashenkon: Diktatorët kërkojnë kohë, jo zgjidhje (VIDEO)
20 Tetor, 12:37Sipas deputetit demokrat, ftesat për dialog nuk kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve, por fitimin e kohës.
-
-
Mbledhja e Grupit të PS, Tabaku: Kryeministri në ikje i rrethuar nga qindra policë, koha e tij ka përfunduar! Deputetët e PS këtë javë në ‘arrest shtëpie’ (VIDEO)
20 Tetor, 10:29Duke komentuar mbledhjen e Grupit të PS ditën e sotme, deputetja Tabaku tha se kryeministri Rama ruhej nga qindra efektivë policie, pasi sipas saj, kishte frikë nga populli shqiptar. Ajo tha gjithashtu se koha e Ramës ka përfunduar.
-
-
-
-
Protestat e dhunshme/ Rama thirrje për dialog, nxjerr karriget para Kryeministrisë: Jo me dhunuesit! Protestuesit refuzojnë, i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen (VIDEO)
20 Tetor, 09:37Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, Rama bën sërish thirrje për dialog, duke vendosur karrige në formë rrethore para Kryeministrisë. Por protestuesit i përgjigjen me një mesazh të shkruar: “Jep dorëheqjen”. Kreu i qeverisë ka deklaruar se është i hapur për dialog, por jo me ata që ushtrojnë dhunë.
-
-
-
-
Ekskluzive/ Rama kritikon deputetët e PS: Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, ju heshtni! Krijoni përshtypjen se jeni fshehur
20 Tetor, 08:27Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të rrisin praninë në terren dhe të jenë sa më prezentë në rrjetet sociale. Report Tv mëson ekskluzivisht se Rama i ka kritikuar ligjvënësit për heshtjen përballë kërkesave të qytetarëve në platformën ‘Pasqyrë Albania’
-
-
-
Protestat e dhunshme, Rama me drejtues shkollash të mesme: Ulim moshën e përgjegjësisë penale! Jo rrjete sociale për fëmijët nën 16-vjeç (VIDEO)
20 Tetor, 08:14I shoqëruar nga ministrja e Arsimit Kumbaro, Kryeministri Rama e nisi ditën me një takim me drejtorë shkollash të mesme të Tiranës. Ai apeloi për më shumë vëmendje ndaj brezit të ri që është nën ndikimin e forcave të dhunshme përmes rrjeteve sociale. Rama kundërshtoi ashpër akuzat për tejkalim të forcës nga ana e policisë me shifrat e të lënduarve, ku ndryshe nga Evropa të lënduarit janë më shumë uniforma blu se protestues.
-