Sociale
-
Këtë të shtunë, kreu i qeverisë ka publikuar video nga momenti i shembjes së një strukture betoni, mbi të cilën ka qenë vendosur më parë një strukturë metalike, në zaptim të hapësirës publike.
2 Gusht 2025, 12:10 -
Turistët dynden drejt bregdetit shqiptar: Mezi presim ta vizitojmë! Radhë në Qafë Thanë, 30 mijë udhëtarë kanë hyrë në 3 ditët e fundit (VIDEO)
2 Gusht 2025, 10:46Pika kufitare e Qafë-Thanës po përballet me fluks të lartë të udhëtarëve ne dy anët e kufirit. Sipas autoriteteve, vonesat jane kryesisht ne dalje për shkak të stafit të reduktuar në sportelet e palës maqedonase. Ndërkohë, hyrja në territorin shqiptar paraqitet më e lehtësuar, ç’ka favorizon pushuesit që zgjedhin bregdetin shqiptar.
-
Mbi 240 mijë pasagjerë përdorën Portin e Durrësit në 6-mujorin e parë të vitit, 1.9 milionë tonë mallra të përpunuar
2 Gusht 2025, 10:42Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë përpunuar mbi 1.9 milionë tonë mallra ose 3.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pozitiv ka qenë edhe bilanci i transportit të pasagjerëve dhe automjeteve përmes Terminalit të Trageteve, ku janë përpunuar 241,490 pasagjerë, një rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.
-
Temperatura deri në 35 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
2 Gusht 2025, 07:22Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 21-35 gradë celscius.
-
Fluks turistësh në Vlorë: 1,400 pasagjerë dhe 376 automjete mbërrijnë nga Brindisi (VIDEO)
1 Gusht 2025, 19:58Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, dy tragetet e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë kanë transportuar gjithsej 1,400 pasagjerë dhe 376 automjete drejt bregdetit shqiptar.
-
Mallakastër/ Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit! Të moshuar e të sëmurë transportojnë ujin me gomerë
1 Gusht 2025, 19:03Në Gjerbës të Mallakastrës, 120 familje jetojnë prej 3 dekadash pa ujë të pijshëm edhe pse janë të rrethuar nga burime te shumta natyrore. Kryeplaku thote se 17 vite me pare jane shtruar tubacionet por investimi mbeti pergjysme dhe uji s’mberriti kurre ne rubinetat e shtepive. E vetmja mundesi per ta eshte çezma e fshatit.
-
Pas rikthimit në identitet të fshatit turistik, çifti lidh kurorë në Kishën e Thethit (VIDEO)
1 Gusht 2025, 18:45Disa javë pas aksionit të IMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga lëndina para Kishës së Thethit, pranë së cilës ishin ngritur më herët disa shtëpiza, pa leje.
-
Fëmijë nga Kukësi e Tropoja shfrytëzohen nga prindërit për të lypur në Prizren! Policia e Kosovës: Përfitojnë nga lëvizja e lirë në kufi
1 Gusht 2025, 18:24Lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila lejon kalimin e kufirit vetëm me kartë identiteti, pa kontrolle të rrepta, ka ndihmuar në fuqizimin e lidhjeve mes dy vendeve por nga ana tjeter nga nxitur nje fenomen mjaft shqetesues: Shfrytëzimin e femijeve per te kerkuar lemoshe ne rruge. Kryesisht te vegjlit qe lypin ne rruget e Prizrenit janë nga zonat verilindore të Shqiperise.
-
Draft Kodi i ri Penal, ‘Safe Journalists’: Dobëson rolin mbikëqyrës të medias dhe dëmton rëndë transparencën në një shtet ligjor funksional
1 Gusht 2025, 17:33Organizatat e gazetarëve, përfshirë edhe rrjetin ndërkombëtar “Safe Journalists” nënvizojnë se miratimi i draft Kodit të ri Penal në formën që u prezantua, do të dobësonte rolin mbikëqyrës të medias dhe do të dëmtonte rëndë transparencën në një shtet ligjor funksional.
-
Vëzhgimi i Report Tv/ Lavazhet mes lagjeve në Tiranë vijojnë punën! Qytetarët: Qeveria t'i largojë, vendim i duhur (VIDEO)
1 Gusht 2025, 17:26Qeveria ka paralajmëruar një aksion kundër lavazheve dhe serviseve të makinave që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda lagjeve, duke i cilësuar si “ndotës të mjedisit”. Por në një vëzhgim i Report TV tregon se shumica e bizneseve po funksionojnë normalisht.
-
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, Shani: 9 skema mbështetëse për fermerët! Plotësimi i dosjes, e lehtë dhe pa shumë burokraci
1 Gusht 2025, 16:04Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht skemat e reja për mbështetjen e fermerëve. Këtë vit janë 9 skema mbështetëse, përveç atyre ekzistuese.
-
Organizatat e medias: Drafti i Kodit të ri Penal kërcënon median! Rishikoni nenet që cenojnë gazetarinë
1 Gusht 2025, 15:26Tre janë nenet në draftin e Kodit të ri Penal që shqetësojnë gazetarët se nxisin censurën dhe rrezikojnë lirinë e shprehjes. Nenet për shpifjen, fyerjen dhe ndikimin në pavarësinë e gjykatave sipas tyre rrezikojnë të cenojnë seriozisht punën e gazetarëve.
-
Fluks i lartë mjetesh dhe radhë kilometrike në Qafë-Thanë, shkak pala maqedonase (VIDEO)
1 Gusht 2025, 15:29Pritjet janë të gjata, ndërsa shkak është bërë pala maqedonase, e cila nuk rakordohet me palën shqiptare për të punuar me procedurë të përshpejtuar
-
Sezoni veror, Rrugorja e Lezhës: Gjatë 24 orëve qarkullojnë mbi 100 mijë mjete, në fundjavë fluksi është më i madh
1 Gusht 2025, 13:06Në pikun e sezonit turistik, rrugët e Lezhës përballen çdo ditë me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh. Mbi 100 mijë mjete kalojnë brenda 24 orëve, ndërsa gjatë fundjavave numri shtohet edhe më shumë për shkak të lëvizjeve drejt zonave bregdetare.
-
Trafik i rënduar drejt veriut, radhë të gjata makinash nga Miloti deri në Lezhë! Shkak bllokimi i urës së vjetër dhe fluksi drejt bregdetit (VIDEO)
1 Gusht 2025, 12:27Dita e parë e muajit gusht ka nisur me trafik të rënduar në aksin rrugor që të çon drejt qytetit të Lezhës. Vargjet e automjeteve nisin që nga mbikalimi i Patokut dhe shtrihen deri në hyrje të qytetit, duke krijuar radhë të gjata dhe lëvizje të ngadaltë për drejtuesit e mjeteve.
-
Media gjermane: Shqipëria perla e Ballkanit! Muzeumet Bunk'art tregojnë komunizmin në mënyrë mahnitëse
1 Gusht 2025, 11:02Me një përshkrim plot ngjyra, media gjermane RTL Radio i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, nga mali në det. Reportazhi veçon bjeshkët shqiptare, plazhet e rivierës si në Maldive, por edhe Tiranën e gjallë.
-
Bonusi i bebes, 237 mijë fëmijë përfituan që prej vitit 2019
1 Gusht 2025, 07:55Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, njoftoi sot kryeministri Edi Rama. Vitin e ardhshëm nuk do të ketë më bonus për bebet që do të lindin, por pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare.
-
Gushti nis me kthjellime dhe temperatura deri në 34 gradë... parashikimi i motit për sot
1 Gusht 2025, 07:20Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
-
Adoleshenti gjen zgjidhje për kaosin e transportit urban. Krijon “TIR”, aplikacioni që tregon si të lëvizni me autobus në Tiranë
31 Korrik 2025, 16:22Të orientohesh në rrjetin gati kaotik të transportit urban në Tiranë, mund të mos jetë më diçka e komplikuar. Një aplikacion i krijuar nga një adoleshent, i apasionuar pas teknologjisë së informacionit, ofron zgjidhje, për këdo, jo vetëm turist, që dëshiron të lëvizë me autobus në kryeqytet.
-
Fermerët kundër urdhrit të Ramës për zhvendosjen nga autostrada: Janë tenda sezonale, të vendosura në tokat tona
31 Korrik 2025, 16:04Fermerët e Frakullës kundërshtojne urdhrin e Ramës për zhvendosjen e tendave 20 metra larg nga autostrada Fier–Tepelenë, duke theksuar se aktualisht gjenden 15 metra larg rrugës. Po sipas tyre, tendat jane provizore dhe i kanë vendosur në tokat e tyre për të shitur produktet bujqësore, në mungesë të tregjeve.
