Sociale
-
Nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës, Sokol Shehaj tha se u njoftua me e-mail për shkarkimin nga detyra, pasi mbështeti protestën e punonjësve kundër transferimit në drejtorinë qendrore në Tiranë. 55 punonjësit e mbetur në Vlorë e pritën me lot shkarkimin e numrit 2 të Kadastrës së Vlorës, ndërsa bojkotuan punën deri në rishikimin e vendimit për t’i zhvendosur në Tiranë.
27 Janar, 12:46 -
Ndërtimi i tregut të ri në Vlorë, tregtarët gjejnë zgjidhje pasi mësyjnë brenda në Bashki! S’do zhvendosen deri në gjetjen e një ambienti të ri
27 Janar, 09:21Bashkia e Vlorës do të nisë punën për tregun e ri, por ende nuk ka gjetur një ambient se ku do të zhvendosen tregtarët. Pas protestës dy ditore, është dakordësuar se tregtarët do të qëndrojnë në aty derisa të gjendet një ambient për zhvendosjen e tyre.
-
Kthjellime e vranësira, e marta sjell mot të qëndrueshëm (VIDEO)
27 Janar, 07:34Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
-
-
IMT në aksion për prishjen e objekteve pa leje në Tiranë: Vijon puna (VIDEO)
26 Janar, 20:18Përmes një video të ndarë në rrjetet sociale, shihet teksa IMT prish disa objekte të cilat janë të ndërtuara pa leje.
-
Ndërtimi i tregut të ri, tregtarët e Vlorës protestojnë për zhvendosjen nga ai industrial: Njoftimi është bërë pa asnjë konsultë
26 Janar, 19:48Shkak për këtë protestë është bërë njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë, sipas të cilit ata duhet të largohen brenda tre ditësh nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti që parashikon krijimin e një tregu të ri.
-
Korçë/ Shembet rruga në segmentin Kakaç–Vërçun, rrezik për qarkullimin e mjeteve, banorët apel për ndërhyrje
26 Janar, 18:27Janë rreth 150 metrash asfalt, ku dëmtimet janë të dukshme tregojnë për një investim me cilësi të dobët. Banorët e kësaj zone kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.
-
Elbasan/ Varrezat në dyert e shtëpisë, banorët në protestë! Bashkia: Banesa informale, projekti do zbatohet
26 Janar, 15:08Në Elbasan, Bashkia ka nisur punën për zgjerimin e varrezave publike, por banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” që kanë shtëpitë pranë kërkojnë ndryshimin e projektit. Bashkia iu përgjigj negativisht kërkesës së tyre, duke thënë se faji është i tyre pasi kanë ndërtuar në mënyrë informale, pranë varrezave publike të qytetit.
-
Shkurti vjen i thatë, janari ikën me reshje! Specialistja e IGJEUM për Report TV: Intensitet i shtuar në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër!
26 Janar, 13:45Anila Gjoni, specialiste pranë Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, paralajmëroi për një fund janari të paqëndrueshëm, me reshje të dobëta që gradualisht do të marrin forcë në disa zona të vendit veçanërisht në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.
-
‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë
26 Janar, 12:48Në Vlorë, kanë mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme. Report Tv mëson se bëhet fjalë vetëm për 55 punonjës që janë në Vlorë dhe do të duhet të lëvizin në kryeqytet.
-
-
-
Bllokada e kamionistëve në Ballkanin Perëndimor, ndalohet qarkullimi i mallrave drejt Europës! Protesta prek pikat kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi e Maqedoninë
26 Janar, 07:40Në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, operatorët e transportit të mallrave nisën një bllokadë dy ditore që mund të zgjasë edhe një javë me qëllim bllokimin e mallrave që kanë destinacion zonën Shengen. Arsyeja e kësaj proteste sipas tyre janë rregullat e reja të hyrje-daljes të cilat limitojnë kohën kur ata mund të kryejnë punën e tyre në zonën Shengen.
-
E hëna nis me mot të paqëndrueshëm! Tabloja e motit përfshin vranësira, reshje shiu e dëbore dhe kthjellime (VIDEO)
26 Janar, 07:27Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme, me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën e Alpeve, priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
-
Rritet çmimi i cigareve, konsumi mbetet i pandryshuar! Mjekja Qirjako: Efektet tek të rinjtë nuk shfaqen menjëherë
25 Janar, 18:34Çmimet e cigareve po pësojnë një tjetër rritje edhe këtë vit, duke u luhatur nga 10 deri 30 lekë më shumë për një paketë. Rritja e taksave mbi produktet e duhanit shihet si një mënyrë, për të ulur interesin e duhapirësve për shkak të kostove. Por në Shqipëri faktet tregojnë se konsumi në vend ka ardhur duke u rritur ndër vite.
-
Kisha 240-vjeçare monument kulture në Roskovec drejt rrënimit, kryebashkiakja Bufi: Rrezikon shembjen e plotë, në listën e prioriteteve për të investuar
25 Janar, 18:21Edhe pse rënditet në inventarin e monumenteve të kulturorës, Kisha e Shën Gjergjit në Strumë të Roskovecit rrezikon shembjen e plotë. Objekti mbart dëshmi të shumta të kultures tonë materiale.
-
Përkujtohet 1 vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh
25 Janar, 17:26Në këtë ditë përkujtimore morën pjesë krerë të komuniteteve fetare, ambasadorë, përfaqësues të lartë të Këshillit Botëror të Kishave, të Komunitetit të Sant’Egidios, të Qendrës së Krishterë Misionare në Amerikë, si dhe besimtarë të shumtë.
-
Fshatrat e Devollit të Sipërm në Korçë nën petkun e bardhë të dëborës, banorët: Turistët vijnë nga të gjitha anët për t'i vizituar
25 Janar, 16:58Zona e Devollit të sipërm është një ndër potencialet turistike të vendit që ende nuk shfrytëzohet masivisht. Pamjet mahnitëse që ofron dimri dhe dëbora mbi shtëpitë karakteristike në Sinicë, Arrëz dhe Qytezë ofrojnë përvojen unike për këdo që viziton gjatë kësaj periudhe.
-
Veri- Jug/ Linza, perla e fshehur e Tiranës, fshati me ullinj qindravjeçarë dhe bujtina agroturistike
25 Janar, 15:15Guidë në Linzë me kryetarin e fshatit Dëfrim Bastari. Drejt ngritjes së një muzeu etno dhe shtimit të bujtinave agroturistike.
-
Protestë 7-ditore në Maqedoninë e Veriut, të hënën nis bllokimi i qarkullimit të mallrave në pikat kufitare
25 Janar, 11:38Hyrja e mjeteve të transportit të mallrave do të bllokohet 1 minutë pas mesnate të datës 26 janar, kurse në orën 12:00, do të bllokohet edhe dalja. Mjetet me medikamente mjekësore, bagëti dhe automjetet e udhëtarëve përjashtohen nga bllokimi.