Sociale
-
Fshati Banaj në Dimal prej 30 vitesh nuk ka njohur asnjë investim. Rruga që i lidh me qytetin është e paasfaltuar dhe në dimër mbushet me ujë. Po kështu mbeturinat hidhen nëpër kanale pasi nuk ka kontejnere. Banorët thanë se i paguajnë çdo vit taksat vendore pavaresisht se s’marrin asnje sherbim. Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.
9 Dhjetor 2024, 15:22 -
Arkimandri Anastas Mamaj zgjidhet Episkop Ndihmës i Krujës
9 Dhjetor 2024, 14:33Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh sot më 9 dhjetor 2024 dhe zgjodhi me shumicë absolute votash Arkimandritin Anastas (Mamaj) si Episkop Ndihmës të Episkopatës së dikurshme të Krujës, i cili, sipas Statutit të Kishës, do të jetë anëtar i Sinodit të Hirshëm.
-
Moti i keq në Durrës/ Pezullohet aktiviteti i anijeve të peshkimit
9 Dhjetor 2024, 13:54 -
Këtë fundvit ke ç’sheh me TRING…
9 Dhjetor 2024, 12:35Në platformën më të madhe televizive në vend mbërritën festat. Për t’i bërë ato të përsosura, TRING dëshiron t’i ndajë me të gjithë. Ndaj, oferta promocionale festive është për t’u rrëmbyer sa hap e mbyll sytë.
-
-
Roskovec/ 66-vjeçari Novrus Kuka ruan traditën e kultivimit të duhanit: S'kam hequr dorë dhe kur kam dalë me humbje! Sot e eksportoj në Greqi
9 Dhjetor 2024, 09:29Kultivuesi i vetëm i duhanit në Kurjan të Roskovecit është Novrus Kuka, i cili vijon prej 30 vitesh traditën e kësaj kulture. Tashmë është në fazën e paketimit për shitje duke shpresuar për një cmim të leverdisshëm.
-
Rikthehet dëbora në veri, zbardhet edhe Vermoshi
9 Dhjetor 2024, 08:48 -
Revista ‘Italia Delight’: Zbuloni Shqipërinë, një perlë e fshehur për turistët italianë
9 Dhjetor 2024, 08:17Shqipëria, një destinacion magjepsës në Ballkan, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve italianë, shkruhet në një artikull të botuar në revistën italiane “Italia Delight”.
-
Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë
9 Dhjetor 2024, 07:34Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga një javë “normale” dimri si pasojë e një qendre të thellë e presionit të ulët që ndikon jo vetëm mbi vendin tonë por edhe në pjesën më të madhe të Evropës.
-
Moti i keq/ Reshje të dendura bore në veri të vendit! Vështirësi në qarkullim, Policia thirrje drejtuesve: Përdorni zinxhirë
9 Dhjetor 2024, 07:29Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat vazhdojnë me intensitet të lartë. Aktualisht në akset rrugore Tamarë - Selcë - Vermosh; Bogë - Qafë Thorë- Theth; dhe Pukë - Fushë Arrëz - Qafë Mali ka prezencë të dendur të borës.
-
Lezhë/ Filma për fëmijë te Qendra kulturore ‘Gjergj Lacaj’, dhjetori vjen me tematika festive
8 Dhjetor 2024, 16:44E kthyer në traditë prej dy vitesh, Qendra kulturore ‘Gjergj Lacaj’ në Lezhë përveç aktivistëve argëton të vegjlit edhe përmes filmave. Çdo të mërkurë qendra shfaq filmat për të vegjlit dhe gjithçka pa pagesë.
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04Lugina e Valbonës edhe këtë dimër vijon të tërheqë vizitorë të shumtë nga vendi dhe Kosova. Ata thonë se Valbona është e bukur jo vetëm në verë, por edhe në dimër. E vizituar jo vetëm nga te huajt, por edhe nga mjaft turistë vendorë të etur për aventura dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore të zonës
-
Roshniku, fshati i fiqve të famshëm - Reportazhi i 'Veri Jug' në Report Tv
8 Dhjetor 2024, 14:11Gazetari Agim Pipa udhëtoi drejt Roshnikut fshatit 12 kilometra larg Beratit për të sjellë në emisionin "Veri Jug' traditet e banorëve atje.
-
Dumreja, zona me 1 milion rrënjë ullinj, vaji shitet në Itali! Fermerët ankohen për çmimin: Nuk mbulojmë dot shpenzimet!
8 Dhjetor 2024, 14:03E gjithë zona e Dumresë është kthyer në një ullishte masive, ku sot numërohen 1 milion rrënjë. Prodhimi këtë vit është i bollshëm, por për kultivuesit shqetësim mbetet çmimi i ulët i shitjes së vajit të ullirit. Fermerët ankohen për koston e lartë dhe mungesën e leverdisë në treg
-
Histori frymëzuese! Taulanti, i vetmi kovaç i Këlcyrës (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 13:5247-vjeçari me probleme shëndetësore, punon për të mbajtur veten dhe prindërit e sëmurë. Sikurse thotë me modesti, këtë zanat e ka trashëguar nga i ati dhe e ndjek me pasion të pamatë
-
Dyfish më të larta çmimet në Shqipëri sesa Itali! Blogerat italianë tregojnë sa shpenzuan për të njëjtat produkte në të dy shtetet, këtu paguan 7 euro më shumë (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 12:09Një çift të rinjsh italianë, influencer në Instagram kanë nxjerrë në pah pikërisht këtë diferencë të çmimeve duke bërë pazar tek i njëjti supermarket, por njëri në Itali dhe tjetri në Shqipëri.
-
Priten reshje me intensitet të lartë në Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes! Rrugët ku s'duhet të parkoni automjetet
8 Dhjetor 2024, 07:42Vlora pritet të përfshihet sot nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash. Bashkia e Vlorës i bën apel banorëve të tregojnë vigjilencë si dhe të mos parkojnë makinat në disa prej rrugëve të qytetit.
-
'Parkingu nëntokësor' në Sheshin Skënderbej, aktivitete kreative dhe shfaqje artistike për të rinjtë
7 Dhjetor 2024, 20:47Më datë 8 Dhjetor, në Sheshin Skënderbej do të zhvillohet aktiviteti ‘Parkingu nëntokësor'. Të pranishëm edhe organizata sportive që inkurajojnë një stil jete aktiv për të rinjtë dhe do të ofrojnë mundësi të përfshihen në sport.
-
‘Trokasin’ festat e fundvitit, Shqipëria nën magjinë e dritave! Report Tv sjell atmosferën festive në qytete (VIDEO)
7 Dhjetor 2024, 13:13Festat e dhjetorit kanë mbushur Shqipërinë me drita dhe atmosferë festive. Tirana, Korça, Shkodra, Vlora dhe qytete të tjera janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe, duke dhuruar një atmosferë magjike. Aktivitete të shumta festive do të vijojnë deri në natën e ndërrimit të viteve. Report Tv sjell atmosferën në qytetet kryesore.
-
Emigrantët nuk sjellin vetëm të ardhura, por dhe dhunë në familje! Avokati analizon shifrat e Gjykatës së Fierit: Më shumë urdhër-mbrojtje lëshohen në fundvit
7 Dhjetor 2024, 12:50325 persona, shumica prej tyre gra kërkuan urdhër mbrojtje në Gjykatën e Fierit. Duke analizuar shifrat e gjykatës, avokati Ermal Hamataj tha se dhuna rritet në tremujorin e fundit të vitit, që përkon me kthimin e emigrantëve në familje.