Sociale
-
Kadastra ka gati raportin që do t’i paraqesë qeverisë lidhur me fenomenin e ndërtimit të shtesave pa leje. Nga Selita, Artan Lame tha se po bëhen të gjitha përpjekjet për të frenuar ndërtimet shtesë pa leje, duke paralajmëruar ndërtuesit për ndëshkime
23 Janar 2022, 12:56 -
IKMT u shembi shtëpinë tek 5 Maj, familja Marku e kalon natën jashtë në acar! Prej 4 ditësh janë në qiell të hapur, nëna 78-vjeçare ‘ngujohet’ në gërmadha: Ditë më të vështira nuk kam kaluar
23 Janar 2022, 11:28Banesa e tre katëshe e familjes Marku, ishte një nga shtëpitë e cila u shemb nga IKMT, pasi u prek nga projekti i bashkisë së Tiranës në zonën e 5 Majit për rindërtimin dhe për rizhvillimin e zonës. Megjithëse ka mbetur tashmë një gërmadhe, pronarët e saj ende nuk janë larguar dhe madje kanë kaluar natën jashtë në acar në temperaturat të ulëta
-
ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes në lëvizje dhe pajisuni me zinxhirë e goma dimërore
23 Janar 2022, 09:27Prej ditësh vendi ynë është mbërthyer nga temperatura ekstremisht të ulta, të cilat priten të ulen në vlera minimale deri në -12 gradë C. Reshje dëbore gjatë natës ka pasur në zonën e Llogarasë, në Damës-Memaliaj si dhe në zonën Hani i Hotit Tamarë, ndërsa nuk raportohet për probleme me qarkullimin e mjeteve
-
Dardha nën petkun e dëborës, turistët shijojnë sportin e skive në fshatin turistik (VIDEO)
23 Janar 2022, 08:56Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga fshati turistik i Dardhës. Megjithëse nën ndikimin e temperaturave të ulëta, Dardha duket panoramike, nën rrezet e diellit dhe e mbuluar nga bora, ndërsa turistë të shumte e shfrytëzojnë për të bërë ski
-
Mot ekstremisht i ftohtë me temperatura deri në -12°C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
23 Janar 2022, 07:18Nga mot me temperatura në ulje dhe me kthjellime, do të ndikohet vendi ynë ditën e sotme
-
Gjanica 'vishet' me pllaka guri, por rrjedh uji i ndotur nga hidrokarburet
22 Janar 2022, 18:48Sheshi që po shtrohet me pllaka guri ndodhet në krahun e djathtë të rrjedhës së lumit Gjanica. Faza e dytë e punimeve po kryhet me një fond prej 630 milion lekësh të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
-
Rritet me 60% taksa e pastrimit në Shijak! Kryebashkiaku Arbana: Për qytetarët, thjesht një kafe
22 Janar 2022, 18:30Taksa e pastrimit do të pësojë rritje të konsiderueshme për banorët e Shijakut, ndërsa Kryebashkiaku e justifikon këtë me koston e përpunimit të mbetjeve në një landfill privat. Nga 1500 tashmë taksa shkon në 2500 lekë në vit.
-
Temperatura të ulëta, nisin reshjet e para të dëborës në Fier dhe Vlorë, 'zbardhet' Llogaraja
22 Janar 2022, 17:32Kanë nisur reshjet e para të dëborës edhe në qytetin e Fierit dhe Vlorës.
-
Moti i acartë/ Drejtori i mirëmbajtës në ARRSH për Report Tv: Të gjitha akset nacionale të kalueshme! ‘Fajtor’ për bllokimin e rrugëve edhe shoferët e papërgjegjshëm
22 Janar 2022, 15:54Klodian Sava, drejtor i Mirëmbajtjes së Rrugëve në ARRSH, ka bërë me dije se aktualisht të gjitha akset nacionale janë të aksesueshme normalisht. Në një intervistë në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Sava u ndal të fliste edhe për akset ku janë hasur më tepër vështirësi si pasojë temperaturave ekstreme të motit.
-
Temperaturat e ulëta, UKT njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdes tubacionet, merrni masa për të mbrojtur matësin e ujit
22 Janar 2022, 15:18Rënia e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendit ka bërë që të krijohen ngrica në rrugë, dukë vështirësuar lëvizjen e mjeteve ndërsa UKT bën me dije se të gjithë qytetarët janë përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve nga ajri i ftohtë.
-
Dëbora 'vesh' me të bardha Fushë-Bulqizën (Pamje me dron)
22 Janar 2022, 14:27 -
Situata me motin e keq, apeli i drejtorit të Policisë Rrugore, Altin Qato për drejtuesit e mjeteve: Kini kujdes, përdorni zinxhirë e goma dimërore! Mos lëvizni natën
22 Janar 2022, 12:20Rruga e Arbrit, e cila dje u raportua si e bllokuar, është e hapur. Dhe jo vetëm Rruga e Arbrit por të gjitha akset rrugore në vend. Këtë deklaratë bëri drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, përmes një komunikimi me mediat.
-
VIDEO/ Temperatura ekstrem të ulëta, rruga e Qafshtamës mbuluar nga akulli dhe shenjat e makinave që kanë rrëshqitur! Bashkia e Krujës s'merr masa për hedhjen e kripës
22 Janar 2022, 12:09E gjithë rruga e Qafshtamës është e mbuluar nga akulli, teksa duken qartë edhe shenjat e gomave që kanë lënë automjetet që kanë rrëshqitur, në përpjekje për të ecur mbi këtë rrugë.
-
-
Vaksinim me tre doza ose dy doza dhe test PCR për të hyrë në Kosovë, qytetarët shqiptarë në kufi të revoltuar: S'është e drejtë, po kthehemi mbrapsht
22 Janar 2022, 11:38Qytetarët janë shprehur të revoltuar mbi vendosjen e këtyre masave, duke i konsideruar të pakuptimta. Ata kërkojnë që testi i PCR, që kushton 30 euro, të bëhet falas për shkak se nuk i përballojnë dot kostot.
-
-
-
-
Ceremonia, merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Arjan Dodaj! Të pranishëm Rama, Meta e Basha dhe drejtuesit e komuniteteve fetare (VIDEO)
22 Janar 2022, 10:15Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Imzot Arjan Dodaj ka marrë sot detyrën. Ceremonia po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, Tiranë, ndërsa të pranishëm janë drejtuesit e komuniteteve shqiptare.
-
VIDEOLAJM/ Më pak se 700 në të gjithë botën, foka e rrallë në ujërat e Vlorës
22 Janar 2022, 09:38Një fokë e rrallë, nga lloji i së cilës në të gjithë botën janë vetëm 700 të tilla, është parë në ujërat e Vlorës. Përmes një video drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura atje jep informacion dhe thotë se bëhet fjalë për një nga gjitarët më të rrallë në Shqipëri.