Sociale
-
Vendimi më i fundit i transportit rrugor ku duke filluar nga muaji dhjetor do të ketë një ritestim të njohurive për drejtuesit e automjeteve për të rimarrë lejen e drejtimit, ka sjell shqetësime për drejtuesit e automjeteve duke ngritur pikëpyetje se cilët janë ata drejtues të cilët do të jenë në zonën e alertit për të ritestuar njohuritë e tyre për marrjen apo rimarrjen e patentës.
23 Nëntor 2021, 12:03 -
Kthjellime dhe reshje lokale do mbizotërojnë në gjithë vendin
23 Nëntor 2021, 08:06Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë vranësira dhe shira të pakët në veri dhe qendër por rrebeshe shiu do ketë në jug.
-
Kojliku qeros, shpendi i rrallë shfaqet në Shqipëri pas 400 vitesh (VIDEO)
22 Nëntor 2021, 22:40Kojliku qeros një specie e rrezikuar në nivel global është shfaqur në Shqipëri pas 400 vitesh. Një individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës
-
Me prindër gjallë përfundoi në jetimore, 42-vjeçari me aftësi ndryshe lutje për motrat dhe vëllanë: Jam i juaji mos më braktisni
22 Nëntor 2021, 17:19Me prindër gjallë përfundoi në moshën 7-vjeçare në jetimore,duke u braktisur edhe sot nga familja e tij. Arben Hodaj me një defekt në lindje, i diagnostikuar me një sëmundje në shtyllën kurrizore, erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të rrëfyer braktisjen e parë nga prindërit, si dhe sot të dytën nga motrat dhe vëllai..
-
13-vjeçarja në Sarandë u shfrytëzua për prostitucion, Report Tv në fshatin Gjashtë! E ëma: I vinte turp të shkonte në shkollë, thoshte s'kam ça vesh! Babai apel për ndihmë: Jam invalid, më jepni një vend ku të fus kokën
22 Nëntor 2021, 16:43Report Tv udhëtoi drejt fshatit Gjashtë të Sarandës aty ku jetojnë prindërit invalidë të 13-vjeçares që u shfrytëzua për prostitucion pasi u largua nga banesa. Pa një shtëpi mbi kokë, teksa bëjnë apel për ndihmë prindërit thonë se ishte pikërisht skamja që detyroi vajzën të braksite familjen.
-
Tirana për 3 ditë me radhë qendra e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor, Veliaj: Të rinjtë e ardhmja pa barriera e rajonit tonë
22 Nëntor 2021, 14:32Për 3 ditë me radhë Tirana është kthyer në qendrën e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor, ku 200 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia organizuan konkursin më të madh pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend.
-
Dënimi me vdekje, debati në Report TV/ Avokatët: S' kthehet më! Mos efiçenca e institucioneve të rehabilitimit e shoqëria e dhunshme i japin ‘frymë’ krimit
22 Nëntor 2021, 14:22Vrasja tragjike e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, ka bërë që kërkesës së familjarëve të të miturit t’i bashkohen edhe shumë qytetarë duke hedhur firmat për rikthimin e dënimet me vdekje. Por për të dy avokatët, Idajet Beqiri dhe Kujtim Cakrani, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë kthim të këtij dënimi që është e përcaktuar edhe në Kushtetutë dhe se vendi ka synim BE që e ka të ndaluar dënimin me vdekje.
-
Regjistrimi i adresës së banimit, Ministri i Brendshëm: Saktësojini në 'e-Albania' ose në zyrat e Gjendjes Civile, në të kundërt s’do të merrni shërbime
22 Nëntor 2021, 11:46Të gjithë qytetarët që kanë ndryshuar vendbanimin, duhet të saktësojnë adresën e re, ose në të kundërt nuk do të marrin asnjë shërbim në Gjendjen Civile.
-
Të gjitha automjetet me timon anglez do bllokohen nga policia! DPSHTRR: Ata që kanë makinë të tillë, të ndërrojnë sistemin e drejtimit
22 Nëntor 2021, 09:51Të gjitha mjetet e targuara pas marsit të vitit 2015 dhe kanë timon anglez, pra sistem drejtimi në krahun e djathtë, do të bllokohen dhe do të futen në listën e zezë, për shkak se sistemi i drejtimit të mjeteve duhet të përputhet me kriteret dhe normat e kodit tonë rrugor.
-
Mëngjesi nis me vranësira, por në mesditë priten rrebeshe, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
22 Nëntor 2021, 07:12Zonat Perëndimore do të paraqiten me vranësira të shpeshta gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here shira të izoluar, por pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Sipas MeteoAlb, pas mesditës vranësirat do të shtohen në edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër.
-
Ja ku qëndron sipas shkencës, fuqia e madhe e përqafimeve
21 Nëntor 2021, 21:22a kanë munguar shumë gjatë muajve të karantinës. Nga ana tjetër, shumë studime shkencore kanë nxjerrë në pah të gjitha funksionet e përqafimeve:ato marrin dhe transmetojnë mbështetje sociale, i sjellin dobi trupit, pasi e ulin presionin e gjakut, rrisin nivelin e hormonit oksitocinë, kanë efekte pozitive në sistemin imunitar, dhe sigurisht qëkomunikojnë. emocione.
-
FOTOT / Policia gjobit makinat luksoze në Tiranë, Veliaj: Zero tolerancë, ndërtojmë qytet për njerëzit, jo makinat
21 Nëntor 2021, 20:52Policia në Tiranë ka vijuar aksionin e ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve në kryeqytet të cilët parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.
-
Inaugurohet në Tiranë Ambasada e Paqes për Ballkanin, Veliaj: E rëndësishme në një Ballkan që ka kaluar ditë të vështira, kjo është koha për reflektim
21 Nëntor 2021, 18:44Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur sot Konferencën e Lidershipit Ballkanik që këtë vit është mbajtur në Tiranë, ku u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme dhe Klubit të Podgoricës.
-
Mbi 36 mijë bebe kanë përfituar bonusin gjatë 2021
21 Nëntor 2021, 14:1436,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes. Shifrën e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale.
-
-
Aktivitet sensibilizues në Ditën Botërore të viktimave nga Trafiku Rrugor në disa qytete të vendit, Policia apel shoferëve dhe këmbësorëve: Respektoni rregullat
21 Nëntor 2021, 12:02Në kuadër të Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave nga Trafiku Rrugor, Policia ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues për shoferët dhe këmbësorët ku iu bën apel që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shpëtuar jetë. Ky aktivitet vjen edhe në një kohë kur rastet e aksidenteve tragjike me pasojë vdekjen mbeten të larta në vendin tonë.
-
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore, parashikimi i motit për sot
21 Nëntor 2021, 07:08Kthjellimet mbeten prezent deri në mesditë në të gjithë territorin shqiptar, ku më të dukshme janë paraqitur në zonat bregdetare
-
Bashkia e Tiranës rikthen pas 2 vitesh Natën e Bardhë! Veliaj: Tradita vazhdon... Më 29 Nëntor, 6 lokacione, 6 aktivitete
20 Nëntor 2021, 21:09Bashkia e Tiranës rikthen traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh të vështira për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe pandemisë që mbylli botën mbarë gjatë vitit 2020, kryeqyteti shqiptar rikthen një prej mbrëmjeve më magjike në këtë prag festash kombëtare.
-
35 familje të ngujuara në Lezhë, pajtuesi i gjaqeve Pjetër Gjoka tregon për Report Tv historitë e errëta të gjakmarrjes
20 Nëntor 2021, 20:51Gjakmarrja është një fenomen që ndeshet gjithnjë e më rrallë, por ende prezente. Në një intervistë për Report Tv, pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka tha se në Lezhë janë 35 familje të ngujuara, kryesisht të ardhur nga zonat verilindore.
-
Historia e Ahmet Lilës, mjeshtri durrsak i anijeve prej druri që rrezikon të mbetet i papunë: S'ka shitje! Si profesion e mësova vetë, dhunti e Zotit
20 Nëntor 2021, 20:00Ahmet Lila është një ndër mjeshtrit artizanë më të njohur në Durrës. Ai gdhend anijet prej druri, ndërsa me shqetësim shprehet se ky profesion po shkon drejt zhdukjes pasi punimet artizane nuk gjejnë treg.