VIP & Spektakël

  • Lady Gaga dhe Kryebashkiaku Michael Bloomberg kanë qëne kumbarët e Vitit të Ri në New York.Ata kanë ndezur sferën e shndërritshme, e cila si çdo vit është afruar tek publiku në mesnatë në Time Square, për të përshëndetur ardhjen e një viti të ri.
  • Hunda e Rezartës, kirurgji apo photoshop?

    Fotografia është një pasion i hershëm i Rezarta Shkurtës, por ndodh që fotot e e publikuara nxjerrin ndonjëherë ca defekte që vetëm një sy i vëmendshëm mund t’i kapë.

  • Nora Istrefi "zhvishet" në emër të medias

    Gjatë gjithë vitit artistët dhe media janë “miq” dhe “armiq” të përbetuar ndaj njëri-tjetrit, por në fund ata e kuptojnë se misioni që të dyja palët kanë është i thjeshtë : shërbimi në emër të publikut. I nisur nga ky motiv, artistja kosovare Nora Istrefi ka pranuar të “zhvishet” dhe të mbajë uniformën e një prej të përditshmeve kosovare.

  • Greta Koçi, leksione kënge për Gerti Bogdanin

    Që nga moment që ajo ka vendosur të jetë pjesë e forumeve rinore të PD-së është kthyer në një shembull që ndiqet me fanatizëm jo vetëm nga simpantizantët, por edhe nga fansat e saj.

  • Rozana në shtrat me Mc Kresha…!

    Edhe pse lidhja e tyre është bërë tashmë zyrtare, një moment kaq intim, si ky që shihni në foto, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e kuriozitetit të publikut.

  • Dafina renditet e 15-ta nga Hollywood Reporte

    Këngëtarja Dafina Zeqiri është pjesë e listës së 15 këngëve evropiane sipas një klasifikimi të revistës Hollywood Reporter, renditje kjo e cila i referohet lexuesve të saj.

  • Motrat Gjoni, rrëfejnë emocionet e shtatzënisë

    Pas një periudhe paksa të vështirë motrat Inis dhe Ingrid Gjoni kanë vendosur të hedhin pas të kaluarën të shohin të ardhmen me më shumë dritë dhe shpresë. Pas lindjes së vajzës së Inisit, të cilin regjisorja e quajti Coco, edhe Ingridi është në pritje të bebit të saj.

  • Lorik Canës i pëlqejnë bjondet…!

    Shpesh është përfolur për jetën e tij private, por duket se deri tani asgjë nuk konfirmuar. Edhe nëse kemi folur deri tani për shumë vajzat brune, duket se Lorik Canës i pëlqejnë bjondet.

  • Ilva Tare, paksa tradicionale...!

    Pamja shpesh gënjen! Edhe pse jemi mësuar të shohim Ilva Taren teksa reflekton një imazh modern, duket se përsa i takon kërcimit ajo është shumë sesa tradicionale.

  • Rona Nishliu, këngëtarja
    shqiptare në Eurovizion 2012

    Rona Nishliu me këngën “Suus” është shpallur fituese e edicionit të 50-të të Këngës në RTSH. Si fituese e festivalit, Rona Nishliu fiton të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës që do të zhvillohet në Azerbajxhan në maj të vitit 2012.

  • Rona Nishliu, këngëtarja
    shqiptare në Eurovizion 2012

    Rona Nishliu me këngën “Suus” është shpallur fituese e edicionit të 50-të të Këngës në RTSH. Si fituese e festivalit, Rona Nishliu fiton të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës që do të zhvillohet në Azerbajxhan në maj të vitit 2012.

  • Eni Koçi, fanse e kryebashkiakut Basha

    Familja e saj është e lidhur fort me Partinë Demokratike, por duket se Eni Koçi parapëlqen të jetë simpatizante direkte e kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha. Ja një moment ku duket qartë se ata nuk janë thjesht dy persona që takohen rastësisht.

  • Dëshirat e Albëries dhe Beatrix, nën pemën e Vitit të Ri

    Këngëtarja Albëria Hadërgjonaj dhe mbesa e saj Beatrix Ramosaj, duket se kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të shprehur dëshirat e tyre për vitin që vjen, pikërisht nën pemën e vitit të ri.

  • Transformimi i Nora Istrefit

    Gjithmonë jemi mësuar ta shohim në formën e saj më të mirë, por kjo foto tregon krejt të kundërtën. Kjo pamje e re e Nora istrefit është komentuar se lidhet me imazhin e ri me të cilin do të shfaqet në klipin e saj më të ri, por ndërkaq komentet për këtë transformim aspak pozitiv, kanë qenë krejt negative.

  • Genc Pollo, fundjavë me vajzën në Teatrin e Operas

    Edhe pse tashmë është bërë publik divorci i ministrit të Inovacionit Genc Pollo nga ish-bashkëshortja, ai gjen gjithmonë kohë të lire për t’u kujdesur për vajzën e tij. Sa here i jepet mundësia, ai shpenzon kohën maksimale me vajzën, si një prind që nuk harron detyrat e tij.

  • Rozana Radi i dhuron vetes makinë 10.000 €

    E ku ka më mirë sesa ti bësh vetes një dhuratë. Këngëtarja Rozana Radi në këtë prag festash ka blerë një makinë, menjëherë pas disa ditësh kur edhe postoi në faqen e saj personale lajmin se ishte duke blerë një automobil. Bëhet fjalë për një një makinë të re të tipit ML 270, e cila ka kushtuar jo pak, por plot 10 mijë euro.

  • Starton festivali i 50-të i RTSH-së

    Nisi mbrëmë në natën e tij të parë edicioni i 50-të i festivalit të RTSH. Gjatë kësaj mbrëmje u ngjitën në skenë 14 këngëtarët e parë me materialet e tyre nga 28 që do të jenë pjesëmarrës në këtë edicion.

  • Alma Bektashi do të festojë
    fundin e vitit në Tiranë

    Për shkak të angazhimeve të shumta këngëtarja Alma Bektashi jo gjithmonë feston Vitin e Ri pranë familjes. Megjithatë këtë herë do të jetë ndryshe,ajo ka vendosur t’i kalojë këto festa në Tiranë së bashku me familjen e saj.

  • Agnesa Vuthaj zgjedh
    Miami-in për pushime

    Festat e fundvitit në shumicën e rasteve bashkojnë familje pasi është një ndër preiudhat e vitit që kjo atmosferë bashkimi ndihet më shumë. Megjithatë disa persona preferojnë t’I kalojnë këto pushime me shoqërinë e tyre.

  • Çiljeta Xhilaga sfidon Elvana Gjatën

    Të paktën një herë në vit të gjithë duam të përjetojmë frymën e Krishtlindjes, prandaj edhe zgjedhim të vishemi me të kuqe. Por Çiljeta Xhilaga e ka plotësuar mozaikun e festës duke vendosur në kokë kapelen e famshme të Santa Clausit, duke u kthyer në babagjyshin e vitit të ri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv