Prezantues do të jenë sërish Ami dhe Ermali, ajo në skenë dhe ai në Gold Room. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, organizatorët e formatit janë shprehur se këtë vit ndërtimi i tij do të ketë në qendër një frymë mjaft moderne, e cila do të fokusohet që nga imazhi, faqosja grafike, filmat ose klipet siç quhen në gjuhën e teknikës, të cilat janë element shumë i rëndësishëm i këtij formati, pa lënë mënjanë gjithashtu kërcimet, muzikën të cilat do të ndërthurren natyrshëm në skenë. Gjithçka po kurohet në detajin më të vogël nga producentja Holta Dulaku. Të pyetur për mënyrën e eliminimit dhe çmimin final ata janë shprehur se do të ketë risi të cilat priten të zbulohen gjatë netëve të konkursit.Në dy edicionet e para të këtij formati fitues janë bërë përkatësisht Oni Pustina me 50 mijë euro dhe Enver Petrovci fitues i një makine me vleftën e 50mijë eurove.
SU/ Shqiptarja.com