-
-
Rama mbledh deputetë e ministra, nis “punët për Shqipërinë”! Mazniku prezanton 4 variante për reformën territoriale, tur takimesh në vend deri më 12 qershor
Në një takim maratonë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave deputetët socialistët dhe ministrat e kabinetit të tij. Fokusi ishte tek puna parlamentare dhe çuarja përpara e projekteve në fusha të ndryshme. Para grupit socialist raportuan Arbjan Manziku, bashkëkryetar i Reformës Territoriale dhe Drejtoresha e Kadastrës Lorena Goxhobelli.
28 Mars, 07:53 -
-
'Jam kërcënuar edhe unë', Evi Kokalari i kundërpërgjigjet Berishës: Po prek limitin e keqardhjes, ju të PD-së jeni bërë 'klloun' komplet
Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës duke kritikuar mënyrën si u trajtua publikisht rasti i kërcënimit të pretenduar ndaj Adriana Kalasë
27 Mars, 19:11 -
Bllokimi i Hormuzit rrezikon furnizimet globale, BBC: Rriten çmimet e ushqimeve, ilaçeve dhe telefonave celularë
Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit po kthehet në një alarm global, pasi sipas BBC-së mund të shkaktojë rritje të çmimeve për ushqimet, ilaçet dhe telefonat celularë, duke prekur drejtpërdrejt konsumatorët në gjithë botën.
27 Mars, 18:36 -
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takon Koçiun dhe 6 ministra: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane
VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri.
27 Mars, 17:36 -
-
Ekspozita tek ‘Marubi’ në Shkodër me fotografitë e Zofia Rydet që dokumenton jetën e shqiptarëve në vitet ’70
Rreth 100 fotografi prej vitit 1978 nga polakja Zofia Rydet, disa prej të cilave realizuar në Shqipëri, prezantohen në një ekspozitë e veçantë në Muzeun “Marubi” në Shkodër. Fotografja dokumenton jetën e përditshme përmes brendësive të shtëpive dhe pasqyron realitetin social të kohës.
27 Mars, 15:54 -
REPORTAZH/ Një shqiptare në Kubë: Ju tregoj çudirat e një vendi ende komunist (FOTOT)
Kuba është një vend që u ka mbijetuar stuhive të historisë dhe tani është duke u përballur me sfida të reja. Por mbi të gjitha, ishulli mbetet një vend ku çdo gjë, një buzëqeshje a një këngë, ka një histori për të treguar.
27 Mars, 14:23 -
Çmimet Oscar ‘braktisin’ Hollywoodin, një ‘shtëpi’ e re i pret në vitin 2029
Ceremonia e çmimeve Oscar do të largohet nga shtëpia e saj prej kohësh në zemër të Hollywoodit dhe do të zhvendoset në Los Angeles duke filluar nga viti 2029. Po atë vit transmetimi i saj pritet të kalojë në YouTube. Ceremonia e 100-të do të zhvillohet në vitin 2028.
27 Mars, 13:47 -
Kur historinë e manipulojnë edhe profesorët
Richard Hodges, i cili ka punuar prej vitesh në Butrint dhe ka drejtuar ekspeditën arkeologjike, në eksperiencën time personale qe ishte tipik i një shkencëtari kolonialist nga ata që shpesh shohim në filmat klasike. Ai ishte përbuzës ndaj shkencës shqiptare, përbuzës ndaj arkeologëve shqiptarë dhe një servil par excellence me pushtetarët e kohës.
27 Mars, 13:25 -
Gomonia rrezikonte të përmbysej në det të hapur, anija tregtare shqiptare shpëton 38 emigrantë sudanezë në ujërat ndërkombëtare (VIDEO)
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në zonën ndërmjet Libisë dhe ishullit të Kretës. Marinari shqiptar nga Elbasani, Dhimitër Lala, bën me dije se pas 4–5 orësh kërkime në det të hapur, “Rafaelo” ka pikasur një gomone në gjendje të rënduar, me rrezik të lartë për t’u përmbysur. Janë shpëtuar 38 emigrantë të moshës 18–30 vjeç.
27 Mars, 11:40 -
-
-
-
-
Bastet sportive online, qeveria nxjerr një tjetër VKM! Kriteret për licencat: Oferta ekonomike, përvoja, teknologjia
Qeveria ka nxjerrë një tjetër VKM për funksionimin ligjor të basteve online. Udhëzimi i ri përcakton kriteret e vlerësimit dhe procedurat e konkurrimit për dhënien e licencës për bastet sportive online. Pavarësisht se ligji është miratuar 2 vite më parë, për shkak të mungesës së akteve nënligjore, ky sektor operon në ilegailitet.
26 Mars, 21:46 -
Qeveria merr vendimin, fshati Lin shpallet pasuri kulturore e paluajtshme si 'Ansambël arkitektonik urban'
Në vendim, thuhet se me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH).
26 Mars, 20:52 -
-
VKM/ Qeveria vendos dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për ish-trajnerin e basketbollit Fatmir Cukën
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për ish-trajnerin e basketbollit Fatmir Qeramudin Cukën, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.
26 Mars, 19:29 -
3 shqiptarë të akuzuar për trafik droge zhduken para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë
Tre shqiptarë të akuzuar për trafik droge në Belgjikë nuk u paraqitën në gjyq dhe dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë, duke u shpallur në kërkim nga autoritetet belge dhe duke humbur mijëra euro garanci.
26 Mars, 18:50