-
-
-
Mandati 4/ PS premton 700 km rrugë të reja, ‘rijetësim’ i linjave hekurudhore! Më 8 maj fluturimi ‘pagëzues’ i pistës së aeroportit të Vlorës (Të gjitha projektet)
PS prezanton planin infrastrukturor për mandatin e katërt, duke premtuar ndërtimin e 700 km rrugë të reja, përfundimin e Korridorit 8 dhe Korridorit Blu deri në 2030 dhe rijetësimin e linjave hekurudhore. Pritet të nisë puna për ndërtimin e Portit Tregtar në Durrës që do ketë edhe bazë të Nato-s. Në 2025, Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut do monitorojë disa akse kryesore me kamera inteligjente dhe radarë.
29 Mars 2025, 12:11 -
-
-
-
-
-
Rama shpalos programin: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro, pensioni minimal 200 euro! ‘Kryepremtimi’ i PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite (VIDEO)
Paqe fiskale me biznesin për një periudhë 3-vjeçare ishte kryepremtimi i Ramës për ekonominë në prezantimin e programit qeverisës për mandatin e katërt. Ai u zotua për pagë minimale 500 euro dhe pension minimal 200 euro, duke thënë se nuk janë premtime imagjinare, por kalkulime që janë përllogaritur me detaje nga çdo ministri, për t'u zbatuar si një buxhet i qeverisë. Rama: Na duhet mandati 4 për pasaportën e BE-së!
29 Mars 2025, 07:52 -
Fronëzohet Kryepeshkopi Joan: Do forcoj unitetin e Kishës, mos braktisini vendin! Të pranishëm qindra besimtarë e krerët e shtetit! Greqia sjell 2 ministra (VIDEO)
U zhvillua këtë të shtunë në Tiranë ceremonia e fronëzimit të kryepeshkopit të ri, Joanit. Klerikë nga e gjithë bota dhe krerët më të lartë të shtetit, ndoqën ceremoninë bashkë me dy ministra grekë. Fortlumturia e tij u angazhua për të forcuar unitetin brenda Kishës, e bëri thirrje që vendi të duhet e të mos braktiset.
29 Mars 2025, 07:17 -
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
35 vite më pas, 28 Mars 2025, Bujar Nallbani rrëfe ekskluzivisht për Report Tv, jetën dhe frikën e atyre ditëve. Çfarë ndodhi, si e fshehu regjimi ngjarjen dhe çfarë i tha Sali Berisha Nallbanit për atë akt?! Nallbani është përpjekur të flasë hapur edhe për problemet në PD sot, por është lënë në harresë
28 Mars 2025, 22:05 -
'Shpenzime të mëdha, përfitime të vogla!' Sekretari amerikan Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it!
Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”
28 Mars 2025, 21:31 -
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë ka mirëpritur në ambasadën e SHBA në Tiranë, komandantin Alban Dervishi për ta uruar atë për marrjen e komandës së USSPearl Harbour në muajin qershor.
28 Mars 2025, 20:12 -
Dhunë e kërcënime ndaj arbitrit, e pëson keq Koço Kokëdhima! Gjobitet Apolonia dhe zyrtarë të klubit
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përjashtoi 1 vit nga aktivitetet sportive presidentin e Apolonisë, Koço Kokëdhimën, pas kërcënoi gjyqtarin e ndeshjes Apoloni-Gramsh, në kampionatin e vajzave.
28 Mars 2025, 20:03 -
-
‘Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në Kretë’, portali i familjes Berisha del blof! JA DOKUMENTET që tregojnë se pagesën e kreu PS
Portali i familjes Berisha, Syri Tv del sërish blof. Në një artikull të publikuar sot pretendon se Rama ka kryer krim elektoral, pasi ambasada shqiptare i ka paguar sallën ku do mbahet takimi me shqiptarët nesër në Kretë. Por pretendimet e Syrit rrëzohen nga këto dokumente që siguroi Shqiptarja.com, kontrata e lidhur mes PS dhe Bashkisë Hania dhe fatura e transfertës bankare që vërtetojnë se pagesën e ka kryer PS.
28 Mars 2025, 16:18 -
Protestë në Memaliaj/ Era rrëzon shtyllat, 3 mijë banorë një javë pa drita: OSHEE nuk përgjigjet për defektet, faturat i paguajmë
Prej një jave, rreth 3 mijë banorët e Buzit, Luftinjës, Qesaratit dhe Krahës në Bashkinë Memaliaj, janë pa energji elektrike. Shkak është bërë moti i keq, me erë dhe shi që ka rrëzuar shtyllat elektrike. Banorët, mbledhur në protestë ndaj OSHEE-së, thanë se rrjeti është tejet i amortizuar dhe defektet janë të vazhdueshme.
28 Mars 2025, 16:11 -
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
Policia ka arrestuar autorin, por babai i të plagosurit thotë se ka qenë dhe një person i dytë që ende nuk është kapur. Ai kërcënon se do të bëjë vetëgjyqësi nëse nuk vendoset drejtësi.
28 Mars 2025, 15:03 -
FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit
Qielli në qytetin e Durrësit është mbuluar nga një ylber shumëngjyrësh. Në pamjet e ndara në rrjetet sociale nga Autoriteti Portual Durrës, shihet se qielli është mbuluar nga ngjyrat e ylberit pas reshjeve të shiut, duke dhuruar një pamje spektakolare.
27 Mars 2025, 17:02 -
Bizneset italiane ankohen për mungesën e punonjësve, Confindustria Albania: Duhen politika afatgjata, rënia e valutave po na largon
Bizneset italiane ankohen për mungesën e punonjësve dhe për zhvlerësimin e valutave. Në konferencën e ‘Konfidustria Albania’ u ngrit shqetësimi i rënies së euros që sipas bizneseve ka rritur kostot dhe ju ka ulur fitimet. Aktualisht në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin afro 2900 biznese italiane.
27 Mars 2025, 15:53
