-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
Gripi ka prekur masivisht popullatën si të rriturit ashtu dhe fëmijët. Shqetësuese si pas mjekëve është rritja e numrit të pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Kjo pasi gripi lë pasoja në mushkëri.
24 Janar 2025, 16:15 -
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
Organizata akuzohet se financoi 7.2 tonë kokainë që është sekuestruar, aktivitet në 3 kontinente, 22 të arrestuar. Hetimet niisën më 2022, aksioni në 3 faza, rolet të ndara. Janë kapur edhe 6,5 milionë euro cash, 1,5 mln euro në bizhuteri floriri, 2,5 mln euro në makina luksoze, 53 llogari bankare dhe 48 armë. Grupi përbëhej nga shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë
24 Janar 2025, 15:46 -
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
Laboratorët inteligjentë të rinj po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës në shkollat e vendit. Kjo është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama,i cili ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Arsimit, duke njoftuar për përparimet në fushën e arsimit digjital.
24 Janar 2025, 08:51 -
-
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
Presidenti falënderoi selitë diplomatike në Tiranë, përfaqësuesit dhe shtetet e tyre, për kontributin e dhënë ndaj Shqipërisë deri tani, kryesisht në procesin e reformës në drejtësi, demokracisë dhe integrimit drejt Bashkimit Europian. Mbështetje pa kushte ndaj Kosovës, prioritet integrimi europian, aleanca me NATO, turizmi, zgjedhjet dhe drejtësia
23 Janar 2025, 19:37 -
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
Financial Times detajon kërcënimet e presidentit të ri të SHBA-së dhe shpjegon arsyet pse miliarderi mund të shkojë më tej se paraardhësi i tij. Në tryezë është gjithashtu mundësia e rikthimit të Moskës në ekonominë globale.
23 Janar 2025, 17:51 -
-
-
-
-
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
Në Departamentin Special në Kosovë ka nisur gjykimi ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së Visart Cengur, më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.
23 Janar 2025, 12:15 -
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
Në episodin e radhës të 'Sy më sy', kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. Dikush i shkruante për çmimin e energjisë, duke i thënë se po tallen me njerëzit. Rama thotë ulja që kreu qeveria shqiptare dhe që hyn në fuqi nga 1 shkurti është si askush tjetër në në vendet fqinje.
23 Janar 2025, 11:50 -
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
Pas 9 muajve gjykim paraprake, GJKKO vendosi sot kalimin e dosjes së koncesionit të sterilizimit për të kaluar në gjykim themeli. Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish zëvendësministri Klodian Rjepaj do të gjykohen për akuza më të rënda se ajo që SPAK kishte dërguar në GJKKO. Në bankën e të akuzuarve dhe biznesmeni Rrapaj dhe 6 të tjerë.
23 Janar 2025, 11:04 -
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.
23 Janar 2025, 10:13 -
-
-
Champions League/ PSG përmbys 4-2 Cityn në derbin e milionave, fitojnë Interi dhe Milani! Real Madrid shënon pesë gola, Bayern turpërohet në Holandë
Champions League zhvilloi këtë të mërkurë ditën e dytë të ndeshjeve të shtata në sfidat në grup. Pas këtyre përballjeve Liverpool dhe Barcelona kanë kaluar zyrtarisht në 1/8
22 Janar 2025, 23:02 -
Itali/ Kishte groposur mbi 2 kg kokainë në kopshtin pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar me precedentë!
Oficerët kishin dyshime për aktivitetin e të riut, që ishte i skeduar. Gjatë ndjekjes vunë re lëvizjet e tij të çuditshme. Pasi pa sa majtas-djathtas, gërmoi gropën dhe nxori çantën me drogë. I sekuestrohen 2,09 kg kokainë dhe 1500 euro cash
22 Janar 2025, 22:55
