-
Përleshjet e dhunshme ku u plagosën 100 oficerë, Italia gati paketën e re të sigurisë! Meloni: Sulmi me çekiç ndaj policit ishte tentativë vrasje
Italia po përshpejton një paketë sigurie pas përleshjeve të dhunshme në Torino, ku plagosën mbi 100 oficerë, përfshirë një sulm ndaj një polici me çekiç, të cilin kryeministrja Giorgia Meloni e quajti "tentativë vrasjeje".
2 Shkurt, 17:16 -
Bleu karburant me dollarë falso, ndalohet 24-vjeçari në Durrës
Një 24-vjeçar nga Tirana u ndalua në Durrës pasi dyshohet se ka blerë karburant me dy kartëmonedha 100 dollarëshe të dyshuara false, në një pikë karburanti në rrugën “Egnatia”. Ngjarja ka ndodhur më 24 janar 2026 dhe kartëmonedhat janë sekuestruar nga policia.
2 Shkurt, 15:31 -
Gjermania bllokohet nga greva e transportit publik, Sindikata: Kërkojmë paga më të larta e pushime më të gjata!
Sindikatat kërkojnë turne më të shkurtër, pushime më të gjata mes ndërrimeve dhe pagesë më të lartë për punën gjatë natës dhe fundjavës. Nga ana tjetër, bashkitë thonë se po përballen me kufizime serioze buxhetore.
2 Shkurt, 13:41 -
Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%
Kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% secila. Një shishe ujë 0.5 litër tani është barazuar me kafenë ose në disa raste është edhe më shtrenjtë. Një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet ka shkuar në 120 lekë. Rritja e çmimit të kafesë dhe ujit më shumë e ka çuar faturën për të dyja bashkë nga 170 lekë mesatarisht në 220-240 lekë.
2 Shkurt, 13:20 -
“50 euro për çdo fëmijë ose do të publikojmë të dhënat”, hakerat sulmojnë shkollën belge dhe shantazhojnë prindërit
Një shkollë e mesme në Berchem të Belgjikës dhe hakerat kërkuan fillimisht 100.000 euro shpërblim, më pas 15.000 euro, duke kërcënuar me publikimin e të dhënave të vjedhura. Ata pretendojnë se kanë vjedhur 45 GB të dhëna të ndjeshme të nxënësve dhe stafit. Shkolla refuzoi të paguajë, prindërit u këshilluan të mos reagojnë dhe autoritetet po hetojnë për të përcaktuar nëse të dhënat personale janë komprometuar.
2 Shkurt, 13:04 -
-
-
Fortesa super luksoze që mund të rezistojë 1000 vjet del në shitje për 35 milionë dollarë! Me 10 dhoma gjumi, pishinë e qendër estetike dhe ‘e patrembur’ ndaj katastrofave natyrore
Mega-vila e quajtur Simka në Malibu, është projektuar për të rezistuar 1000 vjet, edhe në raste katastrofash natyrore. Ndërtimi i saj zgjati 5 vjet dhe sipas arkitektit që e ideoi, ishte sfidë monumentale. E ndërtuar plotësisht me beton në një tokë të mbrojtur nga erozioni, ajo sjell një tjetër ide për luksin.
1 Shkurt, 18:47 -
-
Një nga 100 gjallesat më të dëmshme në botë, Venecia ‘pushtohet’ nga kandilët kanibalë të detit
Kandili me gunga, i quajtur ndryshe “arra e detit”, njihet për faktin se ha pasardhësit e vet. Kjo krijesë xhelatinoze zakonisht jeton në Atlantikun Perëndimor, por së fundmi është gjetur edhe në Detin Adriatik. Shkencëtarët mendojnë se mund të jenë transportuar aksidentalisht, si edhe favorizohen nga ngrohja e deteve. Shqetësimi kryesor është ndikimi te ekosistemi ujor dhe peshkimi.
1 Shkurt, 16:40 -
-
Eduard Zaloshnja: Problemi bazik numerik i “së djathtës”
Problemi bazik numerik i “së djathtës” është se ajo ka një rezervuar të vogël votuesish potencialë (rreth 800 mijë), dhe ç’është më problematike, ka përqindje edhe më të ulët pjesëmarrje zgjedhore të rezervuarit të saj të vogël elektoral.
1 Shkurt, 14:44 -
-
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 milionë eurosh nga Airbnb në vitin 2025
Teksa vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të turizmit në Shqipëri, mësohet se Airbnb po konkurron fuqishëm hotelet në vend. Sipas statistikave, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 milionë eurosh nga Airbnb në vitin 2025.
1 Shkurt, 10:23 -
Bill Gates i përmendur në dosjet Epstein: ‘Vajzat ruse’, antibiotiku që duhej t’i jepej fshehurazi bashkëshortes dhe shantazhi i fundit i pedofilit
Edhe pse Gates pretendonte se e njihte pak Epstein-in, doli se e kishte takuar disa herë që nga viti 2011, përfshirë vizita në shtëpinë e tij në Nju Jork, mbrëmje të gjata shoqërore dhe një udhëtim në Florida me avionin privat të Epstein-it.
1 Shkurt, 07:52 -
SPECIALE/ Historia e Stillo Papadhimos, 101-vjeçari që i mbijetoi burgosjes në kampin nazist të Gjermanisë: 20 hebrenj shpëtuan duke u fshehur në kapanonin tonë (VIDEO)
Stillo Papadhima sot jeton në Sarandë. Në vitin 1948 kreu kursin e shoferave dhe punoi për një kohë të gjatë në këtë profesion. Më vonë duke qenë invalid i punës, punoi në Zyrën e Kontrollit të automjeteve në Parkun e Sarandës deri sa doli në pension. Sekreti i jetëgjatësisë së tij janë shëtitjet buzë detit të Sarandës.
1 Shkurt, 07:41 -
Tavo krijon ‘Himara Invest’, bashkia dhe opozita përplasen për pasuritë e bregdetit! PD dhe PBDNJ: Zhvillim ekonomik apo skemë klienteliste?
Bashkia e Himarës pritet të hyjë në një fazë të re të menaxhimit të pasurive të saj përmes krijimit të një shoqërie tregtare me kapital 100% shtetëror. Nisma e propozuar nga kryebashkiaku Vangjel Tavo, e quajtur "HIMARA INVEST" SHPK, synon të marrë nën administrim pikat kyçe të ekonomisë lokale, nga plazhet te parkimet. Mirëpo, ky projekt ka ndezur debate të forta politike, ku opozita e cilëson si një tentativë për "privatizimin" e aseteve publike të qytetit.
31 Janar, 20:59 -
Eduard Zaloshnja: Nga 800 mijë të djathtë politikisht, vetëm 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht…
Nga sondazhi i fundit më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 400 mijë banorë të rritur të vendit ishin gati të votonin për PD-në, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme.
31 Janar, 15:22 -
Partia e Lirisë: Gruaja e dhunuar shqiptare nuk mbështetet nga shteti
Partia e Lirisë denoncoi se mbrojtja e grave shqiptare nga dhuna nuk duhet të ndalet vetëm në ndëshkimin e keqtrajtuesit, por edhe në mundësitë ekonomike dhe sociale që gruaja t’ia dalë e vetme. Kjo mbështetje thotë Haxhiu – duhet garantuar nga shteti.
31 Janar, 13:27 -
-
Tirana nuk heq dorë nga kafja pavarësisht çmimeve, pëson rritje me 10-20 lekë! Shtrenjtimi i diktuar nga importi
Çmimi i kafesë regjistroi një rritje progresive gjatë vitit 2025, si pasojë e shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare. Por dashuria e shqiptarëve për t’u ulur në bare me filxhan në dorë, nuk është zbehur. Çmimi mesatar luhatet 90 lekë deri në 130 lekë. Konsumi i lartë i kafes në vend, reflektohet edhe nga importet. Importet e kafesë në vitin 2025 janë 7.5% më të larta krahasuar me 2024.
31 Janar, 07:32