-
Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO pas kthimit nga SHBA: 6 kongresmenë letër gjykatës, pranoni dëshminë e personaliteteve të huaja
Mbahet seanca e radhës për dosjen e masakrës së Gërdecit me 26 të vrarë, ku i pandehur është Fatmir Mediu. Procesi ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës. Mediu kërkon të pranohen dëshmitë nga SHBA. Prokurori Braho i tërheq vëmendjen: Po del nga objekti i gjykimit! Seanca e radhës më 24 qershor.
18 Qershor 2025, 14:36 -
-
Për herë të parë 10 shkolla verore, përfitojnë 1 mijë fëmijë, Report Tv në shkollën Kosova, nxënësit bëjnë eksperimente e lojëra në klasa
10 shkolla në Tiranë, Kamëz e Durrës po funksionojnë për herë të parë edhe gjatë verës, me konceptin e kampeve verore. 1000 fëmijë janë bërë pjesë e një programi 2-javor që ndërthur mësimin me argëtimin. Report Tv sjell disa pjesë të programit në shkollën “Kosova”.
17 Qershor 2025, 19:36 -
Vuante nga obeziteti, realizohet me sukses ndërhyrja e parë Sleeve gastrektomi laparoskopike në QSUT
Mjekët e QSUT-së kanë realizuar një ndërhyrje tjetër me sukses te një pacient 62-vjeçar i cili prej disa kohësh vuante nga obeziteti morbid, gjë që i kishte krijuar edhe sëmundje të tjera shoqëruese duke ia vështirësuar cilësinë e jetës
17 Qershor 2025, 09:52 -
-
Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien në 29% për periudhën janar-mars
Eurostat bëri të ditur se në janar-mars janë shënuar gjithsej 1445 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë në BE, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është numri më i ulët i kërkesave për azil që nga e njëjta periudhë e vitit 2021, kur kishte kufizime të lëvizjeve për shkak të pandemisë.
16 Qershor 2025, 16:00 -
Nis pilotimi i Shkollës Verore, Manastirliu: 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz e Durrës! Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar
Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Ky program përfshin fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin
16 Qershor 2025, 13:14 -
-
-
-
Rekordi/ Wirtz te Liverpool për 150 milionë euro, vetëm Haaland dhe Salah paguhen më shumë
Liverpool ka arritur marrëveshjen me Bayer Leverkusen për transferimin e Florian Wirtz, në një operacion që kap shifrën e 150 milionë eurove, përfshirë edhe bonuset; duke e bërë kështu blerjen më të shtrenjtë në historinë e kampionatit anglez.
14 Qershor 2025, 15:25 -
Dronët e fshehur, agjentët e infiltruar e Mossadi, plani i Izraelit i studiuar për vite me radhë dhe ‘strategjia e prerjes së kokave’
Izraeli ka përshpejtuar veprimet gjatë tetë muajve të fundit për të sulmuar Iranin. Dinamika e operacionit konfirmon praninë e bashkëpunëtorëve brenda vetë Republikës Islamike.
14 Qershor 2025, 08:25 -
-
-
Izraeli sulmoi Iranin, Teherani i kundërpërgjigjet me qindra raketa në Tel Aviv, shpërthime edhe në Jerusalem! 63 të plagosur (VIDEO+FOTO)
Izraeli sulmoi Iranin. U vranë rreth 20 komandantë ushtarake dhe 6 shkencëtarë bërthamorë. Khamenei paralajmëroi ndëshkim të ashpër. Ndërkohë, Irani është kundërpërgjigjur Izraelit duke lëshuar 150 raketa në Tel Aviv. Janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në Jerusalem, ndërsa janë plagosur 63 persona.
13 Qershor 2025, 07:11 -
-
VKM/ Shoqëri e përbashkët për prodhimin e mjeteve motorike! Kushtet e negocimit të 'Kayo' me privatët, jo më pak se 15 mln € investim dhe 150 punonjës në 3 vite
Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet për negociatat e shoqërisë shtetërore “KAYO” me kompani private për ndërtimin e një shoqërie të përbashkët që do të prodhojë ose përshtasë mjete motorike të posaçme për ushtrinë, strukturat e sigurisë dhe emergjencat civile. Investimi minimal i kërkuar është 15 milionë euro dhe 150 vende të reja pune brenda 3 viteve.
11 Qershor 2025, 22:33 -
‘Plumbi i Artë’/ Alibej në GJKKO: Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit për kokën time, Talo Çela na shpëtoi! Ja çfarë më thanë Plarent Dervishi në SKY ECC dhe 'Miri i Pojës'
Bashkëpunëtori i SPAK, Erion Alibej, i cili seancën e kaluar rrëfeu “Masakrën e Bradasheshit” më 2018 në Elbasan, ku iu vranë vëllai Endrit Alibej, xhaxhai e një mik turk, sot rrëfeu përfshirjen e një hoxhe si trafikant të armëve. Tregon se si gjurmonin edhe me qen Talo Çelën, që u shpëtoi. Dumani pajtoi një grup nga Fushë-Kruja. Biseda me Dervishin në platformën e koduar dhe fjalëkalimet. Alibej: Unë përdorja SKY dhe Enchro, kisha kodet 'Lizz', 'Kumi' dhe 'Noku'. Besmir Haxhia mori pjesë në 3 atentate ndaj familjes time
10 Qershor 2025, 11:34 -
-
SPECIALE/ Në Tiranë arkitektët më në zë të botës, pse Shqipëria është kaq tërheqëse
Për tre ditë me radhë, Festivali “Bukë dhe zemër”, bëri bashkë në Tiranë emrat më në zë të arkitekturës botërore. Shumë prej tyre, që ndanë përshtypjet me “Report TV”, e konsideruan një mundësi unike e po aq frymëzuese, ndërsa treguan së çarë e bën Shqipërinë kaq tërheqëse për idetë dhe projektet e tyre.
9 Qershor 2025, 19:32 -
Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Martanesh, rrezikohet tufa prej 700 krerësh
Në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë një fermë bagtësish të imta është prekur nga sëmundja e murtajës. Deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.
9 Qershor 2025, 16:07
