-
Përmbytjet në Lezhë, fermerët e Spitënit në protestë: Hera e tretë që ndodh, nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim (VIDEO)
Përballë përmbytjeve të vazhdueshme, fermerët e Spitënit janë ngritur në protestë. Ata thonë se kjo është hera e tretë që përballen me këtë situatë në harkun kohor të 40 ditëve dhe humbjet për ta janë tepër të mëdha.
14 Janar, 09:48 -
Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës fiskale! 'Vulos' edhe fshirjen e 2 mld euro borxheve e 'Paqen me biznesin'
Brenda këtij viti administrata tatimore dhe ajo doganore duhet të fshijnë nga bilancet e tyre, çdo borxh që kanë bizneset, të cilat janë krijuar përpara 31 dhjetorit të vitit 2014. Përfitojnë më shumë se 200 mijë biznese debitorë.
12 Janar, 23:51 -
Hapet faqja online e 'Fjalorit të madh të gjuhës shqipe'! Përfshihen mbi 105 mijë fjalë
Drejtori i Institutit të Gjuhësisë, Valter Memisha, ka bërë me dije se për Report Tv se "fjalori ka rreth 125 mijë njësi leksikore, përfshirë mbi 105 mijë fjalë, 12 mijë e 500 njësi frazeologjike, shprehje të huaja të paasimiluara, si dhe mbi 1200 akronime. Është një vepër e mirëfilltë shkencore.”
12 Janar, 15:57 -
-
'Po investojmë dhe po përshpejtojmë punën tonë në ishullin artik', Von der Leyen: Groenlandën dhe Ukrainën i kemi prioritetet
Presidentja von der Leyen shqyrtoi çështjet kryesore në fillim të vitit. Groenlanda dhe Ukraina janë ndër prioritetet. Këtë javë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të takohet me përfaqësues të qeverive daneze dhe të Groenlandës
12 Janar, 10:58 -
Temperatura - 25 gradë, dëbora 2-3 m., dhjetëra të vdekur nga orteqet! Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që ‘gjunjëzoi’ Shqipërinë në 1985
Ndërsa natyra ndjek ritualin e saj shekullor, koha për qeverisjen tonë, duket se ka mbetur në vend. Dokumentet arkivore me siglën “Sekret” (të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme), dëshmojnë se pikat nevralgjike të vitit 1985, janë po ato që lëngojnë edhe sot
12 Janar, 08:08 -
-
Fjalori i madh i Shqipes, vepra do të ketë 105 mijë fjalë! Nga 12 janari do të mund të konsultohet online
Një vepër me 10 vëllime me 11.000 faqe do të jetë Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe, ndërsa projekti i tij do të hidhet online për publikun këtë të hënë. Ky fjalor është vepra më e plotë leksikografike e shqipes me 125 mijë njësi.
10 Janar, 09:52 -
Trafik droge nga Kolumbia në Evropë! SPAK dërgon për gjykim dy anëtarët e grupit kriminal që vepronin në Itali (EMRAT)
SPAK ka dërguar për gjykim dy anëtarë të një grupi kriminal, Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku. Ata dhe disa shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë kishin organizuar një strukturë kriminale duke marrë ngarkesa të konsiderueshme kokaine në portin e Livornos, të cilat vinin nga porti i Guayaquilit në Ekuador.
9 Janar, 14:48 -
-
-
'150 milionë euro dëm', eksperti Pilku bën bilancin e përmbytjeve: Duhet ristrukturim i plotë i bujqësisë! Të zhvillohet strategjia e riskut klimaterik
Eksperti i Bujqësisë, Ilir Pilku, ka përllogaritur se dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit përllogaritet në mbi 150 milionë euro. Ai propozoi një ristrukturim të plotë të bujqësisë, ku të zhvillohet edhe strategjia e riskut klimaterik.
8 Janar, 14:21 -
‘Natyra po hakmerret’, eksperti Qirko zbulon shkaqet e përmbytjeve në vend: Janë shtuar sedimentet në lumenj e kanale! Pilku: 150 milionë euro dëm
Eksperti Mjedisor, Mihallaq Qirko është shprehur se institucionet duhet t'i kushtojnë vëmendje të plotë ndryshimeve klimatike, në mënyrë që të minimizohen dëmet në raste përmbytjesh dhe katastrofash natyrore. Ndërkohë eksperti Ilir Pilku ka përllogaritur se dëmi nga përmbytjet e fundit shkon në 150 milionë euro. Ai ka kërkuar ristrukturimin e plotë të bujqësisë.
8 Janar, 14:05 -
-
-
-
-
Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet për Aeroportin e Vlorës: Dyshime për fryrje fondesh e shpenzime për punime të pakryera
Dyshime për fryrje fondesh dhe punime të pakryera në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Organi i akuzës ka nisur verifikimet, duke sekuestruar dokumente dhe kërkuar informacion nga institucionet dhe palët e përfshira në projekt. Dyshohet se situacionet e deklaruara të punimeve flasin për shpenzime deri në 150 milionë euro.
6 Janar, 17:09 -
-
Hotel falas! Berlini gjen zgjidhjen për banorët pas ndërprerjes masive të energjisë
Rreth 28 mijë familje në jugperëndim të Berlinit vijojnë të jenë pa energji dhe ngrohje pas zjarrit që përfshiu infrastrukturën elektrike të qytetit. Për pasojë, autoritetet kanë vendosur tu ofrojnë banorëve akomodim falas në hotele.
6 Janar, 14:14 -
Moti i keq/ Nisin shkarkimet në Koman dhe Vaun e Dejës! Niset për në Brindisi trageti që mbeti në det të hapur
Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e shtuara të lumenjve kanë rënduar situatën hidrike në kaskadën e Drinit, ndërsa moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në lundrimin detar, qarkullimin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike.
5 Janar, 12:23
