-
Rriten me 10% të ardhurat, Ministria e Financave: Në 9 muaj janë arkëtuar rreth 516 milionë euro më shumë se vjet
Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Shtator 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Të ardhurat totale, për 9-mujorin e vitit 2024, arritën në rreth 528.4 miliardë lekë.
18 Tetor 2024, 14:13 -
EMRAT/ KQZ i kërkon Komisionit të Ankimimeve gjobitjen e 41 kandidatëve për kryebashkiakë, mes tyre Pjerin Ndreu me 7,2 mln lekë! 32 të PD-PL, 9 të PS, ja shifrat
Komisioneri i ka propozuar Komisionit të Ankimeve sanksionet në fjalë, me vlera nga 72 mijë, deri në rreth 720 mijë lekë gjobë, që do i kalojnë për llogari KQZ-së. Kandidatët janë kryesisht të forcave respektive, 32 nga Partia e Lirisë dhe PD të "Koalicionit Bashkë Fitojmë" dhe 8 nga PS
8 Tetor 2024, 17:24 -
Raporti për zgjedhjet e 14 majit 2023/ 32 kandidatë të aleancës 'Berisha-Meta' e 9 të PS-së shkelën Kodin! KQZ i propozon KAS t'i gjobisë (EMRAT)
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar miratimin e gjetjeve të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023.
16 Shtator 2024, 13:47 -
Anijet me 816 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbetjet e dala nga porti i Durrësit që janë nisur drejt Tajlandës më 4 gusht janë deklaruar në doganë si 'Oksid Hekuri', pra nuk janë mbetje të rrezikshme. Nga hetimet deri me tani rezulton se ''Sokolaj shkp'' i ka blerë mbetjet pranë “Kurum”.
21 Gusht 2024, 14:55 -
Tiranë/ Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit si dhe 6 të tjerëve të lidhur me ta! Zbulohet skema e pastrimit të parave
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të Kristian Boçit, emri të njohur në mediat sociale, Elman Abules si dhe 5 personave të tjerë të lidhur me ta.
28 Qershor 2024, 08:42 -
'U përgjuan mbi 2600 telefona, zbuluan 6 raste të korrupsionit në zgjedhje, 44 u refeuan në SPAK' Prokurori i Përgjithshëm raporton para Komisionit të Ligjeve për vitin 2023
Në raportimin para komisionit të Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha se janë përgjuar 2492 persona të dyshuar për vepra penale. 44 procedime penale për korrupsion janë transferuar për kompetencë në SPAK
14 Maj 2024, 10:48 -
OBSH: Dyfishohen rastet e fruthit, Evropa rajoni më i prekur
OBSH ngriti alarmin se gjatë 2023 u dyfishuan rastet e fruthit krahasuar me vitin paraardhës. Janë konfirmuar mbi 321 mijë persona të prekur nga fruthi, por dyshohet se numri është më i lartë. Ndërsa rajoni që ka pasur incidencën më të lartë janë disa vende të Evropës, si Azerbajxhani, Kirkistani, por edhe Jemeni
28 Prill 2024, 10:53