-
-
-
Punimet në rrjet, të martën ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare në Vlorë
Ndërprerja do të prekë 5 zona: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korrikut”, Kalaja dhe Jonufra, ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë ujë përgjatë pasdites. Mëngjesin e së mërkurës, furnizimi do të vijojë normalisht.
22 Shkurt, 18:41 -
Marrëveshje sekrete dhe e kushtueshme! Irani bie dakord me Rusinë për t'i blerë raketa për 500 milionë euro
Marrëveshja, e nënshkruar në Moskë në dhjetor, angazhon Rusinë të dorëzojë 500 njësi lëshuese portative “Verba” dhe 2,500 raketa “9M336” brenda tre viteve. Sipas marrëveshjes, dërgesat janë planifikuar në tre këste, nga viti 2027 deri në vitin 2029.
22 Shkurt, 18:25 -
-
-
Valutat po dominojnë në ekonominë shqiptare/ BSH: Nevojiten ndërhyrje shtesë për të ulur përdorimin e monedhave të huaja
Banka e Shqipërisë vlerëson se duhet të merren masa të tjera shtesë për të kufizuar përdorimin masiv të valutave në tregun shqiptar e sidomos të euros. Në një raport të fundit të bankës thuhet se më shumë se gjysma e kursimeve të shqiptarëve janë në valutë, dhe gati 44% e kredive po ashtu janë marrë në monedhë të huaj.
22 Shkurt, 17:43 -
Europa kërkon më shumë qartësi për tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen!
Komisioni Evropian paralajmëroi se tarifat e paparashikueshme minojnë stabilitetin e tregjeve dhe krijojnë pasiguri në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Komisioni Evropian tha se situata aktuale nuk po krijon kushtet për tregti dhe investime transatlantike “të drejta, të balancuara dhe me përfitim të ndërsjellë”.
22 Shkurt, 17:21 -
-
Rreth 230 mln € ‘të mbyllura’ në Bankën e Shqipërisë për skemën e pensioneve! Kostoja e bonuseve 7.8 mln € vetëm në janar
Fondi i pensioneve në Bankën e Shqipërisë ka arritur në 230 milionë euro pas transfertës së fundit që u bë nga buxheti i shtetit, që do të përdoret për mbështetje për pensionistët. Ndërkohë shifrat e Ministrisë së Ekonomisë, tregojnë se fatura për bonusin mujor vetëm për janarin ishte rreth 7.8 milionë euro.
22 Shkurt, 16:52 -
Dy shpërthime në Lviv të Ukrainës, humb jetën policja 23-vjeçare dhe plagosen 25 të tjerë! Autoritetet: Akt terrorist
Policia kishte marrë njoftim për vjedhje pak pas mesnatës të së dielës, kur ndodhën dy shpërthime të shkaktuara nga bomba artizanale, të vendosura në kosha mbeturinash. Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi se “një individ i dyshuar për kryerjen e sulmit terrorist” ishte arrestuar. Viktima e sulmit u identifikua si Viktoria Shpylka.
22 Shkurt, 16:23 -
-
‘Vdekje diktatorit’! Studentët iranianë u rikthehen tubimeve pas shtypjes së dhunshme të protestave anti-qeveritare
BBC ka verifikuar pamje të demonstruesve që marshonin në kampuset e disa universiteteve. Turmat brohorisnin “vdekje diktatorit”, duke iu referuar Ali Khameneit, si dhe slogane të tjera kundër qeverisë.
22 Shkurt, 15:53 -
Lufta/ Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa dhe dronë
SHBA-të janë përpjekur të ndërmjetësojnë një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, por progresi ka ngecur, me Rusinë që kërkon që Ukraina të tërhiqet nga pjesë të rajonit lindor të Donbasit që ajo ende kontrollon, një ide që Kievi e ka hedhur poshtë.
22 Shkurt, 15:51 -
Projekti TID në Durrës, Zhupa reagon pas deklaratave të Ramës: Projekt klientelist, s’i shërben trashëgimisë së Durrësit! Pezullojeni!
Zhupa thotë se pretendimet e Ramës për trashëgiminë kulturore nuk qëndrojnë dhe projekti është klientelist. Sipas saj, banesat historike po trajtohen si ndërtime pa leje duke cenuar trashëgiminë dhe pronën e ligjshme. Zhupa bën thirrje për pezullimin e projektit aktual dhe hartimit të një tjetri që mund të ruajë trashëgiminë kulturore.
22 Shkurt, 15:26 -
Në gjykim si anëtar i organizatës, gazetari Artan Hoxha kishte vetë Sky Ecc (chati i kriminelëve)! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto
Vetëm 10 ditë pas arrestimit të gazetarit Elio Laze, një tjetër gazetar, edhe ky analist i “Syri Tv”, bëhet gati të përballet me drejtësinë në gjyq. Artan Hoxha është dërguar për gjykim si anëtar i një organizate kriminale, niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Nga dosja e SPAK, gazetari Artan Hoxha rezulton të kishte vetë një llogari në SKY ECC, dhe bisedat i zhvillonte vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe si Marius Lulaj. “Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje.
22 Shkurt, 15:16 -
Elbasan/ Shtylla e tensionit rrezikonte të binte, nisin punimet për demontimin e saj! Disa fshatra do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike (VIDEO)
Disa fshatra të Elbasanit do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike, teksa po punohet për çmontimin e një shtylle të tensionit të lartë, që rrezikonte të binte nga rrëshqitja e dherave.
22 Shkurt, 14:40 -
Kreshma e Madhe e Pashkës/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: Pasuria dhe pushteti nuk e bëjnë njeriun të lumtur!
Me këtë rast, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, dha një mesazh të gjatë ku shkruajti jo vetëm për agjërimin, por për krizën e sotshme shpirtërore të njeriut .
22 Shkurt, 14:25 -
-
Danimarka i thotë jo ofertës së Donald Trump: Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues
Danimarka i ka mbyllur derën ofertës së presidentit Donald Trump për të dërguar një spital lundrues në ishullin arktik duke thënë se sistemi shëndetësor funksionon dhe kujdesi është falas në ishull dhe në Danimarkë.
22 Shkurt, 13:57 -