-
Historike, për herë të parë një sulmues shqiptar në top pesëshen për Këpucën e Artë
Vedat Muriqi, i cili luan me Mallorcan, renditet pas Harry Kane, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Igor Thiagos. Sulmuesi nga Kosova duket se është kthyer në një ‘makineri golash’ duke ia dalë të bëhet pjesë e renditjes së yjeve.
4 Shkurt, 22:07 -
Përmbyllet turi i dëgjesave me fermerët, ministri Salla në Fier: Së shpejti Skema e re Kombëtare sipas sugjerimeve nga terreni
Turi i dëgjesave nisi nga Librazhdi dhe u shtri në të gjitha qarqet e vendit, me gjithsej 23 takime në terren. Ministri Salla nënvizoi se është ndërtuar një panoramë e qartë e nevojave reale të fermerëve, të cilat do të reflektohen drejtpërdrejt në Skemën Kombëtare 2026. Skema e re do të nisë me një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, 16% më i lartë se një vit më parë.
4 Shkurt, 21:47 -
Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë
Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
4 Shkurt, 21:44 -
Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria nuk parakalon në San Siro! Colturi dhe Xhepa në destinacione të tjera
Shqipëria dhe disa shtete të tjera nuk do të jenë më 6 shkurt në San Siro. Parakalimet do të kryhen në Cortina d’Ampezzo ku flamurmbajtëse do të jetë Lara Colturi dhe në Livigno, Deni Xhepa. Lojërat Olimpike Dimërore zhvillohen më 6-22 shkurt.
4 Shkurt, 21:36 -
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, Ndreca: Rasti i Veliajt më skandalozi, mbahet në burg pa prova! Karanxha: Shqiptarët po kalben në qeli
Teksa ekspertë të Këshillit të Europës kërkuan marrjen e masave për uljen e numrit të të paraburgosurve në Shqipëri, avokati Plarent Ndreca e cilësoi rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj si më flagrantin dhe skandalozin në vendosjen e një mase sigurie. Ndërkohë ish-prokurori Karanxha deklaroi se numri i lartë i të paraburgosurve i ka nxjerrë namin e keq Shqipërisë kudo në botë.
4 Shkurt, 21:32 -
-
-
Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet
Në 80-vjetorin e tij, Partizani është më shumë se një përvjetor për t’u festuar. Është një histori që tregon se si një klub mund të bjerë, të mbijetojë dhe të ringrihet jo me fjalë, por me vizion dhe punë. Fanella e kuqe sot nuk është kujtim i së shkuarës, por shenjë e një klubi që ka gjetur shtëpinë e vet dhe po ndërton të ardhmen me themele të forta.
4 Shkurt, 20:42 -
‘U maskua’ me mbiemrin e gruas për t’iu shmangur dëbimit, përfundon në pranga 42-vjeçari shqiptar në Itali
42-vjeçari ishte dëbuar në vitin 2023 nga Drejtoria e Policisë së Barit. Për të shmangur ndalimin e rikthimit, ai ishte martuar në atdhe duke marrë mbiemrin e bashkëshortes dhe kishte siguruar dokumente të reja identiteti.
4 Shkurt, 20:25 -
-
Roland Bejko: PD si bunker i Berishës, strehon aty hallet, interesat personale dhe të familjes (VIDEO)
Bejko ka folur për rolin e munguar të opozitës në funksion të qytetarëve që e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament, duke përsëritur bindjen e tij se Berisha i shërben Ramës dhe anasjelltas, duke krijuar kështu një situatë dramatike në dëm të qytetarëve shqiptarë.
4 Shkurt, 19:49 -
-
-
Përplasje me SPAK? Xhafaj u përgjigjet aludimeve për vizitat monitoruese në institucionet e drejtësisë: Praktikë e konsoliduar parlamentare, Kuvendi ushtron rol kushtetues
Xhafaj deklaroi se vizitat janë një praktikë e konsoliduar parlamentare dhe nuk kanë karakter ndërhyrës. Ai shtoi se çdo veprimtari e Komisionit po zhvillohet plotësisht brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, duke respektuar ndarjen dhe baraspeshën e pushteteve, pavarësinë institucionale dhe komunikimit etik dhe respektit.
4 Shkurt, 19:30 -
-
Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit drejt dështimit? Amerika nuk pranon zhvendosjen e negociatave në Oman! Çfarë deklarojnë nga të dy vendet
Mes protestave të përgjakshme në Iran dhe provokimeve ushtarake në Gjirin Persik, negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor po shkojnë drejt dështimit, me të dyja palët që flasin hapur për “opsione të tjera”.
4 Shkurt, 19:18 -
Përfundon hetimi për Ekrem Imamoğlu, prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vite burg për ish-kryebashkiakun
Hetimi për akuzat e spiunazhit ndaj Ekrem İmamoğlut dhe tre të dyshuarve të tjerë ka përfunduar dhe ndaj tyre është ngritur aktakuzë, duke kërkuar dënim me burg nga 15 deri në 20 vjet për “spiunazh politik”. Gjyqi i tij, ndërkohë që ai ndodhet në burg që nga marsi 2025, është caktuar të mbahet më 9 mars 2026.
4 Shkurt, 19:17 -
Bajram Peçi: Rrënimi moral i një sistemi
Nëse shqiptari sheh se sistemi i drejtësisë është i tej mbushur me mostra që detyrën e përgjegjësinë e madhe që ju është besuar e shohin si mjet për pasurim dhe difererencim të dukshëm mënyre jetese nga masa, rrënohet një shtyllë e shtetit dhe ska shtyllë tjetër më, që e mban ngrehinën në këmbë?! Do shembet patjetër!
4 Shkurt, 18:46 -
Pas bllokimit të sistemit të fiskalizimit, Tatimet shtyjnë deri më 20 shkurt afatin për deklarimin e inventarit
Afati për deklarimin e inventarit analitik 31.12.2025, shtyhet deri më 20.02.2026. Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.
4 Shkurt, 18:24 -
-