-
-
-
-
-
-
Historia e zgjedhjeve në PD, e dominuar nga një emër i vetëm! Berisha drejtues i përjetshëm i saj
Historia e zgjedhjeve në Partinë Demokratike është një udhëtim mes pushtetit dhe dominimit të Sali Berishës. Një parti, që nisi nga energjia rinore e studentëve të Dhjetorit ’90, me Azem Hajdarin, por që mbeti në 35 vite ekzistencë, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Berishës.
23 Maj, 12:13 -
Komplot për atentat ndaj Ivanka Trump, terroristi do hakmerrej për vrasjen e komandantit iranian 6 vite më parë nga SHBA
Ivanka Trump dyshohet se ishte shënjestruar për atentat nga një terrorist i lidhur me IRGC-në, në kuadër të një plani hakmarrjeje për vrasjen e Qasem Soleimani. Ai kishte hartë të zonës së saj në Florida dhe postime kërcënuese në rrjete sociale. I dyshuari është arrestuar dhe ekstraduar në SHBA.
23 Maj, 11:49 -
Bordi i Transparencës/ Nafta ulet me 2 lekë, nga sot tregtohet me 195 lekë/litër! Benzina shkon 182 lekë
Me vendim të Bordit të Transparencës, nafta do të tregohet me 195 lekë për litër, pra 2 lekë më pak sesa ishte përcaktuar nga mbledhja e fundit. Edhe benzina është ulur me 4 lekë dhe se do të shitet 182 lekë/litër.
23 Maj, 11:28 -
Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare! Luajti në mbi 30 filma
Birçe Hasko ishte një nga figurat më të spikatura të teatrit dhe filmit shqiptar. Ai la gjurmë me personazhe si Milo te “Shi në plazh”, Tosun Baçi te “Njeriu me top”, tellalli te “Koncert në vitin 1936” dhe plaku i sertë te “Përrallë nga e kaluara”.
23 Maj, 10:50 -
-
-
Greqi/ Tentoi të qëllonte policët në përpjekje për t’u arratisur, efektivët plagosin 42-vjeçarin shqiptar! Skeda kriminale e ‘Titit’ (EMRI)
Një 41-vjeçar shqiptar, u përfshi në shkëmbim zjarri me policinë në Greqi dhe u plagos. Atij iu gjetën armë dhe granata, ndërsa dyshohet si person me precedentë të rëndë kriminalë dhe i kërkuar për vepra të rënda. Policia po heton ngjarjen.
23 Maj, 09:08 -
-
Zgjedhjet formale në PD/ Berisha voton për veten: Proces demokratik! Sulm Salianjit! Anëtarësia tkurret me 23 mijë anëtarë
Pasi ka përjashtuar të gjithë rivalët e Sali Berishës nga gara, në një proces ku ai është kandidat i vetëm në fletën e votimit dhe me kontestime të forta, Partia Demokratike po zhvillon sot atë që e quan ‘referendum’ për zgjedhjen e kryetarit. Anëtarësia 51 737, nga të cilët rreth 28 mijë kanë votuar deri në orën 15:00.
23 Maj, 07:29 -
Kleptokracia e Trump, imunitet i përhershëm civil dhe fiskal, askush s’mund ta hetojë më për shkelje të mundshme
Donald Trump akuzohet për përfitime financiare përmes kriptomonedhave, investimeve dhe marrëveshjeve me vendet e Gjirit. Ai ka siguruar imunitet të përhershëm civil dhe fiskal për veten, familjen dhe bizneset e tij, ndërsa ka krijuar edhe një fond prej 1.8 miliardë dollarësh për mbështetësit që i konsideron “viktima politike”.
23 Maj, 07:19 -
Sherr në burgun e Vlorës/ Dhunohet brenda qelisë, biznesmeni Eduard Alikaj! Ishte në pritje të ekstradimit drejt Italisë
Biznesmeni Eduard Alikaj është dhunuar këtë të premte në paraburgimin e Vlorës. Sipas burimeve, ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt verbal dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike.
22 Maj, 22:26 -
-
Raporti i DASH: Ballkani Perëndimor kyç për sigurinë dhe interesat ekonomike të SHBA-së
Dokumenti është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit, me titullin “Politika e Shteteve të Bashkuara për Promovimin e Stabilitetit dhe Prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”.
22 Maj, 21:44 -
Kundëradmirali Mati, zemra e Krishtit në Tiranë, treni më i çmendur shqiptar në rajon dhe 22 maji
Zamir Mati, i biri i kundëradmiral Abdi Matit, ka rrëfyer sot në 'Esence' në Report Tv 'sekretet' e Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë, pjesë e së cilës ka qenë edhe ai vetë. Për Zamir Matin, Shkolla Detare Shqiptare duhet ta vijonte edhe sot e kësaj dite misionin e saj, në një kohë që roli i Shqipërisë në rajon po forcohet.
22 Maj, 21:29 -
Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe 'trashëgimia' te Argita! 3 njerëzit kyç në parti
Aktivistja demokrate Evi Kokalari ka publikuar dokumentat shoqëruese të padisë së saj në SPAK kundër Sali Berishës, familjes së tij dhe disa besnikëve të tij në PD. Kokalari thekson se familja Berisha, me ndihmën e disa funksionarëve të tjerë të PD-së kanë marrë peng partinë dhe janë përfshirë në afera korruptive, duke i shkaktuar vendit dëm të madh ekonomik.
22 Maj, 20:23 -
146 mijë pensionistë pa bonus mujor! ISSH për Report TV: Kanë marrë para shtesë 614 mijë qytetar! Ekspertët: Pabarazi, të korrigjohet në dhjetor
Pensionistët janë edhe kategoria më e prekur nga çdo ndryshim çmimesh sado e vogël që të jetë. Në kushtet kur lufta në Lindjen e Mesme ka përmbysur tashmë pritshmëritë për rritje ekonomike dhe çmime në kontroll, institucionet ndërkombëtare sugjerojnë paketa mbështetëse të targetuara tek grupet vulnerabël.
22 Maj, 20:08