-
-
-
-
-
-
-
-
U gjend lëndë narkotike dhe pije alkoolike brenda qelive, vihen nën hetim 6 punonjësit e burgut të Fierit
Në përfundim të veprimeve opeacionale, u konstatua nje sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike ne një prej dhomave te kësaj IEVP-je, si edhe disa telefona celularë në mjedise të ndryshme të përbashkëta. Gjithashtu, nga kontrolli personal i një shtetasi të paraburgosur në këtë IEVP u konstatua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehur ne veshjet personale.
23 Maj, 18:09 -
OKB publikon raportin e parë botëror për mafian: 95 mijë të vrarë çdo vit, heroina sjell deri në 7 miliardë dollarë të ardhura, kokaina 10-fishin
Shifra është e barabartë me numrin vjetor të viktimave të luftërave. Studimi thekson zhvillimin e teknologjisë, me zgjerimin e gamës së viktimave, pasi kushdo mund të bëhet objekt i zhvatjeve në shkallë të gjerë dhe mashtrimeve online, si dhe përdorimin e vazhdueshëm të dhunës dhe frikësimit për të ushtruar pushtet.
23 Maj, 17:24 -
-
-
-
Granata dore, pistoleta dhe drogë, policia greke ‘zbraz’ çantën e shqiptarit ‘Titi’! Detaje nga operacioni: Kishte synim të qëllonte efektivët! Rrezikon mbi 73 vite burg
Autoritetet tentuan të kryenin kontroll ndaj Alesio Xhelos që njihej si ‘Titi’ dhe pasi fillimisht u përpoq t’u shmangej, drejtoi armën kundër tyre “me qëllim të qartë” për t’i qëlluar, siç thuhet në deklaratën përkatëse të Policisë greke.
23 Maj, 16:34 -
35-vjetori i PS, Balla: Dasma me BE-në, më e bukura! Ironi për zgjedhjet e PD: Votoni si të doni demokratë, 100% do të dalë Saliu!
Në aktivitetin e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste në Vorë, ku iu bashkuan forcës politike 329 anëtarë të rinj, Balla e vendosi theksin te objektivi i integrimit europian dhe puna organizative në terren. Ai tha se ditëlindja e PS përkon me një moment historik për vendin, ndërsa s'mungoi ironia për zgjedhjet brenda PD.
23 Maj, 16:08 -
-
-
Shqipëria e vetmja në Evropë: Asnjë burrë nuk është edukator! Sociologët: Ende problem stereotipat, duan punë të paguar 'kryefamiljari'
Deri në 2024-n Eurostat thoshte se100% e mësueseve apo edukatoreve janë gra dhe vajza. Report Tv konfirmoi në institucione se kjo përqindje nuk ka ndryshuar as në vitet e fundit.
23 Maj, 15:34 -
Konferenca e tetë Ndërqeveritare në 26 maj, Hoxha nga Praga: Një tjetër moment historik në procesin e anëtarësimit në BE
Ministri Hoxha riafirmoi se integrimi evropian mbetet zgjedhja strategjike dhe e pakthyeshme e Shqipërisë, duke u ndalur në progresin e rëndësishëm të vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
23 Maj, 15:28 -
Franca i ndalon hyrjen Ministrit izraelit Ben Gvir, pas videos shokuese ku tallej me aktivistët e ndaluar
Në një video të postuar pas ndalimit të qindra aktivistëve të flotës humanitare 'Global Sumud', Gvir, tallej me ta teksa ata qëndronin me duar të lidhura dhe fytyrën në tokë. Shefi i diplomacisë franceze thotë se i bashkohet Italisë në thirrjen ndaj BE, për ta sanksionuar Ben Gvir.
23 Maj, 15:28 -
“Më të bindur ndaj policisë”, në 2025-ën 1 rast kundërshtie në 2 ditë! Këtë vit, vetëm 17 episode
Referuar të dhënave të Policisë së Shtetit, të cilat Report Tv i siguron zyrtarisht, vetëm gjatë vitit 2025 u regjistruan në të gjithë vendin 199 raste të kundërshtimit të punonjësit të policisë. Shifrat janë në rënie gjatë 3 muajve të parë të vitit 2026, pasi në janar, shkurt dhe mars u regjistruan në total, vetëm 17 raste
23 Maj, 15:24 -