-
-
-
Jakin Marena: Referendum për 82 vjeçarin Berisha, si e ardhmja e PD deri në vdekje?!
Berisha kandidon përballë Berishës, i vetëm, për të ‘ratifikuar’ praninë e tij në krye të PD, pa pasur asnjë frikë se dikush mund ta rrezikojë t’i prishë ‘madhështinë’ e fitores në këtë parti, madhështi e cila që nga viti 2013 i ka rezervuar PD-së, vendin e nderit në krye të opozitës
22 Maj, 19:50 -
Kleptokracia e Trump/ Presidenti amerikan ka tani imunitet të përhershëm civil dhe fiskal, askush nuk do të mund të hetojë më për krime të mundshme
Nga investimet në bursë në kompani që më pas i lavdëron publikisht, deri te çështja me Tatimet tashmë e mbyllur, manjati amerikan ka siguruar një mburojë gjigante gjyqësore.
22 Maj, 18:38 -
‘Territorialja’/ Komisioni dëgjesë në Dibër, Mazniku: Reforma, vëmendje specifike nga IBAR! Boçi: BE kërkon konsensus, të mos dështojmë si në 2014-ën
Për demokratin Luçiano Boçi, Reforma Territoriale e vitit 2014 ishte një dështim. Ai theksoi se Reforma e re Territoriale që është në diskutim, duhet të miratohet me konsensus mes palëve. Nga ana tjetër, Arbjan Mazniku theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit, ku pushteti vendor dhe 'Territorialja' po marrin një rol kyç në përgatitjen e vendit për anëtarësimin në BE.
22 Maj, 18:27 -
Skandali/ Dekania e Drejtësisë konkurron për anëtare të KLGJ, rektori e pezullon nga detyra! Ligji thotë që s’merr pjesë vetëm në përzgjedhjen e kandidatëve
Rektori i Universiteti i Tiranës, Artan Hoxha ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, me argumentin se kërkon të kandidojë për në KLGJ dhe për këtë është në konflikt interesi. Por ligji dhe një udhëzim i miratuar prej vetë rektorit Hoxha thonë se nëse dekani është kandidat për në KLGJ apo KLP thjeshtë s’merr pjesë në procedurat e përzgjedhjes.
22 Maj, 17:59 -
Vuçiç lavdëron Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në
Ai përmendi atëherë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, të cilat SHBA-ja i vendosi në janar të vitit 2025 për shkak të shumicës së pronësisë ruse në këtë kompani, si dhe tarifat amerikane ndaj importeve të huaja, nga të cilat, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, më së shumti u godit Serbia.
22 Maj, 17:33 -
Merz propozon afrim gradual të Ballkanit me Bashkimin Europian, Kosova skeptike, Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo
Kosova e mirëpret çdo nismë që synon përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian, por mbetet skeptike ndaj ideve që mund ta mbajnë atë në një status të ndërmjetëm.
22 Maj, 17:10 -
I riu shqiptar humb jetën në Itali teksa notonte në det, pas pak javësh do të festonte ditëlindjen e 23 (EMRI)
Një 22-vjeçar shqiptar, humbi jetën në Cadimare pasi u ndje keq gjatë notit në det. Trupi i tij u pa nga kalimtarët dhe u nxor në breg nga dy të rinj, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ai nuk mbijetoi. Dyshohet se shkak ishte një problem fizik i papritur gjatë notit në ujërat e ftohta.
22 Maj, 16:56 -
Integrimi/ Këshilli i BE-së e konfirmon, më 26 maj takimi i 8-të ndërqeveritar! Gati piketat përmbyllëse për grupkapitullin e parë
Të martën në Bruksel mbahet konferenca e 8-të ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku pritet të konfirmohet përmbushja e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria si dhe për të vendosur piketat përmbyllëse për grupkapitullin e parë. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Rama.
22 Maj, 16:38 -
-
-
-
-
Qeveria gati të zgjasë subvencionin për transportin publik! Karakaçi: Po punohet për planin e ri për Porto Romanon, në 2027-ën nis transporti me tren
Enea Karakaçi tha se qeveria mund të zgjasë subvencionin e naftës për transportin publik nëse kriza e çmimeve vazhdon. Ai shtoi se Shqipëria nuk ka probleme me furnizimin me karburant dhe se po vazhdojnë projektet për Porto Romano, autostradën Tiranë–Durrës dhe trenin elektrik që pritet në 2027.
22 Maj, 15:55 -
-
-
Teknologjia, goditjet e papritura dhe ‘matematika e luftës’, si po rifiton Ukraina terren kundër Rusisë
Ukraina po reziston më fort se sa pritej dhe ka arritur të ndalë avancimin rus, madje të rimarrë disa territore. Volodymyr Zelensky po forcon ushtrinë me ndihmën e Evropës dhe teknologjinë e dronëve, ndërsa Rusia po përballet me humbje dhe vështirësi në luftë.
22 Maj, 15:02 -
Integrim gradual për Ballkanin Perëndimor, KE mirëpret letrën e Merz: Të gjitha zgjidhjet inovative duhet të bazohen në meritë
Komisioni Evropian konfirmoi propozimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz për t’i dhënë Ukraina status të asociuar dhe vendeve të Ballkani Perëndimor status vëzhguesi në BE.
22 Maj, 14:47 -
PL akuza qeverisë: Shqipëria po shpopullohet nga një axhendë e qartë spastrimi etnik, po humbet të rinjtë dhe profesionistët
Brunilda Haxhiu deklaroi se Shqipëria po përballet me shpopullim të thellë nga emigracioni masiv i të rinjve dhe profesionistëve, duke akuzuar qeverinë për dështim në ndalimin e fenomenit. Ajo prezantoi edhe propozimet e Partisë së Lirisë për mbështetjen e familjeve, rritjen e pagave dhe zhvillimin e ekonomisë.
22 Maj, 14:39 -
Nesër gara për kreun e PD, Berisha i vetmi kandidat: Proces modern! Mban sekret numrin e anëtarëve që do të votojnë
Shqetësime serioze shpreh raporti i dorëzuar ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për integrimin, thotë kreu i PD Sali Berisha,- për të cilin vendi ynë është futur në rreth të kuq për shkak të korrupsionit.
22 Maj, 14:35