-
Ylli Pata: Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!
E gjithë kjo panoramë nuk është gjë tjetër veçse një betejë e fortë politike e mazhorancës, një kauzë apo temë, që do të sjellë padyshim pasojat e saj, që në radhë të parë janë politike, më pas edhe diplomatike apo imazhi.
17 Shkurt, 22:19 -
-
Enver Robelli: Polonia dhe mrekullia e anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Nëse shikoni kopertinat e revistave perëndimore në muajt e fundit, një gjë bie në sy: Polonia si një tigër ekonomik jo vetëm i Evropës Lindore, por i të gjithë Evropës. Sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, për sa i përket të ardhurave për frymë, Polonia ($58,560) e ka tejkaluar Japoninë ($56,440).
17 Shkurt, 21:59 -
Katër muaj pas marrjes së detyrës, shkarkohet presidenti i Perusë! Zhvilloi takime jozyrtare me biznesmenë kinezë
Kongresi i Perusë miratoi një mocion mosbesimi kundër Jose Jeri me 75 vota pro dhe 24 kundër, një veprim që erdhi vetëm katër muaj pasi ai mori detyrën si president i përkohshëm dhe dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.
17 Shkurt, 21:46 -
Augustin Palokaj: Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme
Nëse kujtojmë të gjitha kërkesat e bëra nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Kosovës në 27 vitet e fundit, Kosova ka një rekord mbresëlënës në pranimin dhe zbatimin e tyre. Kjo nuk dihet nga shumë zyrtarë ndërkombëtarë të cilët tani po i kërkojnë Kosovës të "japë diçka".
17 Shkurt, 20:51 -
-
Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE: 2026 është vit kyç për jetësimin e planit të bashkëdakordësuar me BE
Takimi, i zhvilluar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, u fokusua në ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e veçantë e mbështetës të Parlamentit Europian.
17 Shkurt, 20:41 -
'Disa këndej, e të tjerë andej', demokrati në Krujë kritikon Berishën: Protesta e 10 shkurtit ishte rrëmujë dhe kaos (VIDEO)
Një demokrat, i pranishëm në foltoren e Berishës, i tha kryedemokratit se protesta e fundit më 10 shkurt, ishte rrëmujë dhe kaos. Ai nuk ishte dakord me organizimin e protestës, ku disa protestues mbetën te Kryeministria, e të tjerë te godina e Parlamentit, ku dhe pati arrestime.
17 Shkurt, 20:02 -
VËZHGIM i Report Tv/ Spitali i Lushnjës në kushte të vështira: Urgjenca transferohet te materniteti, shtretërit në korridore! 'Shëndetësia': Presim lejen e ndërtimit
Në Lushnje me dhjetëra paciente marrin shërbim spitalor në kushte tejet të vështira. Urgjenca është transferuar tek materniteti prej 7 muajsh për t'i hapur rrugë rikonstruksionit, por AZHT-ja mban peng lejen për Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk është vetëm urgjenca edhe repartet e tjera punojnë në kushte tejet të vështira. Kjo ka nxitur dhe reagime politike.
17 Shkurt, 19:58 -
Ushtria amerikane godet 3 anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor dhe Karaibe, 11 persona të vrarë
Megjithatë, sulmet janë nën shqyrtim të rreptë nga ekspertë ligjorë dhe anëtarë demokratë të Kongresit, të cilët thonë se ato përbëjnë vrasjen e civilëve, pasi SHBA-të nuk janë në një luftë të deklaruar dhe të autorizuar nga Kongresi me kartelet e drogës.
17 Shkurt, 19:21 -
Ekskluzive/ Ndryshimet e propozuara nga PS në Kodin e Procedurës Penale, KE për Report Tv: Po i monitorojmë! Kujdes me retorikën ndaj gjyqësorit, jo produktive
KE komenton ekskluzivisht për Report Tv ndryshimet që ka propozuar PS në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, përmes së cilit synohet që gjykatat të mos pezullojnë më nga detyra ministrat dhe 4 drejtuesve të institucioneve të tjera kushtetuese. KE thotë që çdo ndryshim duhet të jetë në përputhje me standartet e BE.
17 Shkurt, 18:55 -
Beogradi 'viktimizohet' në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë
Ndërsa Kosova festoi përvjetorin e 18, Zyra për Kosovën në qeverinë serbe sulmoi sërish shpalljen e 17 shkurtit, duke e cilësuar si “humbje për rendin juridik ndërkombëtar”.
17 Shkurt, 18:19 -
-
Punuan më shumë por fituan më pak, rënia e euros e dollarit goditi rëndë eksportuesit e bimëve mjekësore
Rënia e euros dhe dollarit vitet e fundit ka goditur rëndë sektorin e bimëve mjekësore. Shifrat e INSTAT tregojnë se në 2025-ën edhe pse sasia e eksportit të bimëve medicinale dhe aromatike u rrit me 322 tonë, fitimi i bizneseve u ul, për shkakun kryesor të zhvlerësimit të valutave të huaja përballë lekut.
17 Shkurt, 17:32 -
Artur Ajazi: Në kërkim të një lideri
Thellë brënda vetes, Berisha e kërkon një emër si pasues, apo dhe si shpëtim, nga situata ku gjendet sot PD. Vjedhja e votave apo dhe “manipulimi me banda dhe para i zgjedhjeve” ka rënë si argument i Partisë Demokratike edhe tek vetë nderkombetarët
17 Shkurt, 16:54 -
Siguria ushqimore/ Blushi në Komisionin e Shëndetësisë prezanton pr/ligjin e PL: Mbrojmë shëndetin publik nga produktet e kontaminuara që po helmojnë shqiptarët
Tedi Blushi ka paraqitur në Komisionin e Shëndetësisë një projektligj të propozuar nga Partia e Lirisë për sigurinë ushqimore. Sipas Blushit, ky projektligj synon mbrojtjen e qytetarëve nga produktet e kontaminuara.
17 Shkurt, 16:34 -
-
Referencat e hoteleve s'e ndalën evazionin, pushuesit nuk deklarohen! Vetëm 1 në 4 të huaj që erdhi në 2025-ën u akomodua në strukturat e regjistruara
Më pak se 25% e të huajve që erdhën në Shqipëri në 2025-ën u akomoduan në strukturat e regjistruara. Sipas INSTAT, nga mbi 12.4 milionë turistë në vitin e kaluar, vetëm 3 milionë vizitorë u akomoduan për të paktën një natë në strukturat tona akomoduese.
17 Shkurt, 16:29 -
Ekskluzive/ SPAK në ‘sitë’ Koncesionin e Laboratorëve, kontrolle e sekuestrime në disa kompani. Klodjan Allajbeu i ‘Amerikanit’ kërkon celularin në GJKKO (EMRAT)
Javët e fundit janë intensifikuar nga SPAK hetimet për Koncesionin e Laboratorëve, të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2019. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se SPAK ka ushtruar kontrolle te kompanitë koncesionare dhe te Spitali Amerikan e drejtues të tij. Kontroll personal i është ushtruar pronarit të ‘Amerikanit’ Klodjan Allajbeut, i cili kërkon kthimin e celularit në GJKKO.
17 Shkurt, 16:22 -
Kushtetuesja u jep të drejtë gjyqtarëve: Pagat u ulën! Kuvendi të bëjë rregullimin brenda korrikut, efektet nga 1 prilli 2023
Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, i dha të drejtë gjyqtarëve të cilët ishin ankuar se paga e tyre kishte pësuar një ulje me ndryshimet e bera nga qeveria në vitin 2023. Formula e aplikuar u shfuqizua, dhe gjykata i kërkon tani Parlamentit që të miratojë brenda muajit korrik, një tjetër skemë që do të garantonte rritje të pagës aktuale për magjistratët, duke përcaktuar se efektet e saj financiare do të duhet të nisin që nga prilli i vitit 2023
17 Shkurt, 16:17 -
Tregtia e mallrave në rënie! Në janar u eksportuan 4.5% më pak produkte shqiptare, thellohet kriza në sektorin fason
Viti nuk ka nisur i mbarë për tregtinë e mallrave. Instituti i Statistikave thotë se në janar u eksportuan mallra me vlerë 26,7 miliardë lekë (267 milionë euro) ose rreth 4.5% më pak se vitin e kaluar, kur në të njëjtin muaj iu shitëm tregjeve të huaja mallra me vlerë 30 miliardë lekë.
17 Shkurt, 15:52