-
-
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Shpëtime Pitakut, ish-gjyqtarja e Durrësit nuk justifikonte pasuritë
Vendimi i KPA është përfundimtar dhe vjen pas ankimimit që bëri ish-gjyqtarja e Durrësit. Në vitin 2015, Pitaku u kallëzua në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për dyshime për fshehje pasurie, por hetimi u mbyll pa rezultat.
17 Shkurt, 15:31 -
A do t’i ndalojë Gjermania rrjetet sociale për fëmijët?
Në Evropë, disa vende, përfshirë Danimarkën, Britaninë e Madhe, Francën dhe Spanjën, synojnë të ndjekin shembullin e Australisë. Komisioni i BE-së po shqyrton gjithashtu një ndalim të mediave sociale për fëmijët dhe adoleshentët dhe planifikon të marrë një vendim deri në verë.
17 Shkurt, 15:31 -
Blenë vota për PSD në zgjedhjet e 11 majit, GJKKO dënon dy kushërinjtë! Një prej tyre lirohet pasi përfundoi dënimin në paraburgim
Dy kushërinjtë Peposhi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë premtuar dhe dhënë para zgjedhësve në njësinë Administrative Ujmisht në Kukës në këmbim të votës për PSD-në e Tom Doshit.
17 Shkurt, 15:13 -
-
Siguria ushqimore, eksperti i bujqësisë Sharka: Produktet me pesticide, rënie e kërkesës në tregun rajonal! Pliku: Duhen laboratorë për kontroll në dogana
Siguria ushqimore në vendin tonë mbetet ende një temë mjaft e diskutuar. Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka thotë se produkteve tona iu është prishur imzazhi duke ulur kështu kërkesën në tregun rajonal.
17 Shkurt, 14:16 -
'Libri i Bardhë' i investitorëve të huaj vjen me nota kritike për Shqipërinë: Problem evazioni, mungesa e punëtorëve e ndryshimet e shpeshta të ligjit tatimor
Investitorët e huaj kanë listuar një sërë ankesash për klimën e biznesit në Shqipëri, duke filluar nga informaliteti, zhvlerësimi i valutave e deri tek ndryshimet e shpeshta ligjore. Në ‘Librin e Bardhë 2025-2029’, ata thonë se ekonomia shqiptare është në rritje por konkurrenca dhe mungesa e punonjësve janë sfida të mëdha.
17 Shkurt, 14:11 -
-
-
-
Masa që shtojnë rrezikun e ndotjes së ujërave, ‘emergjenca mjedisore’ që imponoi impiante private dhe u kthye në barrë për bizneset bregdetare
Trajtimi i ujërave urbane duhet të jetë funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar. Fragmentimi i tij në qindra impiante individuale rrit rrezikun e ndotjes së heshtur.
17 Shkurt, 12:54 -
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Taulant Balla me Endrit Thaçin dhe Ylli Limanin: Të gjithë shqiptarët në Prishtinë! (VIDEO)
Në postimin e tij të fundit në Facebook, kreu i grupit parlamamentar të Partisë Socialiste u shfaq në krah të Endrit Thaçit, djalit të Hashim Thaçit dhe këngëtarit Ylli Limani.
17 Shkurt, 12:49 -
-
-
I bëri presion mbështetësit të opozitës në zgjedhjet e 2023, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin
Prokuroria e Posaçme kërkon 1 vit e gjysmë burg për Majlinda Bufin, kryetaren e Bashkisë Roskovec për përdorim të funksionit për veprimtari politike ose zgjedhore. SPAK ka kërkuar 2 vite shërbim prove dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.
17 Shkurt, 12:13 -
-
Report TV shkon në Kosovë: Homazhe për familjen Jashari, parada e FSK dhe mijëra protestues për marshimin në Prishtinë për liderët e UÇK-së (VIDEO)
Kosova feston 18-vjetorin dhe dita e sotme parashikohet të jetë një axhendë e ngjeshur me aktivitete. Report TV ndodhet sot në Kosovë për të ndjekur gjithçka po ndodh dhe përcjellë zhvillimet në kohë reale dhe axhendën e aktiviteteve të ditës, ku vëmendja më e madhe është protesta në orën 14:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
17 Shkurt, 11:32 -
Porositi vrasjen e Ardit Spahiut nga Dubai, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan! 2 burgime përjetë e 58 vite për të akuzuarit e tjerë
2 burgime të përjetshme dhe 58 vite burg ka dhënë gjykata belge për vrasjen e shqiptarit Ardit Spahiu nëntorin e vitit 2020. Urdhëruesi i atentatit Franc Çopja është dënuar me 25 vite burg. Spahiu u vra nga atentati mafioz për larje hesapesh me trafikantëve të drogës.
17 Shkurt, 11:12 -
Banka e Shqipërisë ekspozitë për 1 shekull ‘lekë’ në Kosovë! Sejko: Kjo është historia e një populli
Banka e Shqipërisë ka hapur ekspozitën për historinë e monedhës shqiptare në një shekull. Ekspozita në ambientet e Bankës së Kosovës do të jetë e hapur deri më 20 shkurt, dhe sipas Gent Sejkos nuk është vetëm një përvojë muzeale por dëshmon historinë në ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar.
17 Shkurt, 11:03 -
-