-
-
-
Punimet në aksin Librazhd-Korçë pas shembjes së masivit shkëmbor, rruga do bllokohet deri më 5 shkurt! Ja intervalet kohore
Policia ka njoftuar se duke filluar nga sot deri më datë 5 shkurt gjatë intervaleve 22:00-05:00, aksi Librazhd-Korçë bllokohet përkohësisht. Do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.
3 Shkurt, 15:03 -
-
-
Jo atentat për gjakmarrje! Në berberhane përplasje me armë. Nikulaj dhe polici qëlluan të parët, Ndokët breshëri në zmbrapsje
Bie pista e gjakmarrjes për Nikulajt. Në berberhanen në Rrilë të Lezhës pati përplasje me armë. Të afërm të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, shkuan të dhunojnë Merando Nikulajn pas një sherri mes tyre vjet në Kune. I riu i Nikulajve i priti me armë, qëlloi edhe polici në berberhane. Sipas burimeve, Ndokët qëlluan me breshëri teksa iu zmbrapsën sulmit nga brenda berberhanes.
3 Shkurt, 14:59 -
Miroslav Lajçak i përfshirë në dosjen 'Epstein', BE: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi nuk preket nga zhvillime të tilla
BE thotë se përmendja e emrit të Miroslav Lajçakut nuk e kompromenton procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Lajçak ka shërbyer si i dërguari i BE për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve, nga viti 2020 deri në 2025.
3 Shkurt, 14:50 -
Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla!
Mesazhet, të përfshira në dokumentet e sapo publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, tregojnë biseda mes Epstein dhe Lajçak ku bëhen batuta për gra të ndryshme ndërsa tema e bisedës përfshin edhe takimet e Lajcak si ministër i Jashtëm me homologun rus Sergey Lavrov.
3 Shkurt, 14:49 -
Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, nën hetim detektivja private dhe i afërmi i tij
Një detektive private është vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka tentuar që të heqë një përgjues në banesën e familjarëve të Erjon Llapushit në Pogradec, i cili është dënuar në mungesë me 17 vite burg për vrasjen e kamerierit Gazment Kurmaku.
3 Shkurt, 14:45 -
Bashkëpunimi Kroaci-Shqipëri-Kosovë në fushën e mbrojtjes, mbahet takimi trepalësh në nivel drejtorësh
Kroacia, Shqipëria dhe Kosova zhvilluan një takim trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve. Takimi përbën një nga veprimet në kuadër të zbatimit të fushave të bashkëpunimit të dakordësuara ndërmjet palëve.
3 Shkurt, 14:32 -
-
-
120 makina luksoze, vila të shtrenjta dhe një skemë mashtrimi, imami sheik nga Kosova dënohet në Zvicër
Një “imam sheik”nga Kosova jetoi në luks në Zyrih dhe Aargau duke përdorur fonde të përvetësuara nga kompanitë. Vila, makina luksoze dhe një sistem kriminal me kompani guackë. Gjykata zvicerane e dënoi 57-vjeçarin me burg dhe dëbim nga vendi, ndërsa disa të pandehur të tjerë, përfshirë familjarë të tij, i shpalli të pafajshëm.
3 Shkurt, 14:15 -
-
-
-
Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, Kapiteneria e Portit: Mos dilni në det të hapur!
Nga pasditja e së martës, deti në Vlorë do të bëhet i rrezikshëm dhe dalja në lundrim ndalohet. Për shkak të motit të keq, dallgët pritet të arrijnë nga 3.5 deri në 6.5 metra, duke e bërë lundrimin të rrezikshëm, sidomos për mjetet e vogla.
3 Shkurt, 13:29 -
-
Pse Trump është i fiksuar pas TikTok-ut: Manipulimi, profilizimi dhe kërcënimet, “përdredhja autoritare” e rrjeteve sociale përballë zgjedhjeve të ardhshme!
Ata që komentojnë në rrjetet sociale të Shtëpisë së Bardhë, duhet të tregohen të kujdesshëm. Veçanërisht ata që preferojnë të ‘kapin’ gënjeshtrat, sepse tani kërcënohen se do të përjashtohen nga platforma. Dhe në TikTokun e ri amerikan, që së fundmi ka ndryshuar pronësi duke përfunduar në duar pro-trumpiane, tashmë është e pamundur që të përdoren disa shprehje. Çfarë po ndodh? Dhe çfarë ka shkuar keq tashmë?
3 Shkurt, 13:11 -
Gonxhja për vizionin 2026: Rritje të cilësisë së shërbimit, turizëm gjithëvjetor, investime në infrastrukturën kulturore
Gonxhja tha se fokusi kryesor është kalimi përtej tavaneve të buxhetit. Ministri vuri theksin te menaxhimi dhe rritja e shërbimeve si vizion për vitin 2026. Ministri tha se në nivel institucional do të ketë riorganizim, ndërsa priten investime në infrastrukturën kulturore.
3 Shkurt, 12:46 -