-
Refuzoi kontrollin dhe tentoi t’i largohej policisë, arrestohet në Dibër 42 vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt në pikën e kalimit kufitar të Bllatës në Dibër, kur personi me inicialet G.K refuzoi kontrollin e policisë dhe tentoi të largohej duke i dhënë gaz makinës e vënë në rrezik jetën e efektivëve.
3 Shkurt, 12:25 -
-
Blushi-ministrit të Drejtësisë: Meta trajtohet në mënyrë çnjerëzore! Lamallari: Raporti i Avokatit të Popullit është i qartë, ai trajtohet njësoj me të paraburgosurit e tjerë
Blushi thotë se Ilir Meta po trajtohet në paraburgim në mënyrë çnjerëzore. Ministri Lamallari iu përgjigj interesit të Blushit duke thënë se Ilir Meta në paraburgim, trajtohet me të njëjtat kushte si të gjithë të paraburgosurit e tjerë.
3 Shkurt, 12:05 -
Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it! Elitat globale kapeshin në kurth përmes vajzave ruse
Lidhjet e ngritura nga Jeffrey Epstein po interpretohen tani si pjesë e një operacioni të avancuar spiunazhi, ndër më të sofistikuarit e dekadave të fundit. Një sistem i ndërtuar me kujdes, që shfrytëzonte metodën klasike të shërbimeve ruse të inteligjencës: komprometimin e figurave me peshë përmes situatave intime dhe përdorimin e këtyre materialeve për kontroll afatgjatë.
3 Shkurt, 11:50 -
‘Grabiti tokat’, banorët vijojnë protestat kundër resortit të Ulajt në Velipojë! Bllokojnë rrugën dhe futen në kantier, 25 të shoqëruar (VIDEO)
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll të Velipojës, vijojnë ditën e dytë të protestave kundër ndërtimit të resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’ e Bashkim Ulajt. Ata akuzojnë biznesmenin se u ka grabitur pronat dhe sot kanë shkuar të bllokojnë punën e fadromave.
3 Shkurt, 11:32 -
Vrasja e Dorian Shkozës, dëshmon Henrik Hoxhaj: Ma kërkoi Nuredin Dumani, për 70 mijë euro! Ishte me makinë pas meje kur ndodhi ekzekutimi
Henrik Hoxhaj tha se Nuredin Dumani i kërkoi të vriste Dorian Shkozën në Durrës. Për vrasjen, Hoxha tha se pagesa ishte 70 mijë euro, ku gjysmën e parave e mori shoferi i cili e shoqëroi me makinë për të kryer atentatin.
3 Shkurt, 11:22 -
-
-
-
-
Gënjeu për prejardhjen dhe veprat penale, hajdutja shqiptare i shpëton deportimit nga Britania duke ia hedhur fajin burrit
Fatmire Isaku aplikoi tri herë për natyralizim, por aplikimet iu refuzuan sepse nuk kishte deklaruar precedentët penalë të veprës së grabitjes. Gjithashtu ajo tha se ishte lindur në vitin 1958 në Prishtinë për të marrë mbrojtje në territorin britanik, kur në të vërtetë kishte lindur në Tiranë më 1952. Në vitin 2012, mori nënshtetësinë, por iu hoq pas zbulimit të mashtrimit. Tani gjykata ka vendosur në favor të saj.
3 Shkurt, 10:23 -
-
Elon Musk shkrin kompanitë, bashkohen SpaceX dhe xAI! Synimi i miliarderit, një motor inovacioni
SpaceX i Elon Musk po merr nën kontroll start up-in e tij të inteligjencës artificiale. Musk tha se kombinimi do të formonte një “motor inovacioni” që do të sillte nën një çati të vetme AI-në, raketat, internetin hapësinor dhe median.
3 Shkurt, 09:51 -
KPA konfirmon në detyrë Aulona Bodon si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, shuhet ëndrra për t’u emëruar gjyqtare
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila kishte konfirmuar Aulona Bodon, në detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë.
3 Shkurt, 09:44 -
-
Trump vazhdon betejën me Universitetin e Harvardit, kërkon 1 miliardë dollarë dëmshpërblim
Donald Trump ka njoftuar se do të kërkojë 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për shkelje ligjore dhe për dështim në përballimin e antisemitizmit, akuza që universiteti i mohon. Përplasja vjen pas ngrirjes së miliarda dollarëve fondesh federale, të cilat një gjykatë federale i riktheu duke vendosur se administrata kishte shkelur lirinë e shprehjes së universitetit.
3 Shkurt, 09:25 -
-
-
Bill dhe Hillary Clinton ndryshojnë mendje, pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein!
Bill dhe Hillary Clinton kanë pranuar të dëshmojnë para Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit në hetimin për Jeffrey Epstein, pas muajsh rezistence. Ata mohojnë çdo përfshirje në krimet e Epsteinit dhe thonë se kanë dhënë tashmë gjithë informacionin e kufizuar që posedonin, duke e quajtur hetimin të motivuar politikisht.
3 Shkurt, 09:01 -
-
Valentino dhe stërnipi i rremë Oscar Garavani, deklarata e familjes: Asnjë lidhje farefisnore, është shpikur një vëlla që s’ka ekzistuar kurrë
Stilist dhe model, i pranishëm në funeral. Deklaratat e vitit 2020, artikujt në shtyp dhe premtimi (i pambajtur) për të paraqitur provat. “Gjyshi im ishte vëllai i tij”, thotë ai, por Valentino kishte vetëm një motër. Corriere della Sera ka publikuar edhe telefonatën me stërnipin e rremë të stilistit të ndjerë.
3 Shkurt, 08:44