-
Matura shtetërore, nis aplikimi për lëndët me zgjedhje! Forcohen kontrollet për maturantët në provimet e lirimit, penalitete përgjegjësve
26 mijë maturantët e këtij vitit shkollor do të kenë mundësi nga sot të regjistrohen për lëndën me zgjedhje të matyrës shtetërore. Provimet parashikohen të nisin në fillin të qershorit, ndërsa për Report Tv drejtuesja e komitetit të Maturës, zv. ministrja Osmani tregon rregullat e reja të këtij viti, të cilat sipas saj do të jenë më të forta.
2 Shkurt, 18:00 -
SHBA/ Shënohet viktima e parë nga një armë neurologjike me valë, e përdorur kundër 200 zyrtarëve amerikanë
Bëhet fjalë për një teknologji të re, e përdorur deri tani vetëm nga shërbimet sekrete armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, e bazuar në impulse valësh që dëmtojnë rëndë trurin dhe shkaktojnë të ashtuquajturën “sindroma e Havanës”.
2 Shkurt, 17:25 -
Dosja Epstein/ Trafik organesh nga Maqedonia drejt SHBA-së! Trutë e 1000 personave u trafikuan për eksperimente shkencore
Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein zbulojnë disa fakte për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias në prokurimin dhe eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia për eksperimente shkencore
2 Shkurt, 17:22 -
Ekskluzive/ ‘Pa Gjurmë’ gjen çiftin e dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës! Nëna sheh mes lotësh foton e vajzës
Në një moment kyç të emisionit, u prezantua fotografia e vajzës së çiftit nga Llakatundi i Vlorës, e cila dyshohej se mund të ishte Bleona Mata. Nëna e pa për herë të parë imazhin, por theksoi se tiparet nuk përputheshin plotësisht.
2 Shkurt, 17:18 -
Italia përshpejton paketën e sigurisë pas përplasjeve të dhunshme në Torino, Meloni: Goditja me çekiç e policit ishte tentativë vrasjeje!
Pas përplasjeve të dhunshme të fundjavës në Torino, ku mbi 100 efektivë mbetën të plagosur dhe një polic u godit me çekiç, qeveria italiane ka vendosur të përshpejtojë paketën e sigurisë. Kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi sulmin si “tentativë vrasjeje” dhe paralajmëroi masa më të forta.
2 Shkurt, 17:18 -
Donald Trump bie në sondazhe dhe në Teksas republikanët humbasin të gjitha zgjedhjet
Në Shtetet e Bashkuara nuk po shfaqet thjesht një opozitë politike më e fortë, por një reagim qytetar që synon të vendosë kufij të qartë ndaj pushtetit. Qindra mijëra njerëz kanë marshuar për të protestuar kundër dhunës së ICE-s, pavarësisht temperaturave ekstreme. Në Nju Jork termometri shënonte –10 gradë, ndërsa në Minneapolis –17.
2 Shkurt, 17:14 -
Protestat kundër Trump sjellin ndryshimin simbolik para Lojërave Olimpike Dimërore në Milano
Një vendim i administratës së president Donald Trump për praninë e agjentëve amerikanë në Milano ka ndezur protesta dhe ka sjellë një ndryshim të papritur vetëm pak ditë para Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen nga data 6 deri më 22 shkurt.
2 Shkurt, 17:02 -
-
-
Bujar Leskaj kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë
Anëtarët e opozitës munguan në komisionin e posaçëm parlamentar “Për reformën administrativo- territoriale në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa kundër kësaj lëvizjeje ka dalë deputeti Bujar Leskaj.
2 Shkurt, 16:03 -
Kush po përfiton nga ekspozimi i dosjes Epstein? Gjoni për Report TV: Po goditet kredibiliteti i Perëndimit!
Në një intervistë për emisionin Bota Report në Report TV, ish-deputeti tha se ekspozimi i dokumenteve të dosjes Jeffrey Epstein ka një qëllim denigrues dhe synon të ulë besimin ndaj politikës perëndimore. Sipas tij, fakti që përmenden emra të njohur nuk është i çuditshëm, pasi Epstein kishte arritur të depërtonte në rrethe shumë të larta politike dhe ekonomike.
2 Shkurt, 16:02 -
Trafiku në Tiranë/ Eksperti: I shkakton shoqërisë mbi 2.2 mld € humbje në vit! Nevojitet metro! Duhet ndërhyrë me vepra madhore te ish-‘Sheshi Shqiponja’ dhe ’21-dhjetori’
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, inxhinieri dhe eksperti rrugor Mamir Hodo dha disa sugjerime që, sipas tij, nëse zbatohen nga shteti, trafiku i orëve të gjata dhe autokolonave kilometrike do të ulet.
2 Shkurt, 15:57 -
'Mund të jemi vendi i parë në Evropë', presidenti serb: Do mbrojmë vendin me robotë të armatosur, do na ndihmojë Kina
Gjatë një deklarate Vuçiç tha sot se vendi do të prezantojë mijëra robotë të armatosur në paradën e ardhshme ushtarake, pasi prodhimi i tyre do të fillojë që këtë vit.
2 Shkurt, 15:53 -
Bleu karburant me dollarë falso, ndalohet 24-vjeçari në Durrës
Një 24-vjeçar nga Tirana u ndalua në Durrës pasi dyshohet se ka blerë karburant me dy kartëmonedha 100 dollarëshe të dyshuara false, në një pikë karburanti në rrugën “Egnatia”. Ngjarja ka ndodhur më 24 janar 2026 dhe kartëmonedhat janë sekuestruar nga policia.
2 Shkurt, 15:31 -
Atentati në Lezhë/ Në shënjestër djali dhe nipi i Ardian Nikulajt! Në kërkim 3 autorët, anëtarë të fisit Ndoka! Ndalohet polici që iu përgjigj me armë (EMRAT)
Detaje të reja nga atentati mbrëmjen e së dielës në Rrilë të Lezhës. Berberi, u plagos aksidentalisht. Shënjestër ishin djemtë e fisit Nikulaj. Nipi i Ardian Nikualtj, biznesmenit të vrarë në 2023-shin në Shëngjin, u plagos në këmbë por u arratis pa gjurmë. Në berberhane edhe djali i Ardianit, ende nuk dihet nëse policia e ka gjetur për ta pyetur. Një polic civil te berberi parandaloi tragjedinë, qëlloi 10 herë me armën e shërbimit ndaj autorëve: Ndërhyra t'i neutralizoj, nuk i njoha.
2 Shkurt, 15:05 -
Radhë dhe vonesa në aeroporte! BE shtyn zbatimin e sistemit të ri të kontrollit biometrik në shtator
Sistemi i ri i kontrollit kufitar, që përdor të dhëna biometrike, nisi të zbatohej në tetor 2025 dhe po shtrihet gradualisht në aeroporte dhe porte të BE-së. Por faza e parë ka sjellë probleme serioze, me vonesa të gjata për pasagjerët e avionëve, trageteve dhe tunelit që lidh Europën me Mbretërinë e Bashkuar
2 Shkurt, 14:31 -
-
Izraeli hap pikën e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjiptit, Kallas: Hap pozitiv për paqen, BE do të monitorojë në terren
Kaja Kallas ka mirëpritur rihapjen e pikës kufitare Rafah midis Gazës dhe Egjiptit dhe e ka cilësuar si hap konkret dhe pozitiv për paqen. Kallas deklaroi se misioni civil i BE-së është në terren për të monitoruar operacionet e kalimit.
2 Shkurt, 14:12 -
-
2026-ta nis me pritshmëri optimiste! Rritet besimi në ekonomi, edhe pse qytetarët janë skeptik
Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në janar u rrit me 4.2%, ndikuar nga sektorët e ekonomisë si industria, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm.
2 Shkurt, 14:05 -
Presidenti amerikan kërcënon me padi prezantuesin e Grammy Awards, Trump: Trevor Noah është dështak!
Pak pas përfundimit të ceremonisë, Trump përqendroi sulmet e tij kryesisht te moderatori Trevor Noah duke e quajtur “dështak total”, duke thënë se duhej të ishte kontrolluar përpara se të bënte batuta me të.
2 Shkurt, 14:05