-
U përmend në dosjen 'Epstein', Elon Musk: E dija që emri im do njollosej, nuk kam qenë kurrë në festat e tij
Elon Musk shprehet se askush nuk ka luftuar më shumë se ai për publikimin e plotë të dosjeve të Epstein dhe ndjekjen penale të atyre që abuzuan me fëmijët. Musk shtoi se e dinin se emri i tij do të njollosej, pavarësisht se nuk ka qenë i pranishëm në festat e Jeffrey Epstein, apo të kishte shkelur në ishullin e tij.
2 Shkurt, 13:28 -
Pas skandalit që tronditi Greqinë, Mitsotakis kërkon heqjen e imunitetit të ministrave dhe fundin e punës 'përjetë' në shtet!
Lëvizja e Mitsotakis vjen pas skandalit të korrupsionit që prek disa fermerë, të cilët me ndihmën e punonjësve shtetërorë, dyshohet se kanë mashtruar për pronësinë e tokës për të përfituar subvencione. Çështja u zbulua nga prokurorët e Bashkimit Europian në vitin 2025 dhe aktualisht po shqyrtohet nga parlamenti grek.
2 Shkurt, 13:25 -
Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%
Kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% secila. Një shishe ujë 0.5 litër tani është barazuar me kafenë ose në disa raste është edhe më shtrenjtë. Një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet ka shkuar në 120 lekë. Rritja e çmimit të kafesë dhe ujit më shumë e ka çuar faturën për të dyja bashkë nga 170 lekë mesatarisht në 220-240 lekë.
2 Shkurt, 13:20 -
Bashkim Ulaj rikthen fadromat për ndërtimin e resortit luksoz në Velipojë, banorët në protestë: Na ka grabitur pronat, do bllokojmë rrugën
Në Velipojë, aty ku Bashkim Ulaj ka marrë lejen për të ndërtuar resortin turistik janë rikthyer protestat. Banorët pretendojnë se biznemeni u ka grabitur tokat, ndaj kërkojnë të ndalojnë punimet derisa të shprehet gjykata.
2 Shkurt, 13:04 -
Trump kërcënon Europën (dhe Italinë) me barnat jetike: Paguani më shumë ose ndalojmë furnizimin!
Një monolog i pazakontë i president Donald Trump në Davos ka ngritur pikëpyetje për çmimet e barnave. Mesazhi është i drejtpërdrejtë: Europa dhe Italia duhet të paguajnë më shumë, ndryshe rrezikojnë furnizimin me ilaçe jetike.
2 Shkurt, 12:53 -
Deutsche Welle: A është Trump më popullor nga sa sugjerojnë sondazhet?
Viti i parë i Donald Trump në detyrë është karakterizuar nga shkurtime buxhetore, polemika e pak kufizime nga Kongresi. Sondazhet tregojnë se niveli i miratimit pë të është afër rekordit më të ulët të të gjitha kohërave.
2 Shkurt, 12:25 -
-
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë s’merr vendime, 6 anëtarëve u mbaron mandati! Nisin dëgjesat me kandidatët
Gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka mbaruar mandati, për pasojë këshilli nuk mund të marrë asnjë vendim derisa të plotësohet bordi me anëtarët e rinj. Ndërkohë Komisioni i Ekonomisë nisi dëgjesat me kandidatët e vetofruar për të plotësuar vakancat në Këshillin Mbikëqyrës.
2 Shkurt, 12:19 -
-
Partia e Lirisë kritikon cilësinë e arsimit në vend, Erisa Xhixho: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në rajon!
Erisa Xhixho, zv.presidentja e Partia e Lirisë, reagoi publikisht për situatën në arsim, duke kritikuar faktin se, pavarësisht premtimeve për rritje historike sipas saj mbi 11 mijë mësues janë përballur me ulje page që variojnë nga 2 mijë deri në 6 mijë lekë të reja.
2 Shkurt, 12:06 -
Tatimet, kontroll në Vlorë dhe Sarandë! Zbulohen agjenci imobilare dhe kompani ndërtimi me një nipt të vetëm, mosdeklarime të punonjësve në sistemin tatimor
Nga aksioni në këto dy qytete, janë identifikuar agjenci imobiliare dhe kompani ndërtimi të regjistruara, të cilat operojnë me një nipt të vetëm. Shkelje të tjera janë vërejtur me mosdeklarimin e punonjësve të ndërtimit në sistemin tatimor
2 Shkurt, 10:59 -
‘Epstein’, ish-ministri Mandelson largohet nga Partia Laburiste: Shmang turpin politik
Ish-ministri britanik Lord Mandelson dha dorëheqjen nga anëtarësia e Partisë Laburiste, pas publikimit të dokumenteve të dosjes Epstein. Në dosje thuhet se Epstein ka kryer tre pagesa prej 25 mijë dollarësh për Mandelson në vitet 2003–2004. Ai i ka mohuar këto pretendime, ndërsa tha se vendos të dorëhiqet, për të mos i shkaktuar më shumë dëm politik partisë.
2 Shkurt, 10:57 -
Interesat e kredisë konsumatore ranë përsëri në gjysmën e dytë të 2025
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 70.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.
2 Shkurt, 10:50 -
FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.
2 Shkurt, 10:44 -
Kadastra e Vlorës mbyllet përfundimisht dhe zhvendoset në kryeqytet, punonjësit që protestuan transferohen në Tiranë e Fier
Zyrat e Kadastrës në Vlorë janë mbyllur përfundimisht. E gjithë drejtoria është zhvendosur në Tiranë ndërsa një pjesë e stafit është transferuar në kryeqytet dhe një pjesë në Fier. Shërbimi do u ofrohet qytetarëve online.
2 Shkurt, 10:39 -
-
Seanca paraprake në GJKKO/ Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares dhe u largua nga salla: Po më mohohet mbrojtja! Më 9 shkurt jepet vendimi
Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në paraburgimin e Durrësit, ndaj nuk pati më shumë kohë të konsultonte me kryebashkiakun aktet hetimore. Veliaj është larguar nga seanca me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues.
2 Shkurt, 09:47 -
-
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily, Rama: shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes!
Mozaiku i Tiranës ka hyrë në garë për një nga çmimet më të rëndësishme të arkitekturës në botë. Projekti është nominuar nga ArchDaily për “Ndërtesa e Vitit 2026”. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe Kryeministri Edi Rama, sipas të cilëve,se ky nominim e pozicionin kryeqytetin në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes.
2 Shkurt, 09:23 -
Nis plotësimi i formularit A1 për Maturën Shtetërore 2026, nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje! Dy data në dispozicion për formularin A1Z
Nga sot ka nisur procesi i plotësimit të formularit A1, përmes të cilit nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026. Për maturantët e viteve të mëparshme, aplikimi me formularin A1Z do të zhvillohet në datat 10–11 shkurt,
2 Shkurt, 09:13 -