-
-
Kontrolle në burgun e Drenovës, i gjendet telefon dhe kanabis Xhensi Lipos! I dënuar me 19 vite burg për vrasje, dyshohet se celulari i përket Laert Haxhiut
Prokuroria po heton se si janë futur sendet, kush i ka futur në ambientet e burgut si dhe në rast se janë apo jo të Xhensi Lipos. Ky nuk është rasti i parë që këtij të dënuari i gjenden telefona në ambientet e burgut pasi edhe në fund të muajit qershor u sekuestruan 4 telefona që i përkisnin Haxhiut.
29 Shtator, 13:45 -
-
-
-
Gjyqi për vrasësin Ruben Saraiva/ Dëshmojnë në gjykatë familjarët e Edmond Haxhisë, porositi vrasjen e biznesmenit! Shtyhet për në tetor seanca
Ruben Saraiva akuzohet si i pajtuar nga Edmond Haxhia për të ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin. Seanca e radhës është shtyrë për tu mbajtur përsëri më datë 7 tetor.
29 Shtator, 12:57 -
U përfshi në aksident, gruaja e profesorit italian të burgosur në Shqipëri: Michele po shkatërrohet në qelinë e tij! Tani qeveria duhet ta sjellë në shtëpi
Profesori italian Michele D’Angelo, i izoluar prej gati dy muajsh në burgun e Fierit pas një aksidenti rrugor ku humbi jetën një 16-vjeçar, përmes partneres së tij apelon për lirinë e tij. Bashkëshortja, Vanessa Castelli, i kërkon kryeministres italiane Meloni dhe institucioneve të Romës ndërhyrje për transferimin e procesit në Itali.
29 Shtator, 12:25 -
-
Elbasan/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, 37-vjeçari dyshohet se konsumoi lëndë narkotike në momentin e ndalimit, përfundon në spital (Emri)
Një 37-vjeçar i cili është ndaluar nga policia Rrugore e Elbasanit, pasi lëvizte me një automjet xhama të zinj, ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë narkotike në momentin e ndalimit nga efektivët.
29 Shtator, 12:05 -
-
Noteres i sekuestrohet 3 mln € pasuri, edhe vila te ‘Rolling Hills’! U ‘dogj’ pasi denoncoi tentativën për t'i vjedhur 'G Class'-in (VIDEO)
Prokuroria e Tiranës sekuestroi 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare, me vlerë 200 mijë euro, në pronësi të noteres Sanja Telhallari, mes të cilave një vilë luksoze në “Rolling Hills”. Dyshohet se të ardhurat i ka përftuar nga aktiviteti kriminal i bashkëshortit Klodian Porja, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
29 Shtator, 12:02 -
Ekskluzive/ Pensionet do të indeksohen me 2.5%, vendimi zbatohet nga 1 tetori! Pensionet urbane rriten me 490 lekë mesatarisht, ruralet +296 lekë
Nga muaji tetor nis indeksimi i pensioneve që sipas vendimit të qeverisë këtë vit do të jetë me 2.5%. Sipas vendimit të botuar këtë të hënë në fletoren zyrtare, pensionet urbane do të jenë 490 lekë në muaj më të larta, ndërsa ato rurale me 296 lekë.
29 Shtator, 11:37 -
Morinë/ Dy të rinjtë nga Berati tentojnë të trafikojnë minorenen nga Durrësi në Kosovë, arrestohen nga policia (EMRAT)
Report Tv mëson se në pranga ka rënë i riu Eldi Guri, i cili ishte drejtuesi i automjetit që ndaloi policia. Po ashtu është arrestuar edhe pasagjeri Aleandro Keli, për moskallëzim të krimit
29 Shtator, 11:36 -
-
Akuzohet se i mori 8 mijë euro një klientit italian/ Apeli i GJKKO i heq masën e sigurisë avokatit Besart Logu, por i ndalon të ushtrojë profesionin
Në 10 shtator të këtij viti, ndaj avokatit Besart Logu, u vendos masë sigurie ‘arrest në shtëpi’ nga GJKKO, pasi akuzohet nga SPAK se i mori 8 mijë euro një një klienti italian me qëllim për të ndikuar mbi organet e drejtësisë për çështjen e tij.
29 Shtator, 11:13 -
-
Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë në Tiranë, Rama: Të ndërtojmë një brez novatorësh që do çojë përpara industrinë, ekonominë dhe qeverisjen (VIDEO)
Rama tha fuqizimi i AI është shtyllë themelore e qeverisjes dhe përparësi për Shqipërinë 2030. Ai theksoi investimet në arsim do t’u mundësojë të rinjve të studiojnë teknologjinë e së ardhmes brenda dekadës që vjen në Shqipëri. Edhe Diella ‘foli’ duke thënë se AI dhe nanoteknologjia së bashku arrijnë aty ku njerëzimi ka shkuar me imagjinatë.
29 Shtator, 10:36 -
-
Misteri i vrasjes së italianit, burime: U qëllua me një plumb në këmbë, jo me çifte! Gruaja e tij ortake me Braçët te ‘Salaria Gaz’
Autoritet nuk kanë bërë publik asnjë rezultat nga autopsia për vrasjen e Edoardo Sarchit në Tepelenë. Burimet i thanë Report Tv se plaga e Sarchit në këmbë u shkaktua nga një plumb me armë zjarri, por nuk dihet distanca nga e cila është qëlluar. Dinamika e ngjarjes ende e paqartë. Në vendin e ngjarjes u gjetën vetëm 2 çifte.
29 Shtator, 10:20 -
Pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit, Eduart Merkaj emërohet drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore
Merkaj ka drejtuar edhe me herët kur AMP ishte e emëruar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë Drejtor i Policisë Kriminale dhe Kufirit e Migracionit deri në vitin 2022, në DPPSH.
29 Shtator, 10:08 -
