-
Hetimet për skandalin 'Qatargate', Parlamenti Evropian i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Moretti dyshohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim korrupsionin. Megjithatë, eurodeputetja thekson se “nuk më atribuohet asnjë kalim parash. Nuk kam marrë kurrë përfitime, dhurata apo avantazhe nga askush, e aq më pak nga Maroku apo Katari”.
16 Dhjetor 2025, 21:15 -
Automjetet, BE-ja bën hap pas: Mbeten motorët me naftë dhe benzinë, stimuj për makinat elektrike të prodhuara në Evropë
Ndalimi i plotë i prodhimit të makinave të reja me benzinë dhe naftë nga viti 2035, i parashikuar fillimisht, zëvendësohet kështu me një qasje më fleksibile. Një qasje që shkon në drejtimin e kërkuar nga prodhuesit dhe nga shumë shtete anëtare, duke filluar nga Italia.
16 Dhjetor 2025, 20:29 -
-
KPA ndryshon vendimin e KPK-së, shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit Gëzim Çopa
Gëzim Çopa filloi punë si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2005 dhe më pas në vitet 2009-2014 punoi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI në detyrën e ndihmës inspektorit dhe më pas si sekretar i Përgjithshëm.
16 Dhjetor 2025, 18:20 -
-
-
Për herë të parë në 2026, familje kujdestarie për fëmijët pa prindër, me pagesë nga shteti
Për herë të parë, duke nisur nga viti i ardhshëm në Shqipëri do të hyjë në zbatim ligji për Kujdestarinë alternative. Familjet që do të plotësojnë kriteret, do të trajnohen dhe të marrin licencë për të marrë nën kujdestari të mitur në risk, apo me aftësi të kufizuara.
16 Dhjetor 2025, 16:55 -
Banka e Shqipërisë mbledh Komitetin Kombëtar të Sistemit të Pagesave, zv.guvernatorja: Digjitalizimi i pagesave, kyç për një ekonomi konkurruese
Aktiviteti u hap nga Zëvendësguvernatorja Minxhozi, e cila theksoi rolin kritik që po merr Komiteti Kombëtar i Pagesave për të garantuar që transformimet teknologjike të një ekonomie që po digjitalizohet me ritme të shpejta të ecin në të njëjtin hap me zhvillimet rregullatore.
16 Dhjetor 2025, 16:22 -
Trump dhe miliardat pas paqes, nga nafta Lukoil te termocentrali, çfarë dëshiron ai për 'oligarkët e tij'
Në të dyja këto fronte, interesat e një numri investitorësh të mëdhenj amerikanë, në bashkëpunim të ngushtë me Shtëpinë e Bardhë dhe në koordinim me Kremlinin, po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
16 Dhjetor 2025, 16:08 -
Vuçiç: Me tërheqjen e Kushnerit, Serbia humbi 750 milionë euro investime
Bazuar në atë dokumentacion, Ministrisë së Kulturës, e cila udhëhiqet nga Sellakoviq nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe, i është dorëzuar një iniciativë për miratimin e vendimit për heqjen e statusit të pronësisë kulturore ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.
16 Dhjetor 2025, 15:53 -
-
Ndahen çmimet “Vangjush Gambeta”, gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku vlerësohet me ‘raportimi më i mirë ekonomik’ për thellimin mbi bllokimin e fondeve IPARD
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë paraditen e kësaj të marte çmimet për gazetarinë për vitin 2025. Report Tv me gazetaren Eliza Gjediku u vlerësua për raportimin ekonomik më të mirë të vitit, ndërsa vlerësim të veçantë mes emocionesh morën Sajmir Demi dhe Artur Zheji, të cilën u ndanë nga jeta gjatë këtij viti.
16 Dhjetor 2025, 15:42 -
Fondet IPARD, Blushi kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: 112 mln euro në vit i janë bllokuar fermerëve, çfarë masash ka marrë qeveria?
Kërkesa e Blushit për interpelancë lidhet me bllokimin e fondeve të IPARD, konkretisht 112 milion euro në vit, për fermerët nga Bashkimi Evropian, fonde këto të projektuara për mbështetjen e vendeve kandidate.
16 Dhjetor 2025, 15:32 -
I arrestuar 15 vite më parë për kondrabandë cigaresh nga SHBA, kush është shqiptari në dosjet voluminoze të drogës në Ekuador
Hetimi nxori në pah zinxhirin e sofistikuar të furnizimit të grupit, i cili vepronte si një rrjet importi dhe shpërndarjeje në shkallë industriale. Banda nuk kufizohej vetëm në një aktivitet të vetëm droge ose të paligjshëm, por lista e akuzave përfshinte trafik droge, trafik armësh, kontrabandë cigaresh dhe pastrim parash.
16 Dhjetor 2025, 15:17 -
Kushtetuesja e ktheu në detyrë, SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut: Në hetim për 8 tenderë! Këshilli i Mandateve mblidhet të premten (DOKUMENTI i firmosur nga Dumani)
Belinda Balluku është e pandehur për tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe, projekt për të cilin janë prokuruar 450 milione euro. Kërkesa e SPAK i kalon Këshillit të Mandateve.
16 Dhjetor 2025, 15:00 -
Miratohet buxheti i bashkisë së Lezhës, 25.4 miliard lekë për 2026-ën! Ndreu: Më shumë se gjysma shkon për investime në rrugë
Lezha miratoi buxhetin e 2026-es në këshillin bashkiak me shumica votash, ku më shumë se gjysma e parave do të shkojnë për investime në rrugë dhe turizëm
16 Dhjetor 2025, 14:59 -
-
Hiqeshin sikur jepnin makina me qira online dhe u merrnin para qytetarëve, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq katër persona
Për të kontaktuar me personat të cilët shfaqnin interes për marrjen e këtyre automjeteve me qira ata përdornin një numër telefoni të regjistruar në emër të një personi të tretë dhe pasi kanë marrë pagesat nga personat që kanë rezervuar automjetet, të pandehurit nuk ju kanë dërguar në destinacionin e kërkuar automjetet.
16 Dhjetor 2025, 14:26 -
Gjoba 120 milionë euro e ‘Bankers’ fut në krizë sektorin e naftës! Punëtorët e kompanisë nënkontraktore në protestë: S’kemi marrë pagat e nëntorit
Përplasja e Doganave me Bankersin për gjobën 120 milionë euro po sjell pasoja. Rreth 150 punëtorë të një kompanie të kontraktuar nga ‘gjigandi i naftës’ dolën në protestë sot pasi nuk kanë marrë pagat e nëntorit. Ata thane se shkak i krizës është pikerisht bllokimi i aktivitetit në puset e naftës
16 Dhjetor 2025, 14:22 -
Lisandër Hoxha çon propozimin në Këshillin Kombëtar: Kush ka përfituar bursa ose fonde nga organizatat e Soros ose qeveria, do të përjashtohen nga PD
Rregullorja e re kërkon përjashtimin e çdo demokrati që është ka përfituar bursa, apo fonde nga organizata të George Soros. Gjithashtu të papërshtatshëm për të qenë pjesë e PD janë dhe ata persona që kanë marrëveshje me qeverinë, të punësuar në administratë apo që përfitojnë nga bashkëveprime.
16 Dhjetor 2025, 14:12 -