-
Kuvendi lë në fuqi tatimin 5% për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme! Votë kundër për të gjitha amendimet
Prej janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona.
12 Dhjetor 2025, 00:23 -
Kuvendi i hap rrugën ‘Paqes Fiskale’ e fshirjes së 1 mld € borxhe! Rrëzohen amendimet e Braçes që bizneset përfituese të deklarojnë burimin e të ardhurave! Karton i kuq dhe për opozitën
Projektligji për ‘Marrëveshjen e Paqes Fiskale’ parashikon lidhjen e një marrëveshje mes bizneseve të mëdha dhe tatimeve për të negociuar fitimin. Konkretisht mbi fitimin e deklaruar të një biznesi këtë vit, do të shtohet një marzh 18% në 2026-ën, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%.
11 Dhjetor 2025, 23:53 -
-
-
-
Mocioni me debat për 11 majin, Berisha: Proces farsë tipike e narkodiktaturave! Balla: Meqë në Shqipëri u përdor shteti, pse humbët dhe në Diasporë?
Sali Berisha tha se në këtë proces, pasardhësi i “xhelatit të diktaturës” duke iu referuar Edi Ramës se arrestoi në vit elektoral liderët e partive opozitare. Ndërkohë, deputeti socialist dhe ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se qytetarët nuk u trajtuan si votues militantë, por si qytetarë të lirë.
11 Dhjetor 2025, 20:38 -
-
Probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit, Rajmonda Berisha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi.
11 Dhjetor 2025, 19:25 -
U ndalua në Greqi si vrasës me pagesë, policia kontroll në banesën e 45-vjeçarit në Gjirokastër
Gjatë kontrolleve në banesat e disa shtetasve shqiptarë të dyshuar si vrasës me pagesë në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, u sekuestruan 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
11 Dhjetor 2025, 18:59 -
Protesta përpara kryeministisë, Lapaj akuza Endrit Shabanit: Shërbëtor i Ramës, prej kohësh mbajta në supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh (VIDEO)
Lapaj iu referua debatit të sotëm në Kuvend lidhur me kandidaturën e Shabanit për Avokat Populli, për të cilin opozita refuzon që ta votojë pavarësisht se i dha firmat mbështetëse.
11 Dhjetor 2025, 18:58 -
Arlind Qori protestë përpara Kuvendit, aktivistët e ‘Lëvizja Bashkë’ kundër Ramës dhe buxhetit 2026 (VIDEO)
Arlind Qori në emër të partisë së tij kërkon jo vetëm dorëheqjen e Ramës, por dhe të zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, duke e akuzuar qeverinë si të korruptuar.
11 Dhjetor 2025, 18:43 -
-
Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë, Ursula Von der Leyen në krye! Në 5 vendet e para gra politikane
Një tjetër kryeministre, italiania Giorgia Meloni renditet e katërta e ndjekur nga Claudia Sheinbaum, presidente e Meksikës. Lista e 22-të vjetore e Forbes e 100 Grave më të Fuqishme në Botë u përcaktua nga katër parametra kryesorë: paratë, media, ndikimi dhe sferat e ndikimit.
11 Dhjetor 2025, 17:56 -
Berisha, Pashko, Rama – Dhjetor 1990
Kujtimet e njërit prej shumë protagonistëve të atij dhjetori
11 Dhjetor 2025, 17:46 -
-
-
SKEDA/ Kush është Klodian Braho? Karriera dhe dosjet me emrat 'vip', që hetoi kreu i ri i SPAK (Nga Shpëtim Gjika e Adriatik Llalla, te Fatmir Mediu dhe '5D')
Klodian Braho njihet se njeriu që drejtoi sektorin e antikorrupsionit në SPAK dhe prokurori i dosjeve të emrave VIP. Kush është zëvendësuesi i Altin Dumanit në Prokurorinë e Posaçme për 3 vitet e ardhshme, duke filluar nga 18 dhjetori, dhe cilat janë çështjet e tij më të rëndësishme?
11 Dhjetor 2025, 16:50 -
-
Gjirokastër/ Jepnin me fajde para të përfituara nga krimi, 3 në pranga, 1 tjetër në kërkim! Sekuestrohen 26.9 milionë lekë, mijëra euro, dollarë e franga
Policia sekuestroi lekë, euro, dollarë amerikanë, paundë, franga, dollarë kanadezë, lira turke, blloqe me shënime, kompjuterë, celularë dhe sende të tjera.
11 Dhjetor 2025, 16:25 -
-
11 dhjetori, jo vetëm datëlindje! PD feston edhe ‘Rithemelimin’! Berisha ia mori me luftë partinë Bashës, e çoi në humbjen më të thellë më 11 maj
Më 11 dhjetor të 2021 Sali Berisha, do të niste një lëvizje për rimarrjen e selisë blu, që u pasua me një seri përplasjesh me atë që aso-kohe drejtonte PD-në Lulzim Bashën, jo vetëm në gjykatë, por edhe në një përplasje civile që njihet si më e ashpra në luftën për pushtet brenda së njëjtës parti.
11 Dhjetor 2025, 16:10