-
‘Paqja Fiskale’ drejt Kuvendit pa asnjë ndryshim! Braçe: Po lihen hapësira për pastrim parash! PD kërkon përjashtimin e ndërtimit
Subjektet e kësaj marrëveshje do të mund të rrisin deklarimet e 5 viteve të fundit deri me 30%. Pra nëse në vitin 2022, një biznes ka deklaruar 200 mijë euro të ardhura, ai do të mund të ndryshojë pasqyrën financiare, dhe ti rrisë të ardhurat maksimumi deri në 30% ose +60 mijë euro, kjo pjesë do të tatohet me vetëm 5%.
3 Dhjetor 2025, 18:14 -
VKM/ Përcaktohen kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit Ushtarak
Në raste të veçanta, kur evidentohen kontribute të jashtëzakonshme dhe të argumentuara, dhënia e njërës prej shkallëve të medaljes së shërbimit ushtarak bëhet edhe pa plotësuar kriteret e kohëzgjatjes së shërbimit në Forcat e Armatosura, të parashikuara.
3 Dhjetor 2025, 18:09 -
Zgjerohet gama e përfituesve nga fshirja e borxheve por ministria ‘kyç’ listën e përfituesve: Janë të dhëna sensitive! Deputetët: Kujt po ja bëjmë këtë nder?
Projektligji “Për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganor” prek në total 2.1 miliardë euro borxhe që kanë 202 mijë subjekte. Çdo borxh i krijuar deri më 31 dhjetor 2014, fshihet automatikisht, dhe bëhet fjalë për 1 miliardë euro që falen. Këtu përfshihet dhe falja e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet e papaguara të sigurimeve deri në 2014-ën.
3 Dhjetor 2025, 18:07 -
-
Ilir Yzeiri: Përse shqiptarët nuk protestojnë atëherë kur i thërret opozita?
Ditën kur do të diskutohej buxheti për vitin 2026, opozita ndezi Parlamentin, bëri obstruksionizëm dhe nuk lejoi asnjë anëtar të qeverisë apo edhe kryeministrin që të paraqitte atë. Ditë më vonë u kujtua dhe thanë që tani ejani na e paraqisni buxhetin. Një tallje e pështirë.
3 Dhjetor 2025, 17:46 -
'Ekonomia' rrëzon tatimin e diferencuar për rivlerësimin, qytetarë e biznese do të paguajnë 5% nëse do të rivlerësojnë pronën
Prej janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona.
3 Dhjetor 2025, 17:09 -
Do korruptonte gjyqtarin me 5 mijë euro, SPAK sekuestron pasuritë e një personi! Prona, një 'Audi' dhe garazhe në Tiranë
Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme janë të Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur me të Erjol Mekshi. Në pasuritë e sekuestruara janë të përfshira 2 garazhe, një automjet dhe apartamente
3 Dhjetor 2025, 16:49 -
Komisionet parlamentare miratojnë të gjitha projektligjet e paketës fiskale 2026, pritet të marrin ‘vulën’ në Kuvend
Komisionet parlamentare kanë miratuar të gjitha projektligjet e paketës fiskale, të cilat pritet të marrin vulën në seancën plenare të Kuvendit. Maratona e ‘Paketës Fiskale’ startoi të hënën e 16 nëntorit në komisionet parlamentare.
3 Dhjetor 2025, 16:44 -
Spiropali nga Brukseli: Shqipëria pret vitin e ardhshëm Forumin e Korridorit VIII
3 Dhjetor 2025, 16:37 -
-
Çështja 'Balluku', Rama: Nga pezullimi është bllokuar nisja e fluturimeve me Kanadanë! Kushtetuesja shtyn seancën më 12 dhjetor
Masa e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut, ka cenuar funksionimin e qeverisë thotë kryeministri Rama. Kushtetuesja pritej të vendoste nesër nëse do e kalonte për shqyrtim ose jo ankimin e qeverisë, por Mbledhja e Gjyqtarëve është shtyrë më 12 dhjetor për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe volumit të materialeve.
3 Dhjetor 2025, 15:44 -
-
Pas Veliajt, edhe Meta kërkesë në GJKKO: Mos më mbani në kafaz gjatë seancave, s'do marr pjesë derisa të hiqet kjo masë poshtëruese
Sipas tij, kjo praktikë përbën një formë trajtimi degradues dhe poshtërues. Deri në heqjen e kësaj mase, në kërkesë thuhet se nuk do të zhvillojnë seancat gjyqësore.
3 Dhjetor 2025, 14:56 -
-
Takimi me Salianjin, Kalaja kritika Berishës: Nuk mbledh Këshillin për të diskutuar disfatën në zgjedhje! Duhet analizë në PD
Mungesa e hapësirave brenda Partisë Demokratike për të diskutuar për disfatën e 11 majit, bëri që Ervin Salianji dhe më të votuarit të mblidheshin në një takim që ka trazuar situatën në Partinë Demokratike.
3 Dhjetor 2025, 14:45 -
21 janari/ Kush urdhëroi të hidhej lëndë kimike mbi protestuesit?! Si u tentua fshirja e urdhrit nga regjistri i gardës, Berisha: SPAK s’ më pyeti
Dy javë pasi u pyet në SPAK për vrasjet shtetërore të 21 janarit, ish kryeministri Sali Berisha nuk e ka një përgjigje për një nga dokumentet më implikues të asaj ngjarje të rëndë. Një dokument i falsifikuar nga regjistri i Gardës së Republikës ku shkruhej se 'Të ngrihet helikopteri të hedhë lëndë homogjene' dhe më pas është ndryshuar në 'lëndë lakrimogjene'. I pyetur sot nga Report Tv Berisha iu shmang përgjegjësisë direkte.
3 Dhjetor 2025, 14:08 -
-
PL: Shqipëria po përballet me një prej krizave më të rënda demografike në historinë e saj moderne
Asqeri u shpreh se shumë familje përballen me kosto të larta jetese, mungesë të mbështetjes pas lindjes dhe kapacitete të pamjaftueshme në çerdhe e kopshte, duke i shtyrë një pjesë të tyre drejt emigrimit.
3 Dhjetor 2025, 13:49 -
-
-