-
Kosovë/ Osmanit i përfundon mandati, i dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu! Thirrja e përbashkët: Kuvendi ta zgjedhë sa më parë Presidentin
Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës u mbajt në Kabinetin e Presidentes. Thirrja e tyre e përbashkët ishte që Kuvendi ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e presidentit.
4 Prill, 09:02 -
-
-
Vatikan/ Udha e Kryqit, Papa Leone XIV dhe mesazhi për luftën: Çdo autoritet do të duhet t’i përgjigjet para Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin e marrë
Gjatë Udhës së Kryqit u theksua se “pushteti i vërtetë nuk është ai i atij që përdor forcën dhe dhunën për t’u imponuar, por ai i atij që është në gjendje të marrë mbi vete të keqen e njerëzimit”.
3 Prill, 22:43 -
FOTOT/ Misioni drejt Hënës, astronautët e Artemis II ndajnë pamjet mahnitëse të Tokës nga hapësira
Fotot u realizuan nga astronauti i NASA-s dhe kapiteni i Artemis II, Reid Wiseman, nga njëra prej katër dritareve kryesore të anijes kozmike Orion, pas përfundimit të djegies transhënore me injeksion më 2 prill 2026.
3 Prill, 22:25 -
Lamtumirë Dubai: Kështu lufta në Iran po trondit Gjirin! Miliarderët në arratisje, tregu imobiliar në rënie (dhe zbulimi për Trump nga emiri i Katarit)
Mijëra dronë dhe qindra raketa balistike: ky është mesazhi i Iranit për 7 “fqinjët” që nga fillimi i konfliktit me SHBA dhe Izraelin. Përtej naftës dhe kërcënimeve ndaj sistemit të ujit, plagët më të thella do të jenë të tjera: mijëra dritat e “katedraleve në shkretëtirë” duken gjithnjë e më të zbehta
3 Prill, 20:45 -
-
-
Skema e re Kombëtare/ Më shumë para për fermerët, por s'ka naftë pa taksa! Zv.ministri i bujqësisë për Report TV: Aplikimet pas 20 prillit, fondet do të jepen me kushte
Zëvendësministri i Bujqësisë Arian Jaupllari sqaron në emisionin "Portofol" në Report TV, se skema e re ka më shumë financim për fermerët
3 Prill, 19:44 -
-
-
Avokati i Veliajt, Ndreca: Çështja e emërimit të Dados lidhet me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe barazinë para ligjit, do i shkojmë deri në fund
Ndreca sqaron se reforma në drejtësi nuk mund të jetë selektive, por ajo duhet të garantojë barazi para ligjit në çdo nivel, përfshirë edhe vetë sistemin e drejtësisë.
3 Prill, 18:38 -
Disfatë për Blake Lively, gjykatësi rrëzon 10 prej akuzave të saj në padinë ndaj Justin Baldoni! Aktorët përballen në gjyq më 18 maj
Gjykatësi Lewis Liman hodhi poshtë 10 nga 13 akuzat në çështjen e Lively, përfshirë ngacmimin dhe shpifjen. Ai la në fuqi tre akuza kundër Baldoni, shkelje kontrate, hakmarrje dhe ndihmë në hakmarrje të cilat tani do të shqyrtohen në gjyq më 18 maj, i cili do të mbahet në New York.
3 Prill, 18:38 -
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’
Dashi tha se prokurori Ols Dado, nëse nuk i përmbush kriteret që ai shpjegoi, duhet të jepte dorëheqjen nga çështja ‘Veliaj’ dhe KLP duhet të merrte një vendim pezullimi deri në momentin që do të vendoste Gjykata Administrative.
3 Prill, 18:33 -
Rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve
Shtëpia e Bardhë po i kërkon Kongresit të rrisë buxhetin e mbrojtjes së SHBA-ve në 1.5 trilionë dollarë. Kërkesa, është e ndarë nga 200 miliardë dollarët që Pentagoni ka kërkuar për luftën në Iran. Nga totali, rreth 1.1 trilionë dollarë do të jenë shpenzime diskrecionale për Pentagonin.
3 Prill, 18:18 -
Ulet akciza por jo çmimi i naftës! Bordi: Do shitet 224 lekë/litër! Ministria: Me akcizën, çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Bordi i Transparencës vendosi sot çmimin e naftës në 224 lekë për litër, niveli më i lartë që prej nisjes së luftën në Lindjen e Mesme. Ndërsa për benzinën çmimi do të jetë 181 lekë për litër. Vendimi do të nisë të zbatohet nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme. Çmimet u caktuan në këto kuota, pasi më parë u zbrit një shumë prej 9.5 lekësh nga aplikimi i reduktimit me 20 % të akcizës.
3 Prill, 17:18 -
Afera CEZ-DIA/ Ilir Meta publikon dëshmitë e Hejsek dhe Tomas Pleskaç: DIA ishte krijesë amerikane që s’ka asnjë lidhje me emrin tim
Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë skenaristi i asaj që ai e cilësoi si intrigë për përfshirjen e tij në aferën Cez-Dia, Meta shtoi se në dëshminë e Hejsek në 2011 nuk përmendet as emri i Ilir Metës, as ish-ambasadori Qazim Tepshi, madje as ish-kryeministri Sali Berisha.
3 Prill, 15:54 -
I kërkoi rezultatet e marra prej tij si deputet gjatë 30 viteve, KQZ i kthen përgjigje Braçes! Shifrat ndër vite e rendisin te politikanët më të votuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur deputetit socialist Erion Braçes në lidhje me kërkesën e tij ku kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet.
3 Prill, 15:52 -
Adriatik Lapaj dhe Denisa Vata në krye të protestës së Martaneshit: Tokat për panele duan t’i marrin ish-funksionarë të PS me mbështetjen e Ballukut
Dëgjesa publike e thirrur nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës dështoi pasi banorët e Martaneshit kundërshtuan me forcë dhënien me ankand të tokave shtetërore, të cilat prej 3 dekadash përdoren prej tyre për të kullotur bagëtitë. Në krye të protestës ishin deputetja e PD, Denisa Vata e cila hodhi akuza ndaj Ballukut si dhe Adriatik Lapaj , kryetar i ‘Shqipëria Bëhet’
3 Prill, 15:38 -
-
