-
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, burime: Pista kryesore prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja! Vrasësi me pagesë për llogari të dikujt tjetër
Ermir Dedja, 29 vjeç, anëtar i grupit të njohur kriminal të Shijakut, Avdylajve, u vra pak pas mesnatë së djeshme në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qendrës shëndetësore, teksa i riu po lëvizte në këmbë, veshur me kostum sportiv.
21 Maj 2025, 10:35 -
-
Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja! Ja qytetet më të prekura nga ky fenomen
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi.
21 Maj 2025, 07:50 -
-
I akuzuar për trafik droge në Spanjë/ Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun, e lë në 'arrest shtëpie'
Ai u arrestua më 11 janar 2025 nga forcat RENEA në Manzë, Durrës, me urdhër të SPAK-ut dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, për qëllime ekstradimi në Itali. Më 2 prill 2025, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi të revokojë masën e sigurisë 'arrest në burg' ndaj Farrukut.
20 Maj 2025, 17:21 -
I kishte shpëtuar operacionit ‘Besa’ në Milano, arrestohet i fshehur në Bolzano 37-vjeçari shqiptar! Ishte i dënuar me 7,4 vite burg për trafik droge, pjesë 'kyçe' e grupit mafioz
Shqiptari kishte qenë një nga "protagonistët" e "Operacionit BESA", të kryer në vitin 2020 nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Trentos, pas të cilit, në vitin 2022, ai ishte dënuar për krimin e shoqatës kriminale që synonte trafikimin e narkotikëve në Bolzano dhe Merano
20 Maj 2025, 16:03 -
Pjesë e trupës gjykuese që shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Llupo për 21 janarin, vettingu nxjerr jashtë drejtësisë gjyqtaren Ardiana Bera
Konfirmimi në detyrë i Berës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 26 prill të vitit 2024, u ankimua nga institucioni i Komisionerëve Publikë për gjetje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.
20 Maj 2025, 15:48 -
Akuzohet se vrau drejtorin e policisë së Vlorës, nis gjykimi në mungesë për Bledar Jambellin
Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet në mungesë gjykimi për Bledar Jambellin, i akuzuar si porositës i vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Çuku. Këtë të martë pritej që prokurori Asllan Bajrami të paraqiste konkluzionet përfundimtare ku do të kërkonte edhe dënimin,po seanca u shtyu për në 3 qershor në orën 13:30.
20 Maj 2025, 15:00 -
Dosja ‘Toyota’/ GJKKO dënon me 4 vite burg Aurel Zarkën, ish-kryeprokurori i Vlorës përfiton nga gjykimi i shkurtuar
GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”. I ndalohet gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
20 Maj 2025, 10:33 -
Rusia shpall organizatë të padëshiruar ‘Amnesty International’: Kush e mbështet do të ndiqet penalisht
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International është ndaluar në Rusi. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax raportoi se Prokurori i Përgjithshëm e kishte shpallur atë një "organizatë të padëshiruar".
20 Maj 2025, 09:04 -
Mbyllet numërimi i votave/ Kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend! PS me 53 emra të rinj, PD me ‘gardën’ e vjetër
Mbyllet zyrtarisht numërimi për votën preferenciale të diasporës në Parkun Olimpik me kutinë e fundit të qarkut të Elbasanit. PS mori 83 mandate, 53 deputetë për herë të parë, 30 kanë mbajtur më herët pozicionin e deputetit. Koalicioni i Berishës vetëm 7 deputetë nga lista e hapur, 14 deputetë nga opozita futen për herë të parë në Kuvend, ndërsa 36 vendet e tjera i janë rezervuar besnikëve të Berishës.
20 Maj 2025, 08:09 -
Ekzekutohet anëtari i grupit të Avdulajve në Durrës, Report Tv siguron videon e autorëve duke lëvizur me mjet, gjendet i djegur në Gërdec! Pistë hetimi prishja e pazareve të drogës (EMRI+VIDEO)
Anëtari i grupit kriminal të Avdyljave të Shijakut, Ermir Dedja, u vra me armë zjarri në Durrës. I riu u qëllua nga afër, ndërsa autorët dogjën në Gërdec makinën dhe armën e krimit. Hetuesit nuk kanë një pistë të qartë, por e shkuara e tij kriminale po verifikohet deri në këtë fazë të hetimeve. Report TV siguron foton e viktimës.
20 Maj 2025, 06:52 -
Skënder Minxhozi: Humbja shqiptare e LaCivitas dhe fryma botërore anti-Trump
Orët e para të të hënës kanë sjellë turma të mëdha entuziaste në rrugët e Bukureshtit me flamuj rumunë dhe ato të Bashkimit Evropian në duar. Kryetari i bashkisë së Bukureshtit Nikoshur Dan, një politikan centrist dhe proeuropian ka triumfuar me tetë pikë diferencë ndaj kundërshtarit të tij Xhorxh Simion në garën për poltronin e presidentit.
20 Maj 2025, 00:13 -
Klosi në Report Tv: PS fitoi thellë sepse qytetarët votuan punën që u bë në 4 vite, ne i dhamë fund pandëshkueshmërisë, Shqipëria më afër BE-së! Dibra një shembull
Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, analizon në "5 Pyetjet nga Babaramo', arsyet pse PS mori rezultat të thellë ndaj rivalëve, duke siguruar 83 mandate në Kuvend. Deputeti: "Për herë të parë socialistët fituan qarkun e Dibrës, fushata ishte e qetë dhe jo agresive, aq sa më shumë lajm bënë Giro D'Italia e Samiti i Europës sesa zgjedhjet"
19 Maj 2025, 21:43 -
Spahiu për Report Tv: Fushata elektorale ishte e ftohtë! Partitë mbushnin sheshet me karrige, se kishin pak njerëz
Paszgjedhjet ishin edhe tematika kryesore e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report TV. Juristi Kreshnik Spahiu në analizën e tij u shpreh se kjo ishte fushata elektorale më e ftohtë e 35 viteve në Shqipëri. Madje ai e cilësoi edhe si “fushata e karrigeve”. Uashingtoni do urojë, por po i bën 'qokën' ish-shefit të fushatës së Rubios, për të cilin u paguan 6 mln dollarë. BE e ka kthyer Tiranën kryeqytetin e Ballkanit
19 Maj 2025, 21:27 -
Jakin Marena: PD dhe opozita të fillojnë ‘stërvitjen’ për zgjedhjet e 2033
Fushata e zgjedhjeve të 11 majit ka qënë fund e krye një kronikë e një humbjeje të paralajmëruar për Berishën, PD dhe koalicionin opozitar që ai udhëhiqte. Bashkë dhe me Ilir Metën që bënte fushatë nga qelia e burgut, i mbyllur aty nën akuzën për korrupsion. Ishte një fushatë statike, anemike dhe për më tepër fyeese për shqiptarët, pa arritur asnjëherë në nivelin e tyre
19 Maj 2025, 19:03 -
KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani
Trupi gjykues i KPA-së i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë vendosi unanimisht lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, të marrë më datë 6 dhjetor 2023.
19 Maj 2025, 18:04 -
Berisha e Malltezi në gjyq/ E gjithë skema për privatizimin e ‘Partizanit’, ligje të porositura, shteti në gjunjë dhe milionat e eurove fitim
Janë me mijëra fashikujt me prova që SPAK ka dorëzuar në GJKKO, për të provuar atë që e quan skemën e përdorur nga Berisha si kryeministër për pasurimin e familjes së tij. Ai vuri shtetin dhe pushtetin në funksion të këtij qëllimi.
19 Maj 2025, 16:21 -
Celibashi: Erdhën 201 mijë fletë votimi nga diaspora, 1971 vota dolën të pavlefshme! Akuzat e PD për manipulim? Asgjë s'e ka cenuar integritetin zgjedhor
Celibashi tha se janë vlerësuar 201 795 fletë votimi nga jashtë, nga të cilat 199 824 kanë rezultuar të vlefshme ndërsa 1971 të pavlefshme. I pyetur për akuzat e PD, kryekomisioneri deklaroi se asgjë nuk e ka cenuar integritetin zgjedhor.
19 Maj 2025, 13:17 -
BE-Britani marrëveshje për sigurinë, energjinë dhe ekonominë
BE dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë, energjisë dhe aspekte të tjera të ekonomisë. Konservatorët po e kritikojnë kryeminsitrin laburist Keir Starmer se po afrohet me BE pas Brexit, ndërsa përpjekjet evropiane për marrëveshje në tregti vijuan edhe të dielën në një takim mes presidentes së Komisionit Evropian, kryeministres italiane dhe zëvendëspresidentit amerikan Vance.
19 Maj 2025, 12:25 -
'Liderët europianë e amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon', 'The Telegraph': Kryeministri 1.98 m i gjatë që e bëri Starmerin të dukej i vogël
Edi Rama ka lidhje miqësore me Partinë Laburiste, por mbyllja që i dha planeve të liderit aktual për emigrantët do të ndihet shumë. Kështu shkruan media britanike 'The Telegraph' në një artikull kushtuar kryeministrit Edi Rama.
19 Maj 2025, 11:49