-
-
SPAK merr të pandehur Eduart Kaprin për herë të dytë! Ish kryebashkiaku i Pogradecit lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit të vet! 12 katëshit i shtoi edhe 2 kate!
SPAK merr të pandehur Ish kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kapri, pasi e akuzon se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.
14 Tetor 2024, 12:26 -
-
-
Arti ukrainas i luftës së re
Një mori dronësh në qiell, në det dhe në tokë përditësojnë taktikat dhe strategjitë. Dhe një industri ushtarake që po rritet pa pushim, falë edhe vullnetarizmit në luftë. Kështu e revolucionarizon Kievi mënyrën e luftimit, i bindur se mund të mposht rusët. Por lufta ka lënë edhe 3 fraktura; gjeografike, ekonomike dhe sociale
14 Tetor 2024, 10:27 -
U kap me armë dhe tritol në mes të Athinës, kush është Armiol Rrasa! I arrestuar plot 12 herë më parë, mes akuzave edhe përdhunimi
12 herë më parë rezulton i arrestuar në Greqi, 39-vjecari nga Divjaka Armiol Rrasa i njohur si “Ari”, i cili u arrestua të premten në Athinë, bashkë me partneren e tij, teksa i’u gjetën të fshehura në makinë 1 pistoletë dhe 2 kallëpe tritoli
14 Tetor 2024, 10:11 -
‘Darka e fundit?’ Pas xhiros me Ferrari dhe sulmeve të politikanit britanik, shqiptari Dorian Puka feston me dolli me Nigel Farage! I jep një ‘gisht të madh’
I dënuar dy herë për vjedhje dhe po kaq herë i depërtuar nga ishulli pas burgut, 28-vjeçari i është përgjigjur akuzave të ish-kreut të UKIP se “kriminelët shqiptarë po i bënin për budallenj”, me një tjetër seri virale postimesh në rrjetin social. Ligji i lejon të presë përgjigjen e aplikimit për azil. Foto me 7 makina luksoze
14 Tetor 2024, 09:28 -
STUDIMI/ Emigracioni i shkakton vendit së paku 800 mln euro humbje në një vit
Humbjet krijohen në dy drejtime. Së pari, studimi llogarit si humbje investimet në arsimin e personave që emigrojnë, të cilët shkollohen me shpenzime buxhetore vendase dhe më pas kontribuojnë në vendet pritëse. Së dyti për çdo person që emigron PBB-ja vendit humbet në 14 mijë euro në vitin pasardhës
14 Tetor 2024, 08:34 -
Media kolumbiane, ‘El Tiempo’: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji
E vendosur në Gadishullin Ballkanik, “Karaibet e Evropës”, Shqipëria mirëpret gjithnjë e më shumë vizitorë dhe po konsolidohet në hartën turistike të Kontinentit të Vjetër, sipas një artikulli të botuar në revistën kolumbiane “El Tiempo”
14 Tetor 2024, 08:26 -
-
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të! Çfarë është arritur ndër vite dhe çfarë pritet nga takimi i 14 tetorit?
Njohësit e çështjeve politike kanë përmendur lancimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal 2. Rruga për arritje të marrëveshjes është zhbllokuar pasi Kosova ka hequr ditë më parë një ndalesë në mallrat prej Serbisë, në pikëkalimin në Merdare.
14 Tetor 2024, 08:01 -
10-vjet Procesi i Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër
Kancelari gjerman Scholz mbledh nesër liderët e Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se një marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte e arritshme. I pyetur nëse një marrëveshje e tillë ishte e mundur edhe me Gjermaninë, ai tha se aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm.
13 Tetor 2024, 21:28 -
SHBA do t'i dërgojë Izraelit një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore
Dërgimi i një sistemi të sofistikuar të mbrojtjes raketore në Izrael, rrezikon të ndezë më tej konfliktin në Lindjen e Mesme, pavarësisht përpjekjeve të përhapura diplomatike për të shmangur një luftë të gjerë rajonale.
13 Tetor 2024, 20:22 -
Tiranë/ Familjarët çojnë 13-vjeçarin në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te QSUT! E gjetën në dhomë, ja çfarë dyshohet (DETAJET)
Policia e kryeqytetit konfirmoi se rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur banues në Gurrë të Petrelës, i cili "pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë”. Vijojnë hetimet, pritet ekspertiza
13 Tetor 2024, 20:20 -
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
Shteti i Urdhrit Bektashi, as 1 km katror, është planifikuar të jetë “Vatikan” i urdhrit shiit sufi bektashi dhe Baba Mondi kërkon që të nxitohet. “JP”: Kudo që shkon, edhe brenda Qendrës Botërore, Baba Mondi ndiqet nga truprojat e tij. Udhëheqësi mysliman që predikon moderimin dhe tolerancën dhe tregon publikisht mbështetjen e tij për Izraelin, e gjen veten nën kërcënim të përhershëm. Historia e dhimbshme familjare dhe vuajtjet
13 Tetor 2024, 16:13 -
10-vjetori i Procesit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Gjermani! Të pranishëm Rama e Von der Leyen, Report TV zbardh axhendën
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Berlin të Gjermanisë në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit. I pranishëm në samitin e 10-të do të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Brenda agjenda e plotë e eventit, nga pritja dhe tematikat, te nënshkrimi dhe konferenca për shtyp
13 Tetor 2024, 14:44 -
Ushtarët serbë afër vijës kufitare me Kosovën, reagon Serbia: Penguam kontrabandën
Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se forcat e ushtrisë serbe janë afruar rreth 50 metra afër kufirit në ditën e shtunë, duke thënë se “autoritetet e sigurisë”, kanë ndërprerë “kontrabandën me drunj të prerë ilegalisht”.
13 Tetor 2024, 14:26 -
-
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
Edvin Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës, i cili një ditë pas prezantimit të partisë së re ‘Djathtas 1912’ i quajti puçistë apo ‘tao tao partitë’. Për Report Tv, Kulluri thotë se Berisha do ketë një rezultat edhe më të dobët se 14 maji në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa thotë se ‘Djathtas 1992’ nuk ka njerëz të përfshirë në krim, por ata Berisha duhet t’i kërkojë në oborrin e tij.
13 Tetor 2024, 11:58 -