-
Ish-shefi i shërbimit sekret serb kërcënon Kosovën: Kur mundet Mosadi, pse jo ne? Reagon Sveçla: Kërcënim i drejtpërdrejtë!
Në një deklaratë për mediat serbe, Aleksandër Vulin ka kërkuar hartimin e planeve konkrete për t’u marrë me individë që ai i cilëson si bartës të politikave antiserbe, duke pohuar se Beogradi “di si t’i bëjë këto punë”.
4 Mars, 13:35 -
Drafti i PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, Bardhi: Propozim i njëanshëm, dhunë ndaj pakicës parlamentare
Bardhi thotë se ky veprim është një dhunim i të drejtës së opozitës për tu shprehur për rregullat e bashkëjetesës parlamentare. Në reagimin e tij ai shkruan se PD-së po i pamundësohet ushtrimi i rolit të vet politik në këtë shoqëri demokratike.
4 Mars, 12:26 -
Plarent Ndreca: A është nul çështja penale e 'Sterilizimit'?
Filozofia e reformës procedurale të vitit 2017 ishte pikërisht forcimi i kontrollit gjyqësor mbi veprimtarinë e prokurorisë. Roli i gjyqtarit të seancës paraprake nuk është thjesht formal. Ai është garant i ligjshmërisë së procedimit.
4 Mars, 11:47 -
Efektivi i Dibrës plagoset gjatë operacionit, dërgohet te Trauma! Trafikanti i drogës e hedh nga muri, vihet në pranga (EMRAT+FOTO)
Gentjan Meda, efektiv i forcave ‘Shqiponja’ ka mbetur i plagosur pas një operacioni në Dibër për kapjen e një personi në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e shfrytëzim prostitucioni. Klodian Llomi (Mazari) tentoi të arratisej, por pa rezultat.
4 Mars, 09:20 -
Diplomat para ‘Bolonjës’, drejt njohjes për pagë! Përfitojnë 6,761 mësues, 203 milionë lekë efekt financiar në vit për buxhetin e shtetit! Kushi për Report Tv: S’ka kompensime
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet miratoi ndryshimin e propozuar nga deputetja e partisë socialiste, Evis Kushi, i cili synon që diplomat e marra para hyrjes në fuqi të Sistemit të Bolonjës të njihen si arsim i lartë me tetë semestra, ekuivalente me modelin 3+2, por vetëm për efekt page.
3 Mars, 21:52 -
A është kjo 'lufta e Donald Trump'? Historia e përgjakur e urrejtjes 47-vjeçare mes Iranit dhe SHBA-ve që ka shkaktuar mijëra viktima
Kjo nuk është “lufta e Trump”, por një histori e gjatë gjaku, atentatesh dhe aleancash që ka nisur që në vitet ’80. Jemi përballë një konflikti të vazhdueshëm që nuk është shpallur kurrë zyrtarisht sipas kuptimit klasik të doktrinave ushtarake.
3 Mars, 16:43 -
-
U vodhën shqiptarëve 15 mln euro me mashtrimet në Call Center, SPAK kërkon konfiskimin e mbi 2 mln euro pasuri të kokave të grupit kriminal
Domi dhe Mici u shkaktuan qytetarëve evropianë një dëm prej 15milionë eurosh nëpërmjet skemave të mashtrimit me Call Center-a. GJKKO i dënoi me 3 vite burgim, por Apeli i Posaçëm e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer dhe njëherë çështjen për gjykim.
3 Mars, 13:20 -
-
Jakin Marena: Berisha e ka fiksim eliminimin fizik të Ramës, pse hesht SPAK?
Sali Berisha me sa duke e ka fiksim vrasjen apo djegien të gjallë të kryeministrit Edi Rama, njëherësh dhe kundërshtari i tij politik që i ka garantuar zyrtarisht PD plot 16 vite në opozitë, dhe me shumë gjasa dhe vite të tjera pas vitit 2029!
2 Mars, 19:26 -
A rrezikon Shqipëria nga lufta në Iran? Eksperti për Report TV: Duhet të rrisim urgjentisht kapacitetet e mbrojtjes kundër ajrore
Arben Çuko, ish-drejtues i skuadrës Elite Komando tha në një intervistë për Bota Report në Report TV, se ajo që po ndodh në Iran dhe në Lindjen e Mesme është një sinjal i qartë edhe për Shqipërinë. Vendi ynë duhet të forcojë mbrojtjen kundër ajrore
2 Mars, 17:49 -
‘Rënia’ e Prodës, ja si do të zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit! Zbardhen procedurat
Largimi i Ilir Prodës nga kreu i Policisë së Shtetit, i cili pritet të zyrtarizohet me vendim të qeverrisë, interpretohet në mënyra të ndryshme në raportin mazhorancë-opozitë. Nëse e para argumenton incidentin te “Vila 31”, opozita e konsideron dorëzim pas presioneve në protestat e fundit. Zëvendësimi i Prodës do të bëhet me konkurs, sipas një procedurë të sanksionuar për herë të parë në vitin 2024
2 Mars, 17:41 -
Një Bin Salman në të ardhmen e Iranit? Ja çfarë thoshte 'profecia' e një disidenti dy vjet më parë
Sipas Azizi-t, pas retorikës islamiste, shumë politikanë të Republikës Islamike nuk janë ideologë, por teknokratë pragmatikë që duan të qëndrojnë pranë pushtetit. Parashikimi i tij ishte i qartë: pas vdekjes së Khameneit, vendi mund të bëjë një kthesë të fortë.
2 Mars, 12:02 -
-
Të veshur si pastrues rrugësh, si po e terrorizon mafia shqiptare ‘Tiranën e Vogël’ në Londër
Në një periferi në veri të Londrës, një koshere aktiviteti kriminal e drejtuar nga shqiptarët po vlon nën sipërfaqe. Mafiozët drejtojnë rrjete trafikimi njerëzish dhe shesin drogë në një zonë përreth stacionit të metrosë Southgate të Londrës.
2 Mars, 11:28 -
Bandat shqiptare mbushin Britaninë me cigare të paligjshme! Daily Mail: Përdorin TikTok për t'i shitur, ofrojnë edhe 'dërgesa ekspres'
Cigaret përshkruhen si të ardhura nga Shqipëria ose Greqia dhe shiten për 6 deri në 7 paund kutia - krahasuar me mesataren e Mbretërisë së Bashkuar prej 16 paundësh - duke sugjeruar se ato janë kontrabanduar për të shmangur taksën e duhanit
2 Mars, 10:48 -
62% e emigrantëve të Shqipërisë janë nën 35 vjeç
Vetëm pas pandemisë, në 4 vjet, për periudhën 2021-2024, nga vendi kanë ikur të paktën 180 mijë persona dhe këtu nuk përfshihen të dhënat e Greqisë dhe as Mbretërisë së Bashkuar, me këtë të fundit që pa një valë ikjesh që kulmoi në 2022-n. ritmet e emigracioni u përshpejtuan pas pandemisë.
2 Mars, 10:40 -
-
Ja pse vrasja e Khameneit është një tjetër shuplakë e Trump ndaj Putin! Cari tani ndodhet ‘në një pozicion të vështirë’
Sipas liderit rus, Khamenei “do të mbahet mend në vendin tonë si një shtetar i jashtëzakonshëm që dha një kontribut të madh personal për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis Rusisë dhe Iranit, duke i çuar ato në një nivel bashkëpunimi strategjik”. Asgjë më shumë.
1 Mars, 20:35 -
-
Carlo Bollino: E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin
Pyetja që shtrohet është kur do ta kuptojë edhe drejtësia, e cila e lë të veprojë të paktën deri në ditën kur do të ketë vërtet një të vdekur; por atë ditë asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror, duke filluar nga “arbitrat e pagabueshëm” të SPAK-ut, nuk do të mund të thonë se nuk e dinin.
1 Mars, 13:22