-
SPAK s'i ndahet Fatos Tushes, e akuzon se fshehu pasurinë! I sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës
Ish-kryebashkiaku socialist i Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, i cili u dënua në vitin 2022 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pritet të përballet sërish në Gjykatës e Posaçme, kësaj radhe nën akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. Sipas SPAK, Tushe s'ka deklaruar blerjen e apartamentit në Lungomare dhe mobilimin në vlerë 2.2 mln lekë si dhe as blerjen e dy makinave me vlerë 46.910 euro
24 Korrik 2024, 13:01 -
Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi
Partitë e ish frontit Demokratik pro-rus dhe Partia Boshnjake, u bënë pjesë e qeverisë së Malit të Zi, pasi parlamenti malazez miratoi të martën me shumicë votash riorganizimin e saj, mes shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara, kundërshtimit të presidentit të vendit dhe të opozitës.
23 Korrik 2024, 21:07 -
Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë
Leonidha Hristo, ish-kryetar i bashkisë së Finqit me partinë Mega dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e lokale të vitit të kaluar, me koalicionin Bashkë Fitojmë, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka abuzuar me tenderat. SPAK po ashtu ka dërguar për gjykim dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë, Florian Perin, Stavri Çavo, Lefter Karjanin dhe Lefteria Mekshin
23 Korrik 2024, 09:48 -
Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!
Më shumë se 50% e kursimeve të shqiptarëve mbahen nëpër banka në Valutë e kryesisht në euro. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë aktualisht janë 7.5 miliardë euro depozita në monedhën evropiane. Po ashtu afro gjysma e kredive dhe e borxhit publik është në euro. Në kushtet e prezencës së lartë të euros në ekonomi, ekspertët thonë se është e pamundur të ndalohet përdorimi saj në vend.
22 Korrik 2024, 17:36 -
-
-
Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar
Joe Biden largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë dhe propozon si kandidate përballë Trump, zëvendëspresidenten Kamala Harris. Rivali i tij Trump, e konsideron atë presidentin më të keq në histori, ndërsa për Harris thotë se është më e lehtë për tu mposhtur.
21 Korrik 2024, 20:06 -
Nga vrasja e vëllezërve Çaça tek Sadikaj dhe Edmond Papa! Kush është Adriatik Kalemi, atentatet ndaj tij dhe familjes
Deri 20 vite më parë Adriatik Kalemin, apo Andrea Kalemin, të cilit Ivranë babain Shyqyriun, orët e para të ditës, të gjithë e njihnin Tik Kalemi. Një I ri I shkathët, por që vit pas viti kishte bërë emër në zonë duke u ekspozuar I ashpër.
21 Korrik 2024, 18:13 -
-
Atentat me tre të vrarë në Memaliaj/ Ekzekutohet babai i Andrea Kalemit, i plagosin xhaxhanë! Vritet klienti e kamarieri i lokalit! Dyshohet hakmarrje ndaj të birit (VIDEO)
Atentat i trefishtë në Memaliaj. Babai i Andrea Kalemit ekzekutohet me breshëri kallashi mbrëmjen e së shtunës në një lokal para Bashkisë Memaliaj. Pistë hetimi hakmarrja, pasi Andrea Kalemi është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Dy viktimat e pafajshme ishin kamarieri dhe klienti i lokalit që u ndodhën aty kur u shkrehën plumbat e kallashnikovit.
21 Korrik 2024, 00:12 -
Debati për mikrokreditë, a është Gazmend Bardhi avokati i interesit të përmbaruesve?
Në vitin 2017, si Ministër Teknik i Drejtësisë, Bardhi firmosi një udhëzim për rritjen e tarifave të përmbaruesve në Republikën e Shqipërisë, rritje që automatikisht çonte në rritjen nga ana e bankave të fee-ve apo tarifave për qytetarët, duke rënduar xhepat e këtyre të fundit.
19 Korrik 2024, 16:20 -
I sekuestruan vreshtin për të cilin mori kredi, Sejko: Pal Trashaj u ankua dhe te ne, por nuk ndërhynim dot!
Guvernatori Gent Sejko tha se Pal Trashaj ishte ankuar edhe në bankën e Shqipërisë edhe tek Ministri i Drejtësisë për mashtrimin me mikrokreditë dhe që përmbarimi i kishte bllokuar pronën për të cilën kishte marrë borxh, por shtoi se përsakohë kishte një vendim gjykatë, nuk mund të ndërhyhej.
19 Korrik 2024, 12:49 -
-
Kuvend/ Në hetim nga SPAK për mikrokreditë, Sejko: Jam në dispozicion të drejtësisë! Ishte rekomandim i FMN-së! S'jam magjistar të parashikoja çfarë do të ndodhte
Në hetim nga SPAK për mikrokreditë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në Kuvend se kompanitë e ndjekjes së kredive ishte një plan i rekomanduar dhe konfirmuar nga FMN për të fshirë kreditë e këqija nga bankat. Ai deklaroi se është në dispozicion të drejtësisë për çdo informacion dhe se nuk kemi të bëjmë me skema piramidale. Deputetët në sallë u përplasën në debate.
18 Korrik 2024, 18:56 -
Pjesë të trafikut të drogës e prostitucionit, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 4 vëllezërve Hoxha
SPAK ka nisur hetimin për 8 persona, mes të cilëve janë 4 vëllezër të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, të hetuar apo dënuar në disa vende të BE-së për trafikim narkotikësh, prostitucion dhe emigracion klandestin. Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e 28 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtyre personave dhe të tjerëve të lidhur me ta.
18 Korrik 2024, 11:30 -
Inceneratori i Tiranës/ 8 urdhërarreste, asnjë i ekzekutuar! Mbështetësi i Ahmetajt me të tjerët pastruan 20 mln euro! SPAK: Zoto e Mërtiri ‘kokat’ e grupit kriminal
Rreth 20 milionë euro janë pastruar nga grupi kriminal përmesë aferës në inceneratorin e Tiranës, ndërsa 8 urdhër arrestet e njoftuara pak ditë më para nga SPAK, nuk janë ekzekutuar. Në njoftimin zyrtare, SPAK thotë se në krye të këtij grupi të strukturuar qëndrojnë Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg”.
16 Korrik 2024, 13:05 -
-
Preç Zogaj: Tre 'stacione' ku shumica popullore opozitare firon në pakicë politike
Një pengesë e parë është lidershipi. Lidershipi është vetë alternativa. Krerët e harkut opozitar rreth Partisë Demokratike, duke filluar me Berishën e Metën e duke vazhduar me gjithë të tjetër janë po ata që kanë qenë prej dekadash, të provuar në majat e pushtetit disa herë.
15 Korrik 2024, 10:53 -
-
SPAK firmosi urdhërarrest, Dashamir Ymeraj pronari i një prej kompanive që kryen evazion fiskal miliona euro me Klodian Zoton! Përdorën firmën e të vdekurës
Një nga personat për të cilën SPAK ka firmposur urdhërarrest është dhe Dashamir Ymeraj rezulton i përfshirë në skemën e evazionit fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.
13 Korrik 2024, 12:53 -
SPAK i firmosi urdhërarrest/ Ilir Dedja, biznesmeni nga Kavaja, doli garant për Arben Ahmetaj në Zvicër. I punësoi gruan Erjolën, me pagë 9 mijë franga në muaj
Mes personave për të cilët SPAK ka firmosur urdhërarrest është dhe Ilir Dedja, nga Sefaraj i Kavajës,i cili është lidhje e ngushtë e Klodian Mërtirit dhe Arben Ahmetaj, dhe është njeriu garant për qëndrimin e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, në Lugano të Zvicrës.
13 Korrik 2024, 11:52
