-
Çfarë do të ndodhë këtë vit në Europë? Ja cilët janë 4 skenarët
Si në media ashtu edhe në politikë, viti që sapo lamë pas u dominua sërish nga virusi dhe pandemia. Dhe me shumë mundësi, do të jetë sërish kështu edhe këtë vit. Duke parë vitin 2021, mund të identifikohen të paktën 4 elementë dhe tendenca, të cilat do të vazhdojnë të ndikojnë në politikën evropiane gjatë gjithë vitit 2022.
13 Janar 2022, 07:38 -
-
FMN: Ekonomia e Kosovës u rrit me 7.5 për qind në vitin 2021
Në raportin për Kosovën thuhet se pas tkurrjes prej 5.3 për qind në vitin 2020, Bruto Prodhimi i Brendshëm (GDP) real parashikohet të jetë rritur me 7.5 për qind në vitin 2021. Përgjigja fiskale ndaj pandemisë siguroi rrugë shpëtimi për familjet dhe kompanitë dhe zbuti ndikimin e goditjes tek ata që u prekën më shumë nga pandemia.
12 Janar 2022, 18:14 -
Studimi: Njerëzit shpenzuan 5 orë në ditët në celularët e tyre në 2021! Aplikacioni më i popullarizuar, 'Tik Tok'
Çdo minutë konsumatorët në botë “shkarkojnë” më shumë se 435,000 aplikacione dhe në vitin 2022 pritet një rekord i ri. Raporti "State of Mobile" vlerëson se në vitin 2021 përdoruesit "shkarkuan" 230 miliardë herë të gjitha llojet e aplikacioneve në celularët e tyre dhe shpenzuan 170 miliardë dollarë për t'i blerë ato që nuk ishin falas.
12 Janar 2022, 17:52 -
Qeveria e re në Maqedoni: Do legalizojmë kanabisin për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi
Programi i qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut i dorëzuar nga kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski parashikon edhe legalizimin e marijuanës për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi. Kabineti i ri qeveritar pritet të marrë përkrahje në Kuvend ditën e shtunë, ku rrjedhimisht do të miratohet edhe programi qeveritar i paraqitur nga Kovaçevski.
12 Janar 2022, 17:08 -
Mori pjesë në një festë kur vendi ishte në izolim për shkak të COVID, Boris Johnson kërkon falje: Ka gjëra që nuk i bëmë siç duhet
Kryeministri britanik është vënë me shpatulla pas muri nga deputetët për një festë në oborrin e Downing Street në vitin 2020 gjatë një mbylljeje për shkak të COVID-it. Deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e tij.
12 Janar 2022, 16:45 -
-
Ministrja e Ekonomisë: Nisim në mars kontrollet në biznese që s’deklarojnë pagat e plota! Parashikohet rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022! Paga minimale rritet në 1 korrik
Në mars tatimorët do të trokasin në dyert e mbi 10 mijë bizneseve që kanë fshehur deklarimin e pagave reale. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimi sqaroi se për t’i shkuar deri në fund këtij shqetësimi është ngritur një grup special për analizat e riskut.
12 Janar 2022, 12:35 -
Inflacioni përtej parashikimeve, arrin në 3.7% në dhjetor! Ndikim kryesor rritja e çmimeve për transportin dhe shtrenjtimi i ushqimeve
Çmimet e mallrave të konsumit shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit dhjetor të 2021. INSTAT publikoi sot indeksin e Çmimeve të Konsumit që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, ku rezulton se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në dhjetor 2021 është 3,7 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1,1 %.
12 Janar 2022, 11:41 -
12 mijë euro për të shkuar në SHBA dhe Angli me martesa fiktive me bullgare, ekstradohet nga Gjermania trafikanti
63-vjeçari ishte shpallur në kërkim që nga 2018 gjatë operacionit “Garantuesi” të zhvilluar në Shkodër ku u shkatërruar një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e njerëzve drejt Anglisë dhe SHBA.
12 Janar 2022, 09:24 -
-
Nuk deklaroi makinën prej 13 mijë eurosh, prokuroria në Prishtinë padit ish-ministrin e Jashtëm, rrezikon gjobë ose burgim deri në 5 vjet
Sipas padisë theksohet se Skënder Hyseni në formularin e deklarimit të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volksvagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij
11 Janar 2022, 19:34 -
-
7 adoleshentët më të paguar përmes TikTok, shuma e 'çmendur' që fituan në vitin 2021
Aplikacioni TikTok është kthyer në një trend për të gjithë adoleshentët në mbarë globin, por ai po përdoret edhe si një biznes fitimprurës ata. Sëfundmi revista ‘Forbes’ ka publikuar 7 adoleshentet që kanë fituar më shumë para përmes TikTok gjatë vitit 2021.
11 Janar 2022, 16:59 -
Qytetarët po ikin nga Kosova, mijëra aplikime për viza në shtetet e BE-së
Numri i qytetarëve të Kosovë që aplikojnë për viza në shtetet e Bashkimit Europian po vazhdon të rritet çdo ditë. Për vizë në Gjermani në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar mbi gjithsej 56 mijë qytetarë. Kurse, mbi 6 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Kroacisë. Mijëra aplikime ka pasur edhe për Slloveni e shtete të tjera.
11 Janar 2022, 16:56 -
Si të shpëtojmë nga kurthi i CINIZMIT
Ne po jetojmë në mesin e një pandemie globale, e cila zbuloi instinktet tona më të këqija, në momentet më të këqija. Jemi kaq të ndarë sa shëndeti publik është bërë një luftë për pushtet. E filluam një vaksinë, një inovacion në nivelin e zbritjes në Hënë, dhe më pas e mbajtëm vetëm për vendet e pasura, ndërsa të varfrit vuanin.
11 Janar 2022, 16:01 -
Hyn në fuqi udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave, përjashtohen edhe taksistët nga zbatimi i fiskalizimit
Taksistët që përdorin taksimetër, janë kategoria e re që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara. Në fletoren zyrtare është botuar udhëzimi i ri i nxjerrë nga ministria e Financave ku thuhet se krahas kategorive të tjera të përjashtuara, edhe taksistët nuk janë të detyruar për të zbatuar këtë detyrim.
11 Janar 2022, 14:16 -
-
Valeri Pecresse, konservatorja që synon të bëhet gruaja e parë presidente në Francë
Më 10 prill në Francë zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Një nga kandidatet që pritet të paraqesë një sfidë serioze për presidentin e tanishëm Emmanuel Macron është konservatorja Valeri Pecresse, që synon të bëhet gruaja e parë presidente në Francë.
10 Janar 2022, 19:35 -
Vendimi/ Mbaron mandati i 2 anëtarëve të 'Kushtetueses' Përparim Kalos dhe Altin Binajt! Lëvizja e Vitore Tushës nuk e shpëton Ilir Metën
Zëvendësuan Besnik Imerajn dhe Fatos Lulos që ikën nga Vetingu, Gjykata Kushtetuese me kërkesë të kryetares Vitore Tusha deklaron mbarimin e anëtarëve Përparim Kalos dhe Altin Binajt, u emëruan në 2020 nga Meta dhe Kuvendi. Tashmë KED duhet të nisë procedurat për vendet vakante.
10 Janar 2022, 19:11 -
Milionat e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkan "nuk po japin rezultate"
Auditorët e Bashkimit Evropian thanë se qindra milionë euro që blloku ka dërguar në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kishin për qëllim përmirësimin e sundimit të ligjit, thjesht nuk po japin rezultate
10 Janar 2022, 18:50
