-
-
Operacioni 'Revanshi’/ RENEA arreston Marklen Hakën, pjesë e 'Bandës së Niklës', do vriste Durim Bamin! 4 ditë nën vëzhgim, tentoi të ikte kur u bastis banesa (VIDEO)
Përfundon në pranga një tjetër anëtar i bandës së të fortëve të Niklës. Zbathur dhe me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra Marklen Haka, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK të koduar ‘Revanshi’ , është arrestuar në një banesë në afërsi të Liqenit të Bacungut në Krujë. Më pas nën masa të rrepta sigurie u soll në drejtorinë e Policisë së Tiranës. I gjendet edhe pistoletë!
6 Shtator 2024, 15:49 -
SHBA/ Thellohet kriza brenda Republikanëve, Liz Cheney thotë se do votojë për Kamala Harris! Demokratët hapin vende në qeveri për të ‘arratisurit’ nga Trump
Vajza e Dick Cheney, ish-zv/presidentit amerikan në mandatin e Bush, shprehet publikisht: “Për shkak të rrezikut që paraqet Trump, jo vetëm nuk do votoj atë, por do votoj për Kamala Harris!” kandidatja për presidente shprehet e hapur. Konfliktet e Bush-Cheney me Trump
6 Shtator 2024, 15:27 -
Zbardhet atentati ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër, 1 në pranga 3 në kërkim! Në Mullet kishin bazën e makinave për vrasjet me pagesë! I arrestuari pjesë e grupit që vranë efektivin e RENEA-s në Lazarat
Një grup kriminal që dyshohet se kryente vrasje me pagesë është angazhuar për të ekzekutuar Elis Rroshkodolin një javë më parë në qytetin e Shkodrës. Arrestohet Xhulio Malo, në kërkim 3 të tjerë. Policia e Shkodrës gjurmoi dhe zbuloi garazhin në katin nëntokë në zonën e Mulletit në Tiranë, baza ku grupi kriminal fshinte makinat e trafikuara nga vendet e BE-së me të cilat kryheshin vrasjet.
6 Shtator 2024, 10:54 -
SKEDA/ Kush është Sokol Bizhga, drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit dhe pse është kandidati më i favorizuar! Nga rrezikimi i jetës më 1997, te Lazarati dhe postet e larta
Dorëheqja e papritur e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku solli në krye për efekt piramide zëvendësin e tij, Sokol Bizhga, me karrierë gati tre dekada në radhët blu. Ish-shefi i krimeve të Tiranës dhe forcave speciale, që ngjiti shkallët dhe tani bëhet kandidati kryesor nëse garon, bazuar dhe te ligji për gradat. Ka kaluar edhe Vettingun
6 Shtator 2024, 09:48 -
'Komplotoi për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve', gjykata shqyrton vazhdimësinë e padisë ndaj ish-Presidentit Trump
Gjykata do të dëgjojë argumentet të enjten në lidhje me hapat e ardhshëm për padinë federale ndaj ish-Presidentit Donald Trump për përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve. Kjo do të jetë seanca e parë dëgjimore në gjykatë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë se ish-presidentët gëzojnë imunitet të gjerë nga akuzat penale
5 Shtator 2024, 19:28 -
SPAK po heton dy tendera të KQZ, kompania Smartmatic për Report TV: Nuk na shqetëson hetimi! Prokurimi u përshtat me kuadrin ligjor
Kompania Smartmatic ka reaguar për Report Tv lidhur me hetimin nga ana e SPAK për dy tendera që kjo kompani ka fituar në KQZ për pajisjet e identifkimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik. Ata shprehen se nuk i shqetëson hetimi, ndërsa theksojnë se fatura e tenderit respektoi ligjin shqiptar.
5 Shtator 2024, 10:25 -
U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO lë në burg turkun Yalcin Hanci! Trafikoi me skaf klandestinë drejt Italisë më 2020-2021
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e "arrest me burg" për shtetasin turk, Yalcin Hanci, i cili bënte pjesë e një grupi kriminal që transportonte emigrantë, kryesisht në Itali me skaf
4 Shtator 2024, 15:28 -
-
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja,ishte sot pranë ambienteve të kompanisë Kurum, pas disa ditësh negociata për çështjen e 500 punonjësve të larguar nga puna.
4 Shtator 2024, 12:27 -
Ben Andoni: Varfëria është më e shpejtë se Akili!
Ardhja nga sistemi i pas Luftës së Dytë në Shqipëri, që predikonte barazitizmin, por që krijoi me kalimin e viteve hendeqe shoqërore, është shndërruar në një sistem të pas viteve ‘90, ku të pasurit sot kanë të përqendruar në duar 98 për qind të depozitave bankare të shqiptarëve, referuar agjencisë së sigurimit të depozitave, alarmonte një prej kryetarëve më të rinj të partive shqiptare
3 Shtator 2024, 15:27 -
Del në botim libri ‘Save America’ i Trump, po shitet ‘si karamelet’! Sarkazëm për armiqtë, lavde për Putin, Xi Jinping dhe Kim Jong Un
Nga mitingjet e fushatës për t’u rizgjedhur si president republikan, tek polemikat që ngre libri i sapodalë nga shtypi, me kujtime, akuza fyerëse dhe fotografi. Botuesi Sergio Gor: “Shitjet të pabesueshme, po mendojmë ribotimin!”. Lista e kundërshtarëve dhe miqve, çfarë thotë për treshen e liderëve autoritarë
3 Shtator 2024, 13:05 -
-
Zgjedhjet 2025, larg duarve të 'Smartmatic' për identifikimin elektronik! KQZ s'ka më kohë për votimin elektronik në 5 qarqe, shanset janë për 3
Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë për Report Tv, se pajisjet e blera, janë tani pronë e KQZ-së, dhe riformatimi i tyre apo rifreskimi i të dhënave, mund të bëhet edhe nga vetë KQZ, apo kompani të tjera.
3 Shtator 2024, 12:45 -
EMRI/ Trafikoi me skaf klandestinë drejt Italisë më 2020-2021, Gjeorgjia sjell në pranga turkun e kërkuar nga drejtësia shqiptare
Policia e Shtetit njofton se ekstradoi sot nga Tbilisi nëpërmjet Interpol Tiranës, të shumëkërkuarin e SPAK dhe GJKKO, Yalcin Hanci, 50 vjeç. Akuzohet për grup të strukturuar kriminal, ishte në arrati prej tre vitesh dhe me masë "arrest me burg". Trafikoi shtetas sirianë, iranianë dhe egjiptianë drejt vendeve të BE-së
3 Shtator 2024, 10:16 -
-
Trafiku i “Kurum” në duart e motrave Pemati! Gjovana e Olizana, mbretëreshat e trafikut të mbetjeve toksike, në skenë turku Serdar Can Hakliol dhe linja Kroaci-Durrës
Në 4 korrik 2024 dy anijet “Compton” dhe “Candor”, të ngarkuara me 102 kontenierë me mbetje të rrezikshme toksike, u nisën nga porti i Durrësit për në Tajlandë. Operacioni i ngarkimit të tyre drejtohej nga dy gra të reja rreth të dyzetave, Gjovana dhe Olizana.
2 Shtator 2024, 15:44 -
Zyrtari rus: Do ta ndryshojmë doktrinën bërthamore për shkak të Perëndimit
Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamore në përgjigje të veprimeve të Perëndimit sa i përket luftës në Ukrainë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS
1 Shtator 2024, 14:35 -
-
Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky': Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas
Sipas bisedave në ‘Sky', aktualisht prova për hetimet e dosjes së Spak-ut në lidhje me masakrën e Bradasheshit, ku mbetën tre të vrarë, mes tyre Endrit Alibejt, i njohur ndryshe “Tarzani”, banda e Franc Çopjas mbante në vemendje çdo lajm të medias. Sipas dosjes së SPAK, në një rast, bëhet fjalë që një ushtar i Çopjas, implikon një gazetar, emri i të cilit nuk dihet, por në lidhje të ngushtë me bandat kriminale, se kerkonte 120 mijë Euro, për porositë që do ti jepte vetë Franci, në lidhje me mospublikimin e disa emrave që kishin lidhje me vrasjen
1 Shtator 2024, 13:32 -
