-
Mandati 'i djegur' i Ahmetajt i kalon Plarent Ndrecës! Juristi për Report Tv: I nderuar ta pranoj! Dallëndyshe Bici e refuzoi: Vijoj detyrën Kadastër
Plarent Ndreca do të marrë mandatin e 'djegur' nga Arben Ahmetaj. Lajmin e pohoi për Report Tv vetë juristi! Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin, duke njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se do të vijojë angazhimin në krye të Kadastrës
11 Janar 2024, 10:30 -
Dha ushqime e përfitime ekonomike në këmbim të votës në zgjedhjet e 2021, përgjimet 'fundosën' sekserin! SPAK e kalon për gjykim
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, Gazmend Canajn, i cili akuzohet se përmes ushqimeve dhe favorizimeve të tjera të paligjshme u ka blerë votën disa personave për një subjekt politik të cilin ai mbështeste në zgjedhjet parlamentare të 2021.
11 Janar 2024, 10:16 -
-
Atentati në Vlorë, autorët e ekzekutimit të Gëzim Sinomatit dyshohet se fshihen brenda në qytet! RENEA skanon çdo makinë në hyrje e dalje
Përgjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar me dhjetëra vende dhe hapësira, magazina dhe shtëpi të braktisura që dyshohej se mund të fshihen bashkë me makinën që u larguan nga vendi i ngjarjes, por nuk janë lokalizuar.
10 Janar 2024, 14:01 -
Në arrati prej 6 muajsh, Kuvendi njofton KQZ: Arben Ahmetaj humb mandatin e deputetit
Pas mbi 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetaj ka humbur mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar KQZ për vakancën. Mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se për shkak të postit, Bici refuzon mandatin, ai i kalon juristit Plarent Ndreca.
10 Janar 2024, 11:41 -
-
-
VIDEO/ Me kapuç e doreza, futej në banesa dhe vidhte para, arrestohet 'hajduti serial' në Golem! I dënuar më parë për të njëjtin krim
Ben Sula, banues në Rrogozhinë është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur duke vjedhur shuma parash në 3 banesa të ndryshme, brenda një dite
10 Janar 2024, 10:30 -
A po përfiton Kina nga paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme?
Një breshëri raketash të lëshuara nga Hezbollahu në Liban ndaj një baze ajrore strategjike në veri të Izraelit, ishte ngjarja e fundit në një seri ndodhish në Lindjen e Mesme, të cilat, sipas analistëve, mund të forcojnë pozicionin e Kinës në rajon dhe krijojnë mundësi të reja që Pekini të zgjerojë ndikimin e tij.
10 Janar 2024, 09:03 -
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e hidrocentralit të Skavicës
Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese pritet të zhvillojë sot një tjetër seancë gjyqësore, kërkuar nga tre organizata për shfuqizimin e ligjit dhe vendimit qeveritar, të cilët i hapin rrugën ndërtimit të një hidrocentrali mbi Drinin e Zi në Skavicë të Kukësit.
10 Janar 2024, 07:22 -
Senatori Menendez kundërshton akuzat për korrupsion në favor të Katarit dhe Egjiptit
Senatori Bob Menendez mori fjalën të martën gjatë seancës plenare në Senat për të deklaruar pafajësinë lidhur me akuzat se ka përdorur influencën e tij për të ndihmuar një sipërmarrës që të merrte një investim nga qeveria e Katarit, si dhe se veproi fshehurazi si lobist i paregjistruar për Egjiptin.
9 Janar 2024, 20:28 -
Ylli Pata: Nga ‘populli i 2 Marsit’ te opozita e ‘Mustafa Matohitit’
Opozita është tentuar të mbahet dhunshëm edhe në momente që flasim me klishetë e gatshme se Berisha e Meta janë udhëheqësit e opozitës. Në fakt ata janë udhëheqësit e një grupimi që është pakicë në opozitë, e që e kanë treguar edhe zgjedhjet e 14 majit të vitit që shkoi.
9 Janar 2024, 19:32 -
(EMRI) U arrestua për drogë në Britani, shqiptari i shpëton deportimit, gjykata: Dëbimi do krijonte probleme mendore për gruan e tij filipinase
Një emigrant shqiptar, Gazmend Jaupaj, i burgosur për kultivimin e kanabisit i ka shpëtuar deportimit sepse do të kishte shkelur të drejtat e njeriut të gruas së tij nëse çifti do të detyrohej të zgjidhte mes transferimit në Shqipëri ose ndarjes, ka vendosur një gjykatë imigracioni në Britani
9 Janar 2024, 18:30 -
PD i përgjigjet Gaz Bardhit: Largimi i Berishës, kusht i vetëm për ribashkimin tonë
I ftuar në "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri duke komentuar deklaratat e Gazment Bardhit për ribashkim në një koalicion opozitar, tha se kushti i vetëm për një gjë të tillë është largimi i Berishës.
9 Janar 2024, 17:45 -
-
Blindohet Vlora! ‘Buzëderri’ nga burgu në varrimin e të birit Gëzim Sinomati! E shoqërojnë 100 policë! 23-vjeçari u ekzekutua nga qitës profesionist
Nuk ka ende prova për zbulimin e autorëve që ekzekutuan Gëzim Sinomatin, por ceremonia e varrimit të tij, u shoqërua më masa të larta sigurie nga policia, për shkak të pranisë së babait të tij Sokol Sinomati. Ish pjesë e bandës së Gaxhait, Sinomati i madh mori leje nga burgu për të varrosur të birin që ia vranë ndërsa ai e po priste në Vlorë deri kur do të liroheJ
9 Janar 2024, 08:31 -
Avionët amerikanë mbi Bosnjë Hercegovinë, shenjë paralajmërimi ndaj thirrjeve serbe për shkëputje
Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Bosnjë të hënën në një shfaqje të mbështetjes për tërësinë e vendit ballkanik përballë politikave ndarëse të udhëheqësit pro rus të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
8 Janar 2024, 22:27 -
Hipokrizia e ish kundërshtarëve të Berishës që sot janë aleatët më fanatik të tij!
Berisha është një lider 30 vjeçar që pati mundësi të nusëronte dy herë dhe zor se do të ketë mundësi të nuserojë edhe për herë të tretë! Në dy herë që nuserojë, me ndonjë përjashtim të vogël nuk solli asgjë të re në stilin e të bërit politik.
8 Janar 2024, 21:44 -
EKSKLUZIVE/Atentati në Vlorë, foto e Gëzim Sinomatit, u vra me snajper në ballkon! Dritat u fikën për 10 minuta! I riu mbante emrin e xhaxhait të vrarë në 1997
Policia nuk ka rënë ende në gjurmë të autorëve të atentatit me snajper ndaj Gëzim Sinomati, por po hetohet në dy pista: Në atë të hakmarrjes për shkak të krimeve të së kaluarës nga Sinomatët, dhe në fushën e drogës, jashtë vendit në Belgjikë. Mbrëmjen e djeshme dritat u fikën për 10 minuta kur ndodhi vrasja e 23 vjeçarit i cili kur lindi, prindërit i vendosën emrin e xhaxhait të tij të vrarë në 1997.
8 Janar 2024, 15:11 -
-
