PD i përgjigjet Gaz Bardhit: Largimi i Berishës, kusht i vetëm për ribashkimin tonë

Pas deklaratave të Gazment Bardhit për Report Tv lidhur me nisjen e bisedimeve mes deputetëve për një koalicion të gjerë të opozitës, ka reaguar Edvin Kulluri Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Kulluri tha se kushti i PD-së zyrtare për ribashkim me grupin e Bardhit dhe të deputetëve të Rithemelimit, është largimi i Sali Berishës duke iu përmbajtur vendimit të rezolutës së 18 dhjetorit 2021 të miratuar në Kuvendin kombëtar të demokratëve.

“Kushdo që bën thirrje për bashkim duhet të ketë parasysh pse jemi ndarë. Bardhi këtë pyetje duhet t’ja shtrojë vetes dhe jo PD-së. Është ai që ka shkelur rezolutën e 18 dhjetorit 2021 për largimin e Berishës nga PD dhe me shumë gjasa ka qenë njeriu që e ka shkruar rezolutën. Ka qenë zë shumë i ashpër ndaj Berishës, është marrë personalisht me familjen e tij, ‘babi i Zenit’, e ka tejkaluar masën e retorikës politike ndërsa unë e Basha nuk e kemi bërë kurrë një gjë të tillë. Bardhi duhet të largojë Berishën nga Rithemelimi, të ndalojë familjarët e tij të vihen në krye të atij grupimi dhe të krijojnë kushtet për të formuar një tryezë bisedimi”- nënvizoi Kulluri.

Më tej ai tha se tashmë deputeti Gazment Bardhi duhet të zgjedhë cilës anë i përket, kundër SHBA-ve apo rezolutës së PD-së në 18 dhjetor 2021 ku u vendos përjashtimi i Berishës nga partia.

“Bardhi ose t’i thotë Berishës më fal se mendon që nuk është e drejtë shpallja e tij non-grata, ti dalë kundër SHBA-ve, ose të dalë kundër dhe të përjashtojë Berishën. Ky i fundit ka një status ;kryetar i Rithemelimi’. Lojërat e tjera Bardhi t’i bëjë aty ku ka mësuar. Ky është muhabet burrash, nuk ndërrohet faqja çdo 6 muaj. O të tërhiqet SHBA dhe Birtania e Madhe nga non-grata ose Gaz Bardhi nga rezoluta e 18 dhjetorit dhe të nisë punë tek Rithemelimi”- shtoi Kulluri.

Nga ana tjetër, gazetari Mentor Kikia e cilësoi idenë e bashkimit si një retorikë të përdorur nga të gjitha palët por shtoi se asnjë prej tyre nuk ka pasur kurajon të lëshojë pe për ta bërë të mundur një ribashkim.

“Ideja e bashkimit duket një këngë e vjetër tashmë pasi është një thirrje e bërë nga të gjitha palët dhe asnjëra prej tyre nuk ka patur kurajo të lëshojë pe për të shkuar drejt këtij bashkimi. Jam 100% dakord me Kullurin kur thotë se nuk mund të ketë bashkim pa u eleminuar shkaku i ndarjes. Por unë bashkimin në PD e shoh si të pamundur. Gjendja e sotme e agonisë, sa më shumë të zgjasë e çon në vdekje PD-në edhe pse tashmë kjo parti është shuar”-tha Kikia.

Sipas tij, Partia Demokratike tashmë është shuar si alternativë qeverisëse pasi asnjë prej palëve nuk ka kauzën dhe lidershipin fituar mbështetjen e qytetarëve.

"PD është gati e shuar tashmë. E kam fjalën për PD-në si alternativë qeverisëse.  Asnjë nga palët nuk ka kauzën dhe lidershipin e duhur për t’i detyruar qytetarët t’i mbështesin,. 3 grupet janë në luftë me njëra tjetrën se kush duhet të konsiderohet opozita”- shtoi gazetari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Debat në ‘Studio Live’, Kulluri-Burimit: Ke retorikë pro ‘foltores’, nuk e ktheni dot PD-në kundër SHBA! Analisti: Unë të jap ujë në bisht të lugës

 

Në emisionin “Studio Live” në Report Tv pati një debat mes analistit Genc Burimi dhe sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri. Ky i fundit kritikoi retorikën politike të Burimit, që sipas tij është pro ‘foltores’ së Berishës.

Nga ana tjetër, analisti u përgjigj duke thënë se kritikon të gjithë politikanët dhe se nuk favorizon asnjërin dhe për t’i dhënë argument qëndrimit të tij rikujtoi qëndrimin e Bashës menjëherë pas shpalljes non-grata të Berishës nga SHBA-të.

Pjesë nga debati në studio:

Kulluri: I pari që ka çuar telegram për Biden ka qenë Berisha dhe më pas Basha. Berisha e ka grisur telegramin ndërsa Basha i ka qëndruar telegramit.

Analisti, Burimi (qesh)

Kulluri: Kjo është e vërteta prandaj është qesharake. Retorika juaj dhe e jotja personale kundër SHBA-ve, për PD-në është vijë e kuqe dhe harroje ti dhe të gjithë ata që bëjnë retorikë anti-amerikane në Shqipëri që do ta shtyjnë partinë Demokratike në kurs anti-BE.

Burimi: Shiko, lëvizjet e tua sa majtas djathtas njëherë me Berishën e me Bashën, më mirë mos i përziej, rri i pavarur si unë, se për këtë punë të jap ujë në bisht të lugës. Më kujto pak deklaratën e shefit tënd Lulzim Basha ditën kur u shpall non-grata Berisha, e konsideroi ‘burrë shteti’.

Kulluri: Qëndrimi i sotëm është ‘non-grata’ mos hap librat e historisë.

Burimi: Unë u bie të gjithëve, Berishës e Ramës. Unë të vë në sfidë ty, kam vënë në krahasim Berishën me Putinin.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit