-
Inceneratori i Elbasanit/ Lefter Koka: S'jam unë peshku i madh! Doni të zbuloni korrupsionin? Hapni telefonin e Monikës! Meta manipulator, kërkoi të hiqte ambasadorin Withers
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më 8 nëntor vendimin për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish deputetin Alqi Bllako e të tjerë të dënuar nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Në seancën që ka zgjatur mbi 8 orë Lefter Koka foli ashpër ndaj çiftit Meta-Kryemadhi, sot në hetim nga SPAK.
25 Tetor 2024, 12:25 -
-
'U pastruan 1.25 mln € droge', SPAK dërgon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, 2 vëllezërit e dënuar në Belgjikë e administratorin e shoqërisë 'Ledio 4'
Për 13 vite vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të dënuar në Belgjikë për drogë, në bashkëpunim me ortakun e tyre, Ardian Malasi të ndihmuar dhe nga ish drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi kanë arritur të pastrojnë shumën e parave në fjalë.SPAK: Paraja në dorë (cash) është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k të Ardjan Malasi, e cila më pas i investonte në pasuri të paluajtshme.
25 Tetor 2024, 08:58 -
-
Dialogu Kosovë -Serbi/ Bislimi: Takimi me Petkoviçin në Bruksel pa rezultat në tema të rëndësishme! Lajçak takime dypalëshe me kryenegociatorët
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, përfundoi pa “asnjë rezultat në temat e rëndësishme” të enjten në Bruksel.
24 Tetor 2024, 18:00 -
Blinken: Negociatorët do të takohen 'gjatë ditëve të ardhshme' për armëpushimin në Gazë
Zyrtarët palestinezë thanë sot se një sulm izraelit ndaj një shkolle që po strehonte të zhvendosurit në pjesën qendrore të Rripit të Gazës shkaktoi vdekjen e të paktën 17 personave, pjesa dërmuese të cilëve grave dhe fëmijë.
24 Tetor 2024, 17:52 -
Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi
Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare.
24 Tetor 2024, 17:18 -
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
Ky fenomen që ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, ishte gjerësisht i dukshëm kur u publikua databaza e pagave, përfshirë edhe sektorin e medias, pasi gazetarë, drejtues, kryeredaktorë e shoferë deklaroheshin me rroga minimale. Fenomen që vijon edhe sot, ku pronarët e mediave, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, ju vonojnë pagat dhe një pjesë ua japin në dorë e tjetrën e kalojnë në bankë. Raste si i medias kishte edhe në arsimin privat, në tregti, turizëm, ndërtim etj
24 Tetor 2024, 16:47 -
Prokuroria dërgon në gjyq të shumëkërkuarin Fatjon Murati: Nuk justifikon pasuritë, i vuri nga trafiku i drogës! Të fshehura në emër të nënës e vëllezërve
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Fatjon Muratin, një person i njohur i botës së krimit. Prokuroria kërkon gjykimin e Muratit për pastrim parash. Murati nuk justifikon 317 m2 garazh në Tiranë dhe 3 makina Citroen, Mercedes Benz dhe Daimler.
24 Tetor 2024, 10:55 -
Dialogu Kosovë-Serbi, nisin takimet në Bruksel! Stano: Nevojë urgjente për nisjen e zbatimit të detyrimeve
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, ndodhen më 24 tetor në Bruksel për raundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje
24 Tetor 2024, 10:30 -
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja! Redjan Rrajës i konfiskohen pasuritë, e vulos dhe Apeli i GJKKO-së
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
23 Tetor 2024, 13:29 -
-
Dosja e SPAK: Për 8 vite në llogarinë e Kryemadhit u derdhën 1.1 milionë euro, u shpenzuan të gjitha, mbetën vetëm 30 mijë euro! Transaksione për shkollimin, hotele e luksin e fëmijëve
SPAK ka zbuluar dhjetra transaksione, në vlerën e mijëra eurove që kryheshin për të mbuluar shpenzimet për jetesën e çiftit Meta Kryemadhi, shkollimin e fëmijëve, udhëtime, veshje e hotele. Në dosjen e SPAK thuhet se për 8 vite, nga 2014 – 2022 llogaria bankare e Kryemadhit, është kredituar me 1 milionë e 108 mijë euro nga të cilat kanë tepruar në llogari afersisht 30.000 Euro.
22 Tetor 2024, 21:21 -
-
-
PD: Rindërtimi pas tërmetit të 2019, po përdoret për fushatë! Tenderat në Durrës po u jepen bandave
Rindërtimi i vendit pas tërmetit të 26 nëntorit, sipas PD ka 5 vjet që përdoret për fushatë elektorale. Përmes zëdhënëses Floriana Garo, PD denoncoi rastin e një tenderi për rikonstruksionin e një pallati në Durrës që sipas tyre është bërë në mungesë konkurrence.
22 Tetor 2024, 18:31 -
-
Fatos Çoçoli: Sa do shtohen pensionet nga viti 2025?
Kryeministri nxori dje përpara një grupi pensionistësh një pjesë të mirë të qeverisë, çka dëshmon seriozitetin e rritjes reale të pensioneve nga viti 2025 e më tutje. Reforma në pensione do të shpallet në ditët e fundit të këtij viti. Pensioni minimal nga 10 mijë lekë në muaj do të kalojë në 15 mijë lekë në muaj
22 Tetor 2024, 13:52 -
Rivlerësimi i pronave ‘peng’ i referencave të reja në qytete! Shtyhet përsëri drafti në parlament! Eksperti: Kanë stopuar shitblerjet e pronave
Ndonëse ishte njoftuar se rivlerësimi i pronave do të niste në shtator, miratimi i ligjit vijon të shtyhet, pasi ende nuk është bërë publike norma tatimore dhe nuk janë caktuar çmimet e reja të referencës. Ndërkohë ekspertët e sektorit thonë se tregu i shitblerjes së pronave ka ‘ndaluar’ pasi të gjithë po presin rivlerësimin që të paguajnë më pak tatim për transaksionet.
22 Tetor 2024, 12:38 -
-
Evazion apo turistë kalimtarë? Vetëm 18% e turistëve të huaj fjetën në hotele, vetëm 1.5 mln nga 8.5 mln vizitorë
Miliona turistë vijnë në Shqipëri çdo muaj, por vetëm një përqindje e vogël prej tyre akomodohen në hotele, bujtina apo resorte. INSTAT thotë se nga 8.5 milionë të huaj që erdhën deri në gusht në vend, vetëm 1.5 milionë fjetën në strukturat akomoduese të regjistruara. Këto diferenca kanë si shkak kryesor informalitetin, pasi turistët po flenë në struktura informale, që nuk deklarojnë pushuesit.
21 Tetor 2024, 15:30
