-
-
-
-
Spiropali në Athinë: Të hiqet ligji i luftës! Çështjen e detit e zgjidhim sipas të drejtës ndërkombëtare! Të njohim pensionet
Tre ishin çështjet kryesore që Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali diskutoi me homologun grek në takimin e parë në Athinë: Çështja e Detit, pensionet për shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Greqi dhe kërkesa për heqjen e ligjit të luftës. Për këto çështje ministri grek Gerapetritis nuk mbajti asnjë qëndrim, por tha se prioriteti kryesor i Athinës është çështja e minoritetit grek në Shqipëri.
16 Dhjetor 2025, 10:40 -
-
Pas reagimeve të ashpra, Jared Kushner heq dorë nga plani për të ndërtuar një hotel 'Trump' në Serbi
Hapat e ndërmarrë nga qeveria e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për ta çuar përpara projektin kanë shkaktuar zemërim te ligjvënësit e opozitës. Mijëra protestues kanë dalë në rrugë. Studentë dhe aktivistë janë zotuar se do ta pushtojnë pronën sapo të hyjnë buldozerët.
15 Dhjetor 2025, 23:07 -
-
Topi i Artë 2025/ 83 gola të shënuar përgjatë edicionit 2024-2025, Megi Doçi fiton trofeun 'Këpuca e Artë'
Ky trofe nuk ka pasur nevojë për votim pasi është përcaktuar në bazë të golave të shënuar përgjatë këtij sezoni. Me 83 gola të realizuar me Vllazninë, Megi Doçi është renditur në krye të listës së golashënueseve në kategorinë e vajzave.
15 Dhjetor 2025, 21:21 -
Topi i Artë 2025/ Bekim Balaj fiton trofeun 'Këpuca e Artë 2025' falë 19 golave të shënuar me Vllazninë
Siç dihet, ky trofe nuk kërkon proces votimi, pasi përcaktohet mbi bazën e numrit të golave të shënuar gjatë sezonit. Bekim Balaj ka realizuar 19 gola në këtë edicion, duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve.
15 Dhjetor 2025, 21:19 -
-
Në 9 muajt e parë të vitit emigrantët sollën 817 mln euro remitanca por rënia e valutave i zhvlerësoi 30%
Emigrantët kanë sjellë më shumë se 8.2 miliardë euro brenda dekadës së fundit. Ky vit ka regjistruar vlera rekord të remitancave, e sidomos gjatë sezonit veror thotë Banka e Shqipërisë. Por kursi i këmbimit ka pasur ndikim negativ edhe tek këto para, pasi janë më të zhvlerësuara kur këmbehen në lekë.
15 Dhjetor 2025, 16:24 -
Aktivitetet kulturore/ 'Shkodra n'festë', koncert para bashkisë! 'Gjurmë për një gramatikë misteri' te Qendra e artit 'Agimi', Tiranë
Në Gjirokastër, mbahen një sërë aktivitetesh festive. Nesër, në kinemanë e qytetit mund të ndiqni koncertin instrumental të fëmijëve të Qendrës Kulturore “Fato Berberi”, “Tingujt e festave”.
15 Dhjetor 2025, 11:35 -
-
-
Në 9 muaj investimet e huaja direkte arritën 1.2 mld euro, 30% në pasuri të paluajtshme! Shqiptarët investuan jashtë vendit 232 mln euro
Rreth 1.2 miliardë euro është vlera e investimeve të huaja nga janari deri në shtator të këtij viti, me rritje 51 milionë euro krahasuar me vjet. Gjatë verës thuhet në raportin e Bankës u thellua edhe më shumë vëmendja e investitorëve të huaj në blerje pasurish të paluajtshme.
14 Dhjetor 2025, 17:49 -
Në 9 muaj ekonomia përfitoi 4.4 mld euro nga turizmi! Shqiptarët harxhuan 2.3 mld € për pushime jashtë vendit
Ekonomia e vendit përfitoi 4.4 miliardë euro nga turizmi në nëntëmujor, ose 562 milionë euro më shumë se vjet. Sipas raporteve të institucioneve rezulton se një i huaj ka shpenzuar mesatarisht 431 euro për qëndrimin në Shqipëri. Kurse shqiptarët shpenzuan jashtë vendit 2.3 miliardë euro në janar-shtator.
14 Dhjetor 2025, 12:56 -
-
-
Goditet banda shqiptare në Spanjë, vodhën 210 mijë euro energji elektrike për ‘shtëpitë e barit’! Nëntë në pranga
Rrjeti kishte ndërprerë përkohësisht aktivitetin, pasi drejtuesit kryesorë ishin kthyer në Shqipëri, por më pas e rifilluan në fund të kësaj vere, duke ripërshtatur magazinat industriale për të rinisur prodhimin e drogës.
13 Dhjetor 2025, 09:59 -
Mbreti Charles flet për luftën e tij kundër kancerit: Trajtimi po shkon shumë mirë, diagnoza e hershme më ka shpëtuar jetën
Charles tha gjithashtu se gjatë rrugëtimit të tij kundër kancerit, ai është “prekur thellësisht” nga ajo që ai e quajti “komuniteti i kujdesit” që rrethon çdo pacient.
13 Dhjetor 2025, 07:36 -
