-
Dy standardet e GJKKO-së: Krimi dhe organizata kriminale në liri, të zgjedhurit e popullit në qeli
SPAK e akuzon Pajtime Fetahun për lidhje me organizatat kriminale të Elbasanit, për zbulim të akteve sekrete dhe për marrje ryshfeti, ku përmenden shuma deri në 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe favore të tjera materiale. Hetimet thonë se ajo ndikonte tek kolegët gjyqtarë për të marrë masa lehtësuese ndaj anëtarëve të grupeve kriminale. Akuza të mjaftueshme për mbajtjen në qeli të një gjyqtari nën hetim.
19 Shtator 2025, 19:44 -
Programi qeverisës/ Rishikohet formula e ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor dhe ndarje e re territoriale
Prej vitit 2015 qeveria ka ndarjen territoriale me vetëm 61 bashki dhe 12 qarqe, nga 373 njësi të qeverisjes vendore që ishte përpara. Po ashtu do të rishikohet edhe formula e ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor.
19 Shtator 2025, 18:39 -
-
Deri kur Delegacioni i BE do të ketë durimin të na mësojë kulturën e dialogut?
Kultura e dialogut është e domosdoshme si ajri që thithim dhe si uji që pijmë, sidomos tek ne, në Shqipëri. Nuk mund të shohim edhe në 2025 skena mes dy palëve si të jenë dy grupe fëmijësh që luajnë me top poshtë pallateve e bëjnë sherr se topin e mban vetëm njëra palë, pastaj në mbrëmje të gjithë qahen dhe ankohen paneleve të studiove televizive pa bërë atë për të cilën janë votuar dhe paguhen.
19 Shtator 2025, 17:38 -
-
-
Frenohet rritja e fitimeve të investitorëve të huaj
Bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte përsëri negativ në vlerën e 394 milionë eurove, shumë kjo e njëjtë me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Duke qenë se investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, edhe bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.
19 Shtator 2025, 15:26 -
Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës: Nëse më shkarkoni, precedent i rrezikshëm për demokracinë (Letra e plotë)
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku pritet të diskutohet për shkarkimin e Erion Veliaj, pritet të mbahet ditën e martë. Procesi u nis nga këshilltarët socialistë, pas kërkesës së Edi Ramës në Asamblenë e PS të 11 shtatorit.
19 Shtator 2025, 15:12 -
Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve
Të dyshuarit në cilësinë e zyrtarëve policorë, morën pjesë në një aksion të forcave policore serbe ku u vra një civil shqiptar dhe u keqtrajtuan gjashtë civilë të tjerë shqiptarë më 25 dhe 26 mars 1999, në Gjakovë.
19 Shtator 2025, 14:57 -
-
-
-
-
Balla: Italia, ura jonë drejt Europës, partneri strategjik i Shqipërisë dhe në ekonomi
Balla u ndal te diaspora shqiptare në Itali dhe komuniteti arbëresh duke njoftuar qasjen e re të Kuvendit të Shqipërisë, me një komision të përhershëm dedikuar shqiptarëve që jetojnë jashtë.
19 Shtator 2025, 13:26 -
Kuvendi, plan për të kufizuar gazetarët! Safe Journalist letër Peleshit: Do ishte hap i madh pas për lirinë e shtypit, dialog për të rishikuar sistemin e akreditimit
Përmes letrës, Safe Journalist shpreh shqetësimin se kufizime të tilla do të ulnin llogaridhënien dhe do të privonin qytetarët nga qasja e pavarur në informacion. Peleshit i kërkohet një dialog i hapur me gazetarët për rishikimin e akredimit.
19 Shtator 2025, 10:54 -
-
Organizuan rrëmbimin e Renis Dobrës, e mbytën me litar dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, arrestohen dy vëllezërit Bushgjokaj që ishin në kërkim (VIDEO)
Dy vëllezërit akuzohen se organizuan rrëmbimin e 23-vjeçarit, më pas e mbytën me litar dhe e hodhën në liqen. Shkak ishte prishja e pazareve të drogës. Më herët u arrestua edhe vëllai tjetër, si dhe Petrit Çakrri.
19 Shtator 2025, 09:02 -
Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit gjatë sezonit turistik! Në muajin gusht 2024 u shtuan 7,200 vende pune
Vetëm në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës ku është i përqendruar një numër i lartë i strukturave akomoduese apo resortet, për muajin gusht sipas të dhënave të administratës tatimore u punësuan rreth 7,292 punonjës sezonalë apo 67% më shumë sesa numri i të punësuarve të muajit dhjetor.
19 Shtator 2025, 08:47 -
-
Trump refuzon të dorëzohet, i kërkon Gjykatës Supreme të shkarkojë Guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook
Që nga fillimi i mandatit të tij, Donald Trump ka zhvilluar një betejë të ashpër kundër Kryetarit Jerome Powell, i emëruar nga vetë manjati në vitin 2018 duke e akuzuar atë për vonesë të uljes së normave të interesit
19 Shtator 2025, 07:47 -