-
Abuzuan me fondet, dërgohen në gjyq ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut dhe zv/Presidentja
Të dy, si Nikoll Deda ashtu dhe zv/Presidentja A.G. akuzohen për 3 vepra penale; ato të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
5 Gusht 2025, 11:56 -
Shpërthimi me tritol në garazhin e ‘Visit të Garave’, identifikohet autori! Pas ngjarjes u largua jashtë shtetit! PAMJET e 36-vjeçarit duke vendosur lëndën plasëse (EMRI)
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mundur të mësojë nga burime policore se 36-vjeçari Steli që vendosi tritolin në garazhin e Vis Kosovës, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me të, por porosia i ishte dhënë nga persona të tjerë. Motiv i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt që Elvis Kosova ka patur me persona të tjerë kohët e fundit, ku gjatë sherrit është përdorur dhe arma.
5 Gusht 2025, 08:49 -
'Alanews': Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore
Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se kurrë, shkruan Andrea Casamassima në të përditshmen italiana “alanews.it”.
5 Gusht 2025, 08:09 -
Zogjtë për pak sa nuk shkaktojnë tragjedi, avioni me ‘hundë të thyer’ bën ulje të detyruar në Madrid, pak pas ngritjes në fluturim (VIDEO)
Shpendi shkaktoi një të çarë të madhe në turirin e avionit, që u zmadhua më tej si pasojë e presionit të ajrit dhe gravitetit. Por pilotët arritën ta menaxhonin me sukses situatën. Ngjarja ndodhi pak pas ngritjes nga aeroporti i Madridit ‘Barajas’. Edhe një nga motorët u dëmtua, s'pati të lënduar
4 Gusht 2025, 21:30 -
Filmuan depon e naftës në Sochi që po digjej pas bombardimit nga dronët ukrainas, Rusia arreston dhe gjobit 3 TikTokers-a! (VIDEO)
Tre TikTokers u ndaluan nga autoritetet ruse dhe u përballën me një gjobë prej 300 dollarësh për filmimin e një depoje nafte ruse që po digjej dhe u godit nga dronë ukrainas
4 Gusht 2025, 21:16 -
‘Meloditë e Mesdheut’ zbresin në Durrës, sopranoja Inva Mula do performojë nesër në koncertin te Amfiteatri Antik
Inva Mula, një nga zërat më të dashur shqiptarë, ndodhet në prova për koncertin “Meloditë e Mesdheut”, që do të zhvillohet nesër, më 5 Gusht 2025, në ora 20:30, në zemër të Durrësit
4 Gusht 2025, 20:18 -
Netanyahu merr vendimin, zyra e tij: Do pushtojmë Gazën! Media: Trump është dakord, SHBA mbështet operacionin kundër Hamasit!
"Ne do ta pushtojmë Rripin e Gazës. Vendimi është marrë", tha një zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Kryeministri izraelit paralajmëroi edhe Shefin e Shtabit të ushtrisë: Nëse s'je dakord me operacionin, jep dorëheqjen! Shkak refuzimi i Hamasit për të dorëzuar pengjet
4 Gusht 2025, 19:57 -
-
Ministria e Jashtme përgënjeshtron deklaratën e Berishës: Asnjë presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, letra përmban sqarime
Sipas Ministrisë së drejtuar nga Igli Hasani, letra e dërguar pranë misionit vëzhgues është praktikë normale që përmban saktësime teknike lidhur me gjetjet e raportit paraprak.
4 Gusht 2025, 16:33 -
Diaspora shqiptare letër të hapur nga SHBA: Presidenti i Malit të Zi po ndëshkon Komunën e Tuzit, mbështetje për Gjeloshajn!
Reagim i fortë dhe i koordinuar nga diaspora shqiptare në SHBA ka ardhur pas vendimit të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për të mos dekretuar Ligjin për Tatimin mbi Patundshmëritë, i cili prek drejtpërdrejt të ardhurat e Komunës së Tuzit dhe komunave tjera me shumicë shqiptare në vend
4 Gusht 2025, 16:28 -
-
Kallëzimi nga qytetari, Tatimet: U zbulua biznesi në Tiranë që fshehu 585 mijë euro për më shumë se 1 vit
585,000 Euro të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, janë zbuluar nga Administrata Tatimore, përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë.
4 Gusht 2025, 14:59 -
Berisha publikon letrën e ministrit Hasani për OSBE, e quan kërcënim ndaj misionit vëzhgues
Një letër e ministrit Igli Hasani për misionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR vetëm një ditë pas zgjedhjeve është publikuar sot nga Sali Berisha. Kreu i PD e quan kërcënim, por në letër shefi i diplomacisë shqiptare kërkon qasje të balancuar për zgjedhjet në Shqipëri dhe vërtetim me prova të kritikave.
4 Gusht 2025, 14:51 -
-
Qendra Kombëtare e Biznesit: 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë! Një nga performancat më të larta të viteve të fundit
Sipas statistikave të bëra nga QKB rezuolton se për herë të parë mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit duke shënuar një nga performancat më të larta të viteve të fundit.
4 Gusht 2025, 13:50 -
Përgënjeshtrohet Berisha/ McAllister nuk njoftoi mision faktmbledhës për Shqipërinë
David McAllister nuk ka njoftuar asnjë mision faktmbledhës të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Deklarata e ish-kryeministrit Berisha, sipas të cilës, Komisioni i Jashtëm i PE do të dërgonte një mision për zgjedhjet, rezulton e pavërtetë. Zyra e Parlamentit Europian konfirmon për Faktoje.al se bëhet fjalë vetëm për një vizitë të mundshme në vitin 2026, jo për një mision të planifikuar këtë vit.
4 Gusht 2025, 12:21 -
Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste mësimore “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” për nxënësit shqiptarë në diasporë
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpërndarë mbi 27 mijë e 200 tekste mësimore “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” për nxënësit e shkollave dhe klasave të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e identitetit kombëtar dhe gjuhësor të fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
4 Gusht 2025, 12:06 -
Tiranë/ Plagosja me armë zjarri e Juglen Abazit në Fresk, arrestohet një nga bashkëpunëtorët e autorit
Policia ka arrestuar këtë të hënë në flagrancë një Andi Gurrën, një nga bashkëpunëtorët e Klejvis Cakës në plagosjen me armë zjarri të Juglen Abazit, në zonën e Freskut, më 2 gusht të këtij viti.
4 Gusht 2025, 11:59 -
-
-