Inva Mula, një nga zërat më të dashur shqiptarë, ndodhet në prova për koncertin “Meloditë e Mesdheut”, që do të zhvillohet nesër, më 5 Gusht 2025, në ora 20:30, në zemër të Durrësit.

Përgatitjet po zhvillohen me pasion dhe përkushtim, ndërsa skena e lashtë e Amfiteatrit Antik përgatitet të rikthehet në jetë përmes muzikës, emocioneve dhe zërave të jashtëzakonshëm.

Para koncertit, sopranoja u shpreh shumë e emocionuar dhe e gëzuar që do performonte në këtë koncert.

Krahas sopranos së njohur, në koncert do të marrin pjesë duoja Ekland & Redi Hasa, si dhe Kori i Fëmijëve “Okarina”, që do të sjellin një frymë të veçantë në këtë mbrëmje artistike.

Një mbrëmje që premton të mbetet gjatë në kujtesë.