-
Salianji akuzon lidershipin e PD-së: Ka alergji nga fituesit! Nuk i promovon
Sipas Salianjit, ka disa mënyra se si dikush mund të bëhet deputet: aktivizimi në publik, aktivizimi në terren, opozitarizmi, votat e anëtarësisë dhe sondazhet e pëlqyeshmërisë në publik. Mirëpo kjo, sipas tij nuk zbatohet në PD
9 Shkurt, 21:03 -
Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar në nivelet më të larta historike
Gjatë viteve të fundit, ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Rritja është e lidhur kryesisht me orientimin më të madh të sektorit bankar drejt kredisë për pasuri të paluajtshme dhe në përgjithësi drejt financimeve që mbështesin investimet.
9 Shkurt, 18:11 -
Nis hartimi i skemës së re për bujqësinë, 52 mln € mbështetje për fermerët! Sektor i nënfinancuar, vjet u dhanë 26 mln € kredi
Skema kombëtare për të mbështetur fermerët dhe blegtorët këtë vit është 52 milionë euro. Ministria e Bujqësisë ka nisur hartimin e skemës së re që do të vijë me ndryshime të cilat ende nuk janë finalizuar, që synojnë rritjen e financimit për fermerët. Ndërkohë muajin e ardhshëm në Bruksel do të ketë diskutime me qeverinë shqiptare për zhbllokimin e fondeve të IPARD III.
9 Shkurt, 17:54 -
Nuk ka qetësi në tregun valutor, euro zbret në 96.4 lekë! Dollari amerikan zhvlerësohet me 14.5% krahasuar me vjet! Por s’ka ulje çmimesh në treg
Monedhat e huaja vijojnë të zhvlerësohen përballë lekut. Këtë të hënë euro po këmbehet me 96.4 lekë, duke rënë me 2.5% në raport me vjet. Kursi i Bankës së Shqipërisë tregon se edhe më i fortë është zhvlerësimi i dollarit amerikan.
9 Shkurt, 17:48 -
Mes lagështirës e mykut, qendra shëndetësore Nr.2 në Fier me kushte minimale higjiene! Kërkohet ndërhyrje urgjente (VIDEO)
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore nr.2, teksa theksojnë se braktisja shumëvjeçare nga institucionet përgjegjëse është e pajustifikueshme.
9 Shkurt, 17:43 -
-
-
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
“Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”.
9 Shkurt, 15:54 -
Monitorim i eficiencës gjyqësore dhe i zbatimit të rekomandimeve, ILD miraton kalendarin e inspektimeve për vitin 2026
Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u paraqit analiza e të dhënave mbi llojin e pretendimeve të ankuesve, qytetarë apo institucione deri në dhjetor 2025, si dhe pretendimet e ankesave të trajtuara me vendimmarrje gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave, pjesën më të madhe e zenë pretendimet për vendimmarrje të padrejta, pretendimet për zvarritje gjykimi, zvarritje të veprimtarisë hetimore dhe vonesa në dorëzimin e vendimeve gjyqësore.
9 Shkurt, 15:50 -
-
-
-
-
Ekskluzive/ SPAK do arrestimin e Ballukut, KE për Report Tv: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën për heqjen e imunitetit
Komisioni Evropian i kërkon kuvendit të shqyrtojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku. Në një përgjigje ekskluzive për Report Tv, Brukseli kujton rëndësinë e luftës efektive kundër korrupsionit për rrugën e Shqipërisë drejt BE.
9 Shkurt, 13:50 -
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Memollën, vetëdorëzohet në polici! Rrogozhina pa kryetar
Rrogozhina mbetet pa kryetar Bashkie dhe pritet që të shkojë në zgjedhje. Edison Memolla u dënua sot me vendim të formës së prerë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme dhe pritet të arrestohet. Ai u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim me 3 të tjerë dhe u dënua me 1 vit burg.
9 Shkurt, 13:44 -
-
-
-
BE gati paketën e 20-të të sanksioneve, Lavrov: Rusia nuk e sulmon Europën, por është gati të hakmerret nëse do jetë e nevojshme!
Kryediplomati rus, Sergei Lavrov thotë se Rusia nuk do e sulmojë Europën, por theksoi se nëse sulmohet, do hakmarret duke u përgjigjur me të gjitha mjetet ushtarake.
9 Shkurt, 11:46 -
Vodhën produkte dhe para në subjektin tregtar, arrestohen dy të rinjtë në Kamëz! Një prej tyre i dënuar më parë për vjedhje
Ditën e djeshme, këta shtetas, 21 vjeç dhe 18 vjeç vodhën produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar. Nga hetimet ka rezultuar se dy të rinjtë kanë kryer edhe vjedhje të tjera më parë.
9 Shkurt, 09:55 -
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt! Avokatët bojkot seancës: Shkelje të rënda të procesit ligjor
GJKKO kaloi sot për gjykim çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 27 të pandehurve të tjerë, 15 persona dhe 12 biznese. Veliaj akuzon gjyqtaren Etleva Deda për shkelje të rënda të procesit të rregullt ligjor pasi i është mohuar mbrojtja efektive. Ndërkohë ajo që vihet re pas zbardhjes së vendimit të GJKKO-së, është se 8 prej të pandehurve, 2 kompani dhe një OJF kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
9 Shkurt, 09:50