-
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt! Avokatët bojkot seancës: Shkelje të rënda të procesit ligjor
GJKKO kaloi sot për gjykim çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 27 të pandehurve të tjerë, 15 persona dhe 12 biznese. Veliaj akuzon gjyqtaren Etleva Deda për shkelje të rënda të procesit të rregullt ligjor pasi i është mohuar mbrojtja efektive. Ndërkohë ajo që vihet re pas zbardhjes së vendimit të GJKKO-së, është se 8 prej të pandehurve, 2 kompani dhe një OJF kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
9 Shkurt, 09:50 -
-
-
Hapen aplikimet për përfitim të kompensimit për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet
Aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Feling online. Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.
9 Shkurt, 09:32 -
Rrëmbehet nga persona të armatosur një nga politikanët kryesorë opozitarë në Venezuelë, disa orë pasi u lirua nga burgu
Juan Pablo Guanipa u rrëmbye nga persona të armatosur, vetëm disa orë pas lirimit nga burgu. Guanipa ishte midis disa të burgosurve politikë të profilit të lartë të liruar të dielën, në përpjekjen e fundit nga Karakasi për të përmbushur kërkesat e SHBA-së pas rrëzimit të Maduros.
9 Shkurt, 09:32 -
-
-
Performanca spektakolare e Bad Bunny në Super Bowl përkrah emigrantët dhe tërbon Trumpin: Më e shëmtuara që është bërë ndonjëherë! Surprizon Lady Gaga
Superylli magjeps fushën me mesazhin e tij që lartëson latinët: “Së bashku jemi Amerika”. Jennifer Lopez e duartroket përmes rrjeteve sociale. Presidenti: “Shfaqja më e shëmtuar!"
9 Shkurt, 07:24 -
-
-
Në SHBA po censurohen edhe librat! 'Zhduken' kryeveprat e Gabriel Garcia Marquez
Veprat e Markez përfshihen në listën e rreth 23 mijë librave që, gjatë pesë viteve të fundit, janë hequr ose kufizuar në shkolla dhe biblioteka publike në disa shtete të SHBA-së, sepse janë konsideruar “të papërshtatshme”.
8 Shkurt, 19:54 -
Tregu i zi që ‘ushqen’ vrasjet: 224 raste të trafikimit të makinave për atentate gjatë 2025! 32 raste trafikimi të armëve, vijnë kryesisht nga Kosova
224 raste të trafikimit të makinave u regjistruan në 2025-ën në Shqipëri, kryesisht me synim për përdorim në krime dhe shitje në treg të zi, duke shënuar rritje në krahasim me 2024-ën. Edhe trafikimi i armëve ruan të njëjtin trend, 32 raste u regjistruan. Armët sërish erdhën në pjesën dërrmuese nga kufiri me Kosovën, ndërsa synimi është shitja te grupet kriminale me hesape të pambyllura.
8 Shkurt, 19:05 -
Martesat për letra jashtë vendit, rekord divorcesh në Fier! Vetëm në 2 vite, 29 padi për mosnjohje atësie
Qarku i Fierit mban rekord për divorcet edhe gjatë vitit 2025. Mbrojtësit ligjorë thonë se numri i lartë i tyre ka shkak kryesor martesat fiktive, çfarë ka sjellë edhe kërkesë-paditë për heqje të atësisë, një fenomen i rrallë për vendin tonë.
8 Shkurt, 18:25 -
Rekord! Depozitat në banka arritën në 14.8 mld € në dhjetor! Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve
Nëpër banka janë 14.8 miliardë euro kursime të individëve dhe bizneseve në rritje me 1.2 miliardë euro në raport me vjet. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë pjesa më e madhe e depozitave është në valutë, edhe pse zhvlerësimi i euros dhe i dollarit i ka dëmtuar kursimet e shqiptarëve.
8 Shkurt, 17:57 -
-
SKEDA/ Mungesa e anëtarit të 9-të që “detyroi” barazimin në Gjykatë Kushtetuese për Ballukun! Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh, zvarritja në kuvend
Mosplotësimi prej gati një viti e gjysmë i një vakance në Gjykatë Kushtetuese solli barazimin 4 me 4 për çështjen Balluku, që në vend që të zgjidhte ngatërroi më shumë politikën shqiptare dhe marrëdhënien ekzekutiv-gjyqësor. Prej shtatorit 2024 kur dha dorëheqjen ish gjyqtarja Elsa Toska vendi i saj mbetet bosh për shkak të procedurave të tejzgjatura.
8 Shkurt, 17:09 -
Paraja jashtë bankave rekord të ri vjet, kaloi 4.8 mld €! Qytetarët do të bëjnë pagesa cash deri në 5000 €, bizneset deri në 1000 €
Viti 2025 është mbyllur me rekord parash jashtë bankave. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet qarkulluan në cash mbi 4.8 miliardë euro ose 600 milionë euro më shumë se në 2024-ën. Për të kufizuar këtë fenomen që hap shumë shtigje për evazion fiskal, qeveria ka vendosur kufizim për pagesat me para në dorë edhe për qytetarët prej 1 janarit të këtij viti.
8 Shkurt, 16:49 -
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025
Rama tha se aeroporti përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025 një shifër që përfaqëson një rritje prej 8.7 % krahasuar me vitin 2024 dhe që forcon pozicionin e Rinasit si nyja kryesore ajrore në Ballkanin Perëndimor.
8 Shkurt, 16:23 -
-
A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?
Sipas zyrtarëve të BE-së, ideja u prit pozitivisht nga shtetet anëtare që morën fjalën dhe pati një pajtim të përgjithshëm se puna për këtë dokument do të vazhdojë me ekspertë të çështjeve të brendshme dhe të jashtme në Bruksel.
8 Shkurt, 15:47 -
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së, t’i jepet përparësi alternativave të tjera
Gianluca Esposito ka thënë se numri i të paraburgosurve në Shqipëri, në raport me mesataren e BE-së, është 5 herë më i lartë. Ai ka bërë thirrje që sistemi i drejtësisë në Shqipëri t'i japë përparësi edhe alternativave të tjera, pra mos të vendosë vetëm masë 'arrest me burg'.
8 Shkurt, 13:10