-
Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar në nivelet më të larta historike
Gjatë viteve të fundit, ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Rritja është e lidhur kryesisht me orientimin më të madh të sektorit bankar drejt kredisë për pasuri të paluajtshme dhe në përgjithësi drejt financimeve që mbështesin investimet.
9 Shkurt, 18:11 -
Monitorim i eficiencës gjyqësore dhe i zbatimit të rekomandimeve, ILD miraton kalendarin e inspektimeve për vitin 2026
Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u paraqit analiza e të dhënave mbi llojin e pretendimeve të ankuesve, qytetarë apo institucione deri në dhjetor 2025, si dhe pretendimet e ankesave të trajtuara me vendimmarrje gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave, pjesën më të madhe e zenë pretendimet për vendimmarrje të padrejta, pretendimet për zvarritje gjykimi, zvarritje të veprimtarisë hetimore dhe vonesa në dorëzimin e vendimeve gjyqësore.
9 Shkurt, 15:50 -
-
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Rama: S’ka urgjencë për kërkesën e SPAK për arrestin! Do të ndërhyjmë dhe në legjislacion
Socialistët nuk kanë ndërmend t’i hapin rrugë arrestimit të Belinda Ballukut, duke zgjedhur me gjasë, djegien e afateve të shqyrtimit të kërkesës së SPAK. Shqetësimi tjetër i kryeministrit është që praktika e pezullimit të një anëtari qeverie me vendim gjykate, të mos kthehet në një precedent.
9 Shkurt, 10:19 -
Hapen aplikimet për përfitim të kompensimit për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet
Aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Feling online. Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.
9 Shkurt, 09:32 -
Deklarimet/ Deputeti i ri i PD me prona shumë-milionëshe, por edhe ‘i zhytur’ në kredi! Jozefina Topalli me pasuri të trashëguara
Janë zbardhur deklarimet në ILDKPI të deputetëve demokratë, Besart Xhaferri dhe Jozefina Topalli. Për Xhaferrin bie në sy se disponon shumë prona, por ka 'mbi supe' edhe shumë kredi për të shlyer, ndërsa Topalli duket se zotëron disa prona, të cilat i ka deklaruar si të trashëguara.
8 Shkurt, 17:41 -
Ushtria ruse humbet ritmin në Ukrainë, shkak i ftohti ekstrem dhe ndërprerja e komunikimit nga mohimi i përdorimit të satelitëve Starlink
Duhet shtuar gjithashtu se vendimi i Elon Musk , nën presionin e Kievit, për t'u mohuar rusëve përdorimin e sistemit të tij të komunikimit satelitor Starlink ka "verbuar" papritur njësitë e vijës së frontit dhe dronët e tyre sulmues.
8 Shkurt, 11:02 -
Plarent Ndreca: Ta gëzojmë Republikën e Re!
Me pamundësinë për të arritur shumicën e kërkuar, Gjykata Kushtetuese hapi një precedent që Kushtetuta nuk e ka parashikuar: mundësinë që një gjyqtar i shkallës së parë të pezullojë ushtrimin e një funksioni kushtetues, siç është ai i ministrit.
7 Shkurt, 18:15 -
‘Kushtetuesja e la të hapur konfliktin mes Qeverisë dhe GJKKO-së', juristi Dervishaj komenton rastin Balluku: Tani çështja në tryezën e Apelit
Sipas juristit, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.
7 Shkurt, 17:00 -
Morën 20 mijë euro për të ndihmuar në ekstradimin e një personi , SPAK çon për gjykim ish-punonjësin e Gardës së Republikës dhe 2 të tjerë
SPAK ka dërguar për gjykim tre persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të dënuari nga Turqia në Shqipëria. Të pandehurit janë Zef Mali, Kreshnik Domi dhe Jemine Çoku
7 Shkurt, 10:03 -
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit
Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa importet rriten në 2025, po e kthen tregtinë rajonale nga një burim suficiti në një presion të ri mbi ekonominë shqiptare. Në dy vjet, Shqipëria ka humbur rreth 12 miliardë lekë suficit vetëm me Kosovën dhe mbi 5 miliardë lekë eksporte me Serbinë, ndërsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 – 20% në vit.
7 Shkurt, 09:10 -
-
-
Gjykata Kushtetuese nuk arrin shumicën për rastin Balluku, rrëzohet 4-4 kërkesa e Ramës: Zëvendëskryeministrja pezullohet nga detyra (VENDIMI)
Belinda Balluku ikën nga Qeveria. Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të masës së pezullimit që GJKKO ka vënë për zv kryeministren e ministren e Infrastrukturës të marrë të pandehur, ndonëse votat u ndanë në mënyrë të barabartë.
6 Shkurt, 16:25 -
-
Epstein dhe avioni i tij ‘Lolita Express’ në Tiranë? Nuk ka qenë kurrë, Fevziu ngatërron Albany-n me Albania
Ditën e djeshme disa analistë në Shqipëri pretenduan se avioni i Epstein ka fluturuar drejt vendit tonë, por referuar të dhënave të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, aeroporti me kodin ALB i referohet Albany-t në New York.
6 Shkurt, 15:48 -
-
Vdekja e 3-vjeçarit nga ndërhyrja në dhëmbë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 mjekë! Roland, Ina Xhaxho dhe Marta Gina akuzohen për vrasje nga pakujdesia
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq për vrasje nga pakujdesia anestezistin Ronald Xhaxho, vajzën e tij stomatologe dhe dentisten tjetër të klinikës së tyre. Akuza thotë se ata nuk i bënë asnjë analizë të voglit para se ta fusnin në operacion për 14 dhëmbë me anestezi të plotë.
6 Shkurt, 10:49 -
-
Merrnin deri në 7500 euro për të ndikuar te drejtësia, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e krimeve në Tiranë dhe me nga 1 vit e gjysmë dy persona të tjerë
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 vite në total 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund të ushtronin ndikim të funksionarët e drejtësisë për të ndryshuar masat e sigurisë.
5 Shkurt, 17:02 -
Pezullimi i vizave, 75 kongresmenë amerikanë i dërgojnë letër Rubios: Vendim skandaloz dhe diskriminues, duhet ta tërhiqni!
DASH njoftoi më 14 janar pezullimin e përpunimit të vizave për 75 vendeve, mes tyre edhe Shqipëria. Kongresmenët shkruajnë se pezullimi do të prekë të afërmit e shtetasve amerikanë dhe një sërë kategorish të tjera, ndërsa thonë se kjo mund të ndikojë te pothuajse gjysma e emigrantëve të ligjshëm. Ata shprehin shqetësim për ndikimin te zgjedhësit dhe pasojat sociale e ekonomike.
4 Shkurt, 17:34