-
-
-
-
-
-
Rraskapitja në Kakavijë pritet të marrë fund! Pala greke vijon punën edhe pas orës 22:00! Nga nesër me test COVID-i me vete dhe karantinë 7 ditë
Pala greke do të vazhdojë punën edhe pas orës 22:00 në pikën kufitare të Kakavijës.Mbrëmë pala greke ka punuar edhe gjatë natës pas bisedimeve që qeveria shqiptare mbajti me autoritetet e vendit fqinj. Nga 17 gushti (nesër) në Kakavijë dhe Kapshticë do të lejohen që të kalojnë një numër i kufizuar i qytetarëve, më konkretisht 750 udhëtarë në pikën e kalimit kufitar në Gjirokastër dhe 300 në Korçë. Theksojmë që këta qytetarë, duhet të jenë të pajisur me testin e COVID, të ketë dalë negativ dhe do të duhet të karantinohen për 7 ditë.
16 Gusht 2020, 07:48 -
-
Kaosi në Kakavijë/ Autoritetet shqiptare apel udhëtarëve: Kthehuni mbrapsht! I pamundur kalimi këto ditë! Ja kushtet që duhet të plotësoni
Qëndrimi në radhë në pikën kufitare të Kakavijës për orë e ditë të tëra nuk është zgjidhje për emigrantët shqiptarë., kjo për faktin se kjo situatë është e diktuar nga rregullat që shtetet e BE përfshirë dhe Greqinë janë të detyruar të aplikojnë për shkak të pandemisë. Policia e shtetit dhe autoritetet qeveritare bëjnë apel që shqiptarët të kthehen mbrapsht pasi nesër është e diel dhe pritet që pala greke të punojë me staf të reduktuar.
15 Gusht 2020, 16:46 -
-
Media italiane pasqyron kaosin e krijuar në Kakavijë përmes pamjeve nga ajri (VIDEO)
Media italiane "Il fatto quotidiano" ka publikuar pamjet nga ajri të radhës në Kakavijë dhe situatës kaotike që po kalojnë qytetarët të cilët kanë 4 ditë që presin për të kaluar kufirin me Greqinë.
15 Gusht 2020, 14:48 -
-
Arrihet marrëveshja! Rama: Sot do të punohet në Kakavijë edhe gjatë natës! Nga nesër kush hyn në Greqi 1 javë në karantinë! Qytetarët: Jemi shumë të gëzuar (VIDEO)
Pas 4 ditësh lodhje, stres, mërzitje, një dritë jeshile është ndezur për qytetarët që presin në Kakavijë. Pas negociatave të vazhdueshme të Shqipërisë me palën greke është arritur marrëveshja! Sot në Kakavijë do të punohet edhe gjatë natës! Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, që do të thotë se në palën greke do të punohet përtej orës 22:00.
15 Gusht 2020, 08:13 -
-
S'ka marrëveshje mes Shqipërisë e Greqisë për radhët në Kakavijë! Pala greke mbyll kufirin në 22:00, rifillon nesër në 06:00! Qytetarët mbeten në rrugë, për 8 orë kaluan 1800 shtetas
Edhe pse Ministria e Jashtme ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme në bisedimet me ministrinë e Jashtme greke për të bërë të mundur vijimin e punës në pikën kufitare edhe pas orës 22:00, masë kufizuese e marrë për shkak të pandemisë, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve. Ora 22:00 ka shënuar mbylljen e kufirit të Kakavijës nga pala greke për të rifilluar sërish nesër në orën 06:00. Nga ora 14 deri në orën 22:00, Ministria e Jashtme njofton se për 8 orë kanë kaluar 1800 shtetas drejt Greqisë.
14 Gusht 2020, 17:14 -
-
-
-
-
Projekti për Covid-19 i BB: 32 ambulanca, 300 punonjës vullnetarë shtesë dhe trajnim për specialistë në laboratorë
Banka Botërore ka zbardhur dokumentin e miratuar nga Bordi që mbështet Shqipërinë me 15 milionë euro, për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19. Referuar dokumentit, thuhet se numri i pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor për COVID-19, në një moment, mund të tejkalojë kapacitetin aktual të sistemit shëndetësor shqiptar.
12 Gusht 2020, 08:26 -
-
Rrëmbyen grekun e i morën 1.3 mln euro në 2011/ 3 'të fortëve' në Fier u konfiskohen 4 apartamente dhe makinë 200 mijë euroshe (EMRAT)
4 apartamente dhe një makinë që kushton rreth 200 mijë euro u është konfiskuar, 3 "të fortëve" në qytetin e Fierit, pasi informacioneve që kjo pasuri është siguruar nëpërmjet veprimtarisë kriminale. Report TV mëson se kjo pasuri u përket Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj dhe Mariglen Hamataj.
10 Gusht 2020, 12:22
