-
-
Meta kujton 8 gushtin e 1944: Momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane
Presidenti i Republikës Ilir Meta kujton 8 gushtin e vitit 1944, atëherë kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë.
8 Gusht 2020, 22:06 -
REPORTAZH/ Thethi, vendi me të cilin u dashuruan të huajt (VIDEO)
Thethi në vetvete është një pasuri e veçantë e kulturës, por në mënyrë të veçantë e natyrës, një peizazh që të magjeps sapo takohesh me të, të vizitosh Thethin është pa më të voglin dyshim një nga gjërat e domosdoshme për çdo turist që prek tokën shqiptare.
8 Gusht 2020, 20:29 -
Mos përgatisni grepat për cironka dhe krap! Ndryshojnë afatet e peshkimit
Në liqenin e Ohrit dhe të Shkodrës nuk do të lejohet peshkimi i Cironkës dhe i Krapit nga data 20 prill deri më 20 korrik. Ndërkohë në zonat e tjera këto dy gjallesa nuk do peshkohen nga data 1 prill deri më 31 korrik. Po ashtu me ndryshimin e rregullores së peshkimit është rritur edhe afati i lejes së peshkimit.
7 Gusht 2020, 17:53 -
Kufijtë me Greqinë të mbyllur çdo mbrëmje, hapja krijon radhë në Kakavijë! Pala greke u bën tamponin qytetarëve (VIDEO)
Në kufi është krijuar radhë mjetesh pasi pala greke punon me dy sportele, me ritme të ngadalta dhe të gjithë qytetarët që hyjnë u bëhet tamponi. Aktualisht pala greke punon me një grup pune epidemiologësh për marrje të tamponin për COVID-19 dhe kjo ka shkaktuar edhe radhë në kufi.
7 Gusht 2020, 11:36 -
Kamioni me kanabis në Bllatë, Gjunkshi: Policia fshehu ngjarjen, priti të bëheshin të gjallë pronarët pastaj ta publikonte
Xhemal Gjunkshi thotë se policia fsheh parcelat me kanabis dhe ndryshon shifrat. Rasti i djeshëm sipas tij u konstatua në mëngjes u bë publike në darkë, pasi u prit që të bëheshin të gjallë pronarët.
7 Gusht 2020, 09:47 -
Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi? Aksione, kredi, media dhe hidrokarbure
Gjurmët e pasurive të Ylli Ndroqit, sipërmarrësit mediatik që me vendim gjykate iu sekuestruan 26 pasuri nisin me biznesin YLDON. Sipas dokumentacionit të SPAK të dorëzuar në gjykatë në vitin 2003, Ndroqi regjistron shoqërinë YLDOM me objekt si zyrë këmbimi valutor, por që sipas SPAK deri tani nuk rezulton të ketë dokumentacion të depozituar për këtë biznes.
6 Gusht 2020, 22:59 -
Ahmetaj inspektim në Baldushk: Ndërtimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti nis në shtator
Në fund të muajit shtator do të nis ndërtimi i pallateve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj nga Baldushku tha se për ndërtimin e pallateve do të shkojnë 30 miliardë lekë. Ndërsa të gjitha banesat individuale në Tiranë sipas nënkryetarit të Bashkisë Arbian Mazniku përfundojnë para festave të nëntorit.
6 Gusht 2020, 15:27 -
-
Tortura e Berishëve, përballë Tahirit, Ndroqit dhe Libanit
Postimi i fundit i Sali Berishës është për Saimir Tahirin dhe pushimet e tij në Kurvelesh. Ka postuar një fotomontazh, ku ish-ministri socialist, është në fshatin e origjinës së tij, duke pushuar dhe nga pas, i ka montuar një fushë me hashash.
5 Gusht 2020, 20:14 -
REPORTAZH/ Mokra e Poshtme, nga qytetërimi Ilir te liqenet akullnajore, zbuloni thesaret e historisë dhe natyrës
Natyra shqiptare ka vende fantastike, bukuri të pafundme nga veriu në jug, që jo të gjithë i njohin. Një nga perlat e Shqipërisë është edhe Mokra krahinë, që ndahet nga lumi Shkumbin në dy pjese Mokra e Sipërme dhe Mokra e poshtme.
5 Gusht 2020, 19:12 -
-
Anija që shkatërroi Bejrutin i përket një biznesmeni rus, autoritetet libaneze u paralajmëruan për rrezikun e kimikateve
Mediat e huaja kanë shkruar se furnizimi i madh i nitratit të amonit që shpërtheu ditën e djeshme, më 4 gusht në një depo në portin e Bejrutit, u shkarkua atje vite më parë nga një anije mallrash nga pronari i saj rus, biznesmeni Igor Grechushkin.
5 Gusht 2020, 17:05 -
Tirana 100 vjet kryeqytet/Arkitekti boton skicat e vilave të viteve 1920-‘59
Arkitekti Andi Papastefani boton në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet një album me 100 skica nga vilat e ndërtuara gjatë viteve 1920-59. Ai na rrëfen edhe ndërtesën më të vjetër, të piktorit Sali Shijaku.
5 Gusht 2020, 15:13 -
-
-
Shkrumbohet shtëpia e 5 anëtarëve në Peshkopi nga shpërthimi i bombolës, plagoset një familjar
Kati i parë i një banese 2-katëshe në qendër të qytetit të Peshkopisë është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të bombolës. 5 pjesëtarët e familjes Deshati, të ndihmuar dhe nga fqinjët e tyre kanë arritur të dalin nga banesa.
4 Gusht 2020, 21:01 -
Policia zbardh dosjen e pronave të Ylli Ndroqit: 18 muaj hetime me agjencitë ndërkombëtare për burimin e parave
Policia e Shtetit ka zbardhur dosjen e pronave të Ylli Ndroqit, të cilat u sekuestruan ditën e djeshme pas një hetimi 18 mujor të sektorit të krimit ekonomik dhe partnerëve ndërkombëtar.1 ditë më parë me vendim të SPAK, policia sekuestroi 26 pasuri në pronësi të zotit Ndroqi që sipas Prokurorisë së Possaçme nuk justifikohen nga biznesmeni dhe familjarët e tij.
4 Gusht 2020, 15:36 -
-
Menaxhimi me PPP i parkut Kombëtar të Butrintit, hyn në fuqi dokumenti
Këshilli i Ministrave ka miratuar tetë muaj pas prezantimit të draftit, “Planin e menaxhimit të integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, që për dhjetë vjet menaxhohet nga një Fondacion i ri, i krijuar sipas ligjit të trashëgimisë kulturore. Ky dokument ka hyrë në fuqi, duke u botuar edhe në fletoren zyrtare, në mbështetje të kushtetutës edhe të ligjit për “Trashëgiminë kulturore edhe muzetë”, pas diskutimeve të shumta nga specialistët e trashëgimisë.
3 Gusht 2020, 17:24 -
I arrestuar për trafik heroine në Turqi e Itali, zbardhet vendimi i GJKKO për sekuestron e 26 pasurive të Ylli Ndroqit! Akuza për pastrim parash
SPAK përmes analizave të gjurmëve të gishtërinjve ka identifikuar Ylli Ndroqin si trafikanti Xhemail Pasmaçiu i akuzuar për trafik të drogave të rënda. Gjykata pretendon se ka prova se pasuritë që disponon nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme. Mes pronave të sekuestruara edhe televizioni Ora News.
3 Gusht 2020, 12:39
