-
Parcelat e mbushura me kanabis, asgjësohen rreth 13 mijë fidanë në Shkodër! Momenti i ndërhyrjes së Policisë me helikopter (VIDEO)
Vijon operacioni i Policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë informojnë se kanë gjetur dhe asgjësuar 12 541 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
13 Qershor, 12:06 -
KQZ përfundon kryqëzimin e të dhënave PEI, 43 raste me ID të njëjtë dhe 1798 me shenja gishti të njëjta! Nuk mund të provohet se ka pasur votim të shumëfishtë
Mund të kenë qenë edhe tentativa ose probleme teknike gjatë vendosjes së gishtit dhe kryerjes së procesit. Në çdo rast numri i dublimeve është i papërfillshëm mbi totalin e 1.607.347 votimeve të regjistruara.Ka ndodhur edhe ne 2021 dhe 2023.
13 Qershor, 11:58 -
-
VIDEO/ Urdhëruan heqjen e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF-së! Përplasje me policinë
Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan të enjten përpara zyrave të FSHF-së. Reagimi vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së të mos ishte në stadiumin "Arena Kombëtare" për ndeshjen kundër Serbisë.
13 Qershor, 10:00 -
Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave
Sipas raportit, Shqipëria mbyll 93.1% të hendekut gjinor për barazinë në paga, që do të thotë se gratë marrin mesatarisht 93.1% të asaj që fitojnë burrat për të njëjtin punë. Kjo përqindje është më e larta në botë dhe ka diferencë me vendin e dytë që është Islanda dhe e mbyll hendekun me 85.1%.
13 Qershor, 08:01 -
-
-
34 vite PS, Namik Dokle ndan foton e veçantë me Braçen: Kënaqësi që urimet e para i mora nga ai dhe Gramoz Ruçi
12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, ku në këtë ditë të veçantë socialistët Namik Dokle dhe Erion Braçe i uruan njëri-tjetrit ditëlindjen e 34 të partisë. Namik Dokle ka ndarë një foto të veçantë teksa është duke u takuar me deputetin socialist Erion Braçe.
12 Qershor, 20:04 -
Air India, pozicioni në momentin e nisjes dhe tërheqja (e parakohshme) e flapëve, çfarë nuk përputhet në dinamikën e aksidentit
Avioni, me 242 persona në bord, u përplas mbi banesa vetëm një minutë pasi ishte ngritur nga toka. Gjithçka nisi me të dhënat e ofruara nga faqja e gjurmimit Flightradar24, e cila fillimisht tregonte se avioni ishte nisur nga mesi i pistës, por më vonë korrigjoi informacionin, duke sqaruar se avioni kishte përdorur të gjithë gjatësinë e asfaltit.
12 Qershor, 19:46 -
Baçi në Report Tv: Të gjithë të mbajnë përgjegjësi për humbjen e PD, përveç Berishës! E rëndësishme të faktohet farsa! Numëruesit jo më të partive
Deputeti demokrat Luan Baçi, i rizgjedhur nga lista e mbyllur e qarkut Fierit, flet në ‘Studio Live’ mbi rezultatin negativ të 11 majit, duke ia hedhur fajin qeverisë. Pranon se partitë politike ndërhyjnë te votat preferenciale, por sipas tij shkak ishte numërimi i votës së kandidatëve pas asaj të partive. Nuk pranon që Berisha të largohet nga PD, por shton se gjithë të tjerët duhet të mbajnë përgjegjësi
12 Qershor, 17:57 -
Erion Isai ndahet nga bashkëshortja, kryebashkiaku i Ersekës: Martesa ka përfunduar prej 2 vitesh, kam nisur një kapitull të ri personal
Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai është divorcuar nga bashkëshortja e tij, regjisorja Ajlin Petrela, duke i dhënë fund edhe zyrtarisht martesës. Erion Isai në një postim në rrjetet sociale tha se ndarja me nënën e dy vajzave të tij, Ajër dhe E’dua është finalizuar në prill të vitit të kaluar.
12 Qershor, 16:35 -
Rrëzimi i avionit me 242 pasagjerë në Indi, presidenti Begaj: Thellësisht i trishtuar, ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave
Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe popullit të Indisë lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një avion pasagjerësh me 242 pasagjerë në bord i “Air India” u rrëzua.
12 Qershor, 16:04 -
-
-
Berisha: Rama e Hasani kërcënuan misionin e OSBE/ODIHR-it, ministri i thirri në zyrë! ‘Trafikimi’ i votave brenda PD? S’u provua
Berisha vijoi të nxinte vendin për bandat kriminale dhe narkoshtetin që ndikoi në farsën elektorale. Akuzon Ramën dhe ministrin Hasani se kërcënuan ndërkombëtarët dhe misionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR. Flet dhe për vjedhjen e votave brenda partisë, por ndërsa mbështeti transparencën me kutitë, shtoi se nuk ka prova se u manipuluan votat e kandidatëve.
12 Qershor, 13:28 -
-
-
-
Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura dhe 153 u eliminuan! KE dërgon dy ekspertë
Sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël është përhapur në katër zona të Shqipërisë. Ministria e Bujqësisë ka ndaluar përkohësisht çdo lëvizje të kafshëve të gjalla dhe tregtimin në tregjet e kafshëve të gjalla. Komisioni Europian ka dërguar një ekip teknik për të mbështetur menaxhimin e situatës.
12 Qershor, 12:01 -
-
Berisha dhe dhëndri në bankën e të akuzuarve, GJKKO nis më 30 qershor gjykimin për aferën ‘Partizani’
GJKKO cakton datën 30 qershor për seancën e parë në themel ndaj Berishës, Malltezit dhe 3 të pandehurve të tjerë për aferën “Partizani”.Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë treshja e gjyqtarëve. Berisha komenton nga selia blu: Mbrojtja ende nuk ka vendimin për dërgimin e çështjes për gjykim.
12 Qershor, 10:23
